| E diele, 19.10.2025, 06:00 PM |
KUR KRIMINELËT PO DALIN NË PARADË: PAN-I PROTESTON NË HAGË, NË EMËR TË "PATRIOTIZMIT"!
Prapa OVL të UÇK-së qëndron PAN-i, me armatën e, të
paktën, 65 mijë nëpunësve shtetërorë; 30 mijë anëtarë të SHIK-ut; 45.500
veteranët e rrejshëm, të cilët deri tani kanë zhvatur 206 milionë euro nga
buxheti shtetëror. Këto tri kategori janë klientelë e garantuar elektorale e
tri subjekteve PAN-iste.
NGA IDRIZ
ZEQIRAJ
Ndodhë edhe kjo: Krerët dhe eksponentët
e OVL të UÇK-së të LPK-së, alias të PAN-it dhe ndoca shoqata fantomë , kinse,
"të dala nga lufta", me përkrahjen e Tiranës zyrtare,
social-komuniste, kanë ftuar në protestë kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me
seli në Hagë!
Një grup nga ish-Kryesia e LPK-së, të
cilët njihen si themelues të UÇK-së të LPK-së, sipas tyre, "këtë UÇK nuk
arritëm ta angazhojmë kurrë në luftën e Kosovës". Gjithnjë sipas tyre, kjo
u pengua nga: Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, renditja
sipas pozitave që mbanin në atë kohë. Katërshja në fjalë, në sabotimin e luftës
në Kosovë, bashkëpunuan me Shërbimet Informative të Francës, të Serbisë dhe,
aludimin për Sigurimin Shqiptar, SHISH, të Shqipërisë. Dhe, sipas ish-anëtarëve
të Kryesisë të LPK-së, sabotimin e katërshes të cituar, e konsiderojnë tradhti
të lartë ndaj Kosovës. Këto akuza janë publikuar në gazetën "Kosova
Sot", më 2018.
Krerët dhe eksponentët të UÇK-së, të
LPK-së, janë identifikuar dhe akuzuar nga UNMIK-u dhe populli i Kosovës, se
zbatuan dy projekte armiqësore të Serbisë kundër Kosovës:
1) Organizuan protestat vandaliste të
mars-prillit 2004, me ç`rast u vunë flakën shtëpive dhe kishave serbe, duke
mbetur të vrarë 19 viktima. Pasojat ishin fatale për Kosovën, sepse u imponua
decentralizimi i pushtetit lokal, fshat e komunë serbe; lindi ideja e
Asociacionit për komunat serbe;
2) Beogradi zyrtar ua besoi dhe dorëzoi
OVL të UÇK-së të LPK-së, pra, PAN-it, Dosjet e Gjykatës së Hagës, pikërisht, në
selinë e kësaj shoqate. Qëllimi: nxitja e gjakderdhjes ndër shqiptare në Kosovë
dhe pengimin e drejtësisë të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë!
Kryeministri manipulator shqiptar,
Edvin Rama, ta lërë demagogjinë e patriotizmit të rremë. Madje, kurrëfarë
patriotizmi nuk është ta fsheshësh krimin. Përkundrazi, është penalizuese me
ligj dhe Kanun. Ai duhet të sqarohet pse nuk i vënë para drejtësisë
urdhërdhënësit dhe ekzekutorët zyrtarë të Ministrit të Luftës, Kolonel
Ahmet Krasniqit; zëdhënësin e parë të UÇK-së, Ali Ukaj, gazetar; vrasjen e
oficerëve Ilir Konushevcin, Sadri Ramqaj, Qazim Jakupin; të kuadrove të
Emergjencës të luftës, Dr. Hazir Malaj, Muharrfem Tafa, Rushit Elezin, Ibrahim
dhe Rexhep Nikçin. Kidnapimin dhe zhdukjen e 11 ushtarëve, të nisur nga Shtabi
Institucional i Kosovës, me seli në Tiranë, por nuk arritën kurrë në Koshare
dhe as që u panë më në jetë, siç deklaron ministri Mbrojtjes, Kolonel Halil
Bicaj, dhe të tjerë. Të gjithë të ekzekutuar në territorin e Shqipërisë!
Prapa OVL të UÇK-së qëndron PAN-i, me
armatën e, të paktën, 65 mijë nëpunësve shtetërorë; 30 mijë anëtarë të SHIK-ut;
45.500 veteranët e rrejshëm, të cilët deri tani kanë zhvatur 206 milionë euro
nga buxheti shtetëror. Dhe, kjo gjakderdhje financiare vazhdon, duke legalizuar
makro-hajninë zyrtare. Një turp i shekullit, që ka bashkuar të gjithë spektrin
politik të Kosovës!
PAN-i humbës i tri palë zgjedhjeve
radhazi, kërkon të fitojë duke keqpërdorur demokracinë e mashtruar popullin, akuzon
Institucionet e Kosovës "pse nuk po bëjnë asgjë për lirimin e 4
"luftëtarëve", të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër
njerëzimit, që kanë vepruar si një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, një
emërtesë e saktë juridike, përkatësisht, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup
Krasniqit, Rexhep Selimit. Por, tre të parët nuk ishin pjesë e luftës, madje as
në Kosovë gjatë luftës! Pra, jo vetëm që nuk janë krerë të luftës, por as
bishti i saj.
PAN-i, me argatët e tij, OVL të UÇK-së
provinciale, sepse ata nuk përfaqësojnë veteranët e vërtetë të luftës, por
vetëm veteranët e rrejshëm, të cilët vetë i kanë falsifikuar e shumëzuar me
pesëfishin, duke i bërë klientelë elektorale të subjekteve politike:
PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN-in kriminal. Ata shpifin se nuk ua
paguajnë dhjetra avokatër matrapazë e grykës ndërkombëtarë, tmerrësisht të
kushtueshëm, madje krejt të panevojshëm, sepse shtatoret, bustët, varret e
kundërshtarëve politikë cilësorë shqiptarë, të vrarë nga disa
"komandantë", me bandat e tyre, janë anekënd Kosovës. Realisht, në 7
(shtatë) vitet e fundit, nga buxheti i varfër i Kosovës, janë paguar 276
milionë euro, për Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë! "Luaje
macë, kryet e buallit!"
Protestat karnevaleske të PAN-it, në
Sheshin "Skënderbeu" në Tiranë si dhe ajo e dhjetëra motoristëve, të
cilët po përshkojnë Evropën, për të zhurmuar në rrugët e Hagës, Brukselit dhe,
ndoshta, edhe të Strasburgut! Ngjason me qenë më shumë kundër Kurtit dhe
Vetëvendosjes së tij, se sa për misionin e proklamuar, me bujë dhe pompë! Një
turp kombëtar! Disa "biçim komandantësh" kriminelë e shkatërruan
Sistemin e Drejtësisë, për ta shmangur llogaridhënien për krimet e tyre serike,
gjatë dhe pas luftës, në stilin e filo-sllavit Enver Hoxha, gjatë LDB dhe pas
saj.
Dhe, në pamundësi për t`i zbuluar,
hetuar dhe dënuar "komandantet" mujsharë e zuzarë, Qendrat e
Vendosjes Ndërkombëtare, nuk mund të heshtnin për krimet serike e makabre,
torturat dhe vrasjet e kundërshtarëve politikë, për ta marrë dhe mbajtur
pushtetin, me dajak e plumb, kërkoi krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, me
seli në Hagë, sepse shteti i Kosovës ishte kapur i tëri nga krimi dhe
kriminelët. Dhe, për siguri dhe drejtësi normale, u caktua Haga e Holandës,
atje ku është edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Parlamenti i
Kosovës, me 120 deputetë, e aprovoi këtë Gjykatë me 84 vota demokratike. Dhe,
mirë bëri, sepse shteti nuk mund të funksionojë me krime nëpër këmbë. Disa
kriminelë, të trimëruar nga mungesa e Drejtësisë në Kosovë, pacipërisht e
cinikisht, thonë se "krimet e luftës dhe të pas luftës, tashmë, janë
vjetruar dhe duhet harruar!" Por, kodi juridik thotë se "krimit nuk i
skadon kurrë afati".
Për çudë, deri dje, të paktën, tej 80
% të shqiptarëve, vendorë dhe botërorë, ishin për hetimin, zbulimin dhe
ndëshkimin e krimit dhe të kriminelëve. Ndërsa sot PAN-i ka organizuar të
gjithë arsenalin kriminal mediatik, për ta ndryshuar këtë përqindje faktike. Në
mënyrën më të poshtër dhe kriminale abuzohet me paranë e popullit, të shtetit,
duke paguar qindra autobusë, vetura zyrtare, benzinë dhe naftë, duke humbur
ditë pune, kotsekoti.
PAN-i i kriminalizuar vazhdon
shantazhimin e shtetit, Qeverinë, popullin e Kosovës, për ta zhbërë Gjykatën
Speciale, për ta shuar shpresën e vetme tek drejtësia ndërkombëtare, për qindra
vrasje të kundërshtarëve politikë. Viktimat ishin kategori cilësore, kryesisht,
veprimtarë dhe luftëtarë të lirisë dhe atdhetarë të devotshëm. Ata, para se të
shenjëstroheshin, ishin të përzgjedhur, të listuar ngeshëm, nga një Shtab
kriminal, i cili për mision kishte marrjen e pushtetit dhe zhvatjen e pasurive
të brezave shqiptarë.
Me ekzekutimin e ushtarakëve luftë
bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro dhe veprimtarë të LDK-së; gazetarë
- korrespodentë të luftës; veprimtarë të hershëm të LPK-së, edhe pse brenda
llojit ideologjik, për ta shmangur konkurrencën e pritshme pushtetare në liri,
duke ia shtuar jetimët Kosovës, edhe ashtu të bollshëm nga lufta, për t`i
veshur në zinë e përjetshme shumë qindra familje të viktimave dhe mijëra të
tjera, që i ndërlidhë farefisnia dhe miqësia.
Mediat lehaqene mercenare të subjekteve
politike PAN-iste, non-stop, 24 orëshe, nuk pushojnë se vjelluri vrerë, ndaj
kundërshtarëve politikë, të gjallë dhe të vdekur. Dhe, megjithatë, Asociacioni
i Gazetarëve të Kosovës heshtë, sikur nuk po ndodhë asgjë! Ndërkohë që, një
reagim i ligjshëm nga pala e viktimzuar, janë "hazërxhevap", duke u
ankuar në Evropë dhe botë, "për sulmin e padrejtë, kinse, po ua bënë
pushteti!" Kësaj i thonë: "Ma mbaj kopilin, sa t`i them kurvë!"
Dhe, "shyqyr që ra ky mort dhe u pamë!" Mirë thoshte një plak urtak i
Gmicës të Kamenicës: "Nuk vdiq kush, pa u koritë!"