| E premte, 17.10.2025, 05:46 PM |
KODI DAVINÇIT ME AUTOR DAN BROWN
Përjetime
pas leximit të romanit “Kodi Davinçit”
Nga
Bashkim Saliasi
Libri
i dytë i shkrimtarit amerikan Dan Drown, Kodi Davinçit, një kryevepër e
letërsisë botrore të shekullit tonë. Autori guxon dhe i sjell njerëzimit të
vërtetën mbi evolucionin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore pa iu dridhur
qerpiku.
Autori
përshkruan insinuate, që të krijojnë bindjen, se vërtetë evolucioni i
zhvillimit të botës së njeriut është një mister, që ende ka enigma që mendja e
njeriut nuk mund t’i shpjegojë.
Por
nga ana tjetër autori i romanit i shpjegon njerëzimit, se të gjitha shkrimet që
i përkasin kishës dhe xhamisë janë të shkruara nga dhe sajuara nga njeriu. Ai
për qëllimet e veta shfrytëzon të gjitha misteret që zbulon për të joshur
turmat, të cilat bëhen të besueshme ndaj këtyre zbulimeve dhe mbrojnë me
fanatizëm doktrina të caktuara për të ruajtur pushtetin e individit siç ishte
rasti i Konstadinit, i cili parashikojë se njerëzimi kërkonte një formë të re
qeverisje.
Mjeshtëria
e Konstadinit për të fshehur të vërtetën është një virtyt që atij ia dha një
frymë e shenjtë e mbinatyrshme. Në fund të fundit përse mos të jemi koshient,
se Zoti caktoi Konstadinin të shpallte hyjni Jezuesin dhe të fshinte trungun e
tij nga kundërshtarët që e ekzekutuan.
Familjet
Mbretërore të Davidit dhe të Salmonit lanë pasardhësin e tyre dhe i treguan
asaj pjese se vërtetë Jezusi qe një njeri që eci në tokë, bëri të mira dhe në
fund u kryqëzua nga kundërshtarët e tij.
Ata
që besojnë vërtetë në frymën e shenjtë krijuan Graalin dhe fshehën dekumentat
që flasin për trungun e Jezuit. Jezusi ishte i martuar me Maria Magdalenën dhe
la pasardhës një vajzë.
Ai
ishte pasardhës i Mbretërve David dhe Salmon dhe kishte të drejtë të vendoste
fronin e Judenjëve.
“Bibla
nuk ka ardhur me faks nga qielli”.
Bible
është prodhim i njerëzimit, zonjushë e dashur, jo e zotit.
Bibla
nuk ka rënë me magji nga qielli. E ka krijuar njeriu si përkujtesë historike të
kohëve të turbullta dhe ka pësuar përkthime, shtesa dhe rishikime të panumrta.
Nuk
ka patur kurrë në histori një variant të librit.
-Dakort.
-Jezu Krishti është një figurë historike me një ndikim të madh, mbase lideri
enigmatik dhe me shumë idhtarë që ka parë bota…
-Kush
i zgjodhi ungjijtë që duheshin parë? – pyeti Sofia…
-Kjo
është ironia kryesore e krishtërimit! Bibla, ashtu si e njohim ne sot, është
përmbledhur nga perandori romak pagan, konstadini i madh. Ai ishte kryepriftti
i kultit të Diellit.
Ai
ka qenë pagan dhe është pagëzuar në orën e vdekjes, kur nuk kishte fuqi të kundërshtonte.
Në
kohën e Konstadinit feja zyrtare romake ishte kulti Diellit dhe Ai ishte
kryeprifti i tij. Por, për fat të keq aso kohe Romën po e trondiste një trazirë
fetare. Tre shekuj pas kryqëzimit të Jezu Krishtit, ndjeksit e tij u shtuan
jasht mase.
Të
krishterët dhe paganët kishin nisur të grindeshin midis tyre dhe konflikti po
merrte përmasa të atilla, që rrezikonin ta ndanin Romën në dysh. Atëherë
Konstadini mendoi të merrte masa.
Në
vitin 325 vendosi të unjisonte Romën nën një fe të vetme; nën krishtërim.
-Konstadini
ishte shumë i zoti në hesape. Duke parë se krishtërimi po merrte përpjetë, ai
s’bëri gjë tjetër veç se u bë me atë që dukej sheshit se do fitonte.
Edhe
sot e kësaj dite historianët habiten me ç’zotësi ai i ktheu në të krishterë
paganët që adhuronin Diellin.
Duke
shkrirë me traditën kristiane, që ishte ende në fillimet e veta, simbolet,
datat dhe ritet pagane, ai krijoj një llojë feje hibride, që pranohet nga të
dyja anët.
…
Konstadini, gjatë shkrirjes së besimeve ndieu nevojën të përforconte traditën e
re të krishterë, prandaj organizoi një mbledhje ekumenike, që njihet si koncili
i Nikeas.
-
Të qenurit Bir i Zotit, për Jezu Krishtin, është propozuar dhe votuar në
koncilin e Nikeas. Pra hyjnia e Jezuit është rezultat i një votimi.
Në
këtë mbledhje është caktuar dhe data e Pashkëve, roli i ipeshkijeve, dhënia e
skaramendeve, vetkuptohet, hyjnia e Jezuit. Përcaktimi i hyjnisë së Jezuit nga
Konstadini qe një hap vendimtar për bashkimin e mëvonshëm të Perandorisë Romake
me pushtetin e ri që kishte selin në Vatikan.
Konstadini
porositi dhe financoi një Bibël të Re që nuk përfshinte ungjijtë, ku flitej për
tiparet njerëzore të Krishtit dhe që zbukuronte ungjijtë që ngrinin lart anët
hyjnore të tij.
Ungjijtë
e vjetër u ndaluan, sekuestruan dhe u dogjën. Ata që zgjidhnin historinë
origjinale të Krishtit, qenë heretikët e parë të botës. Vatikani për t’i
qëndruar besnik traditës së tij të çinformimit, është përpjekur t’a pengojë
përhapjen e këtyre teksteve.
Metafora
e tregimit të historisë së Krishtërimit nga ana e autorit të krijojë ndiesinë
se shumë fenomene që njeriu i ndesh në jetën e përditshme nuk arrin ti kuptojë
se edhe bota vetë është e mistershme dhe fsheh sekrete që njerëzit rrall i
njohin.
Këta
janë të dërguarit e Zotit, pra barinjtë që drejtojnë tufat e njerëzve.
Brawn
është një ndër shkrimtarët më inteligjent
që e ndërton romanin e tij teje imagjinatës. Personazhi kryesor i
romanit Zhak Soieri që e mbanin si një nga ikonografin më të madh në botë të
hyjneshës, kishte mbi 20 vjet mbikqyrës i muzeut të Levurit në Paris.
Aringarosa,
president i shoqatës Opus Deit në Amerikë, gëzonte mbshtetjen e plotë dhe
bekimin e Vatikanit.
-
“Padija lind mosmësimin”.
-Leonardoja
ishte një natyrë më vete, që shpeshherë kënaqej kur kafshonte dorën që e ushqente.
Silasi njeri i rekrutuar nga shoqata e Opius Deit dhe pikërisht nga Aringaroza,
i cili e strehon dhe e stërvit për ta përdorur për qëllimet e veta.
Unë
jam Manuel Aringarosa, i prezantohet të burgosurit që i dhuron një bibël të
vjetër dhe e rekomandon që të lexoj Aktet 16. Vargjet flisnin për një të
burgosur që e quanin Silas, që dergjej lakuriq tër dhimbje nga të rrahurat në
birucë dhe i këndonte himne Zotit. Kur mbriti në vargun 26 fantazma mbeti me
gojë hapur nga habia.
…
Përnjëherësh ra një tërmet aq i fortë, sa u shkundën edhe themelet e burgut;
pastaj u hapën të gjitha portat. Ai ia nguli sytë mjeshtrit. Ai i buzqeshi tërë
ngrohtësi. Që sot e tutje, or mik, në rast se nuk ke një emër tjetër, do të
thërras Salas. Një tjetër personazh është Remia (mësuesi) dhe ky i rekrutuar
nga organizata Opius Deit që kishte aritur të sigurojë informacion për katër
pjestarët më të lartë të vllazërisë. Njeriu që beson, meriton respektin më të
lartë.
Shkrimtari
Dan Brawn nëpërmjet metaforës që përdor ndërton një botë magjepse dhe trillat
që ai krijon të japin ndiesin se bota që na rrethon fsheh shumë mistere.
Figura
e Profesorit të Havardit, Langadonit historian dhe njohës shumë i mirë i
simbologjisë autori me të drejtë Langadonin e vendos në qendër të romanit dhe
loja që ai bënë tregon veçoritë e njeriut të arsimuar dhe njohës i kulturave
botrore. Simbolizimin në art jo shumëkush arrin ta kuptojë se
ç’domethënie ka.
…Edhe
pse zanafilla e fi-së ështe e çuditshme, tipari më i çuditshëm ishte roli që
lunate si gur themelor në natyrë. Bimë, kafshë dhe njerëzit kishin masa që
respektonin saktësishtë raportin midis fi-së dhe numrit një.
Fi-ja
=1, 618. Roli që luan në natyrë numri fi, e përcakton atë si guri themelor për
bimët dhe kafshët. Psh përpjestimi midis femrave dhe meshkujve në një zgjua
bletësh. Femrat janë më të shumta në numër se mushkujt.
Po
të merret numri i femrave dhe të përpjestohet me numrin e meshkujve do të
përfitohet gjithnjë i njëjti numër. Numri Fi.
Natilusi,
një butak cephalopod, që, për të lundruar, pompon gaz në dhomzat e guaskës së
saj. Farat e lulediellit rriten në mënyrë spirale të anasjelltë. Raporti midis
një rotacioni dhe një tjetri është numri Fi, pra 1,618 me 1.
Kur
njerëzia e lashtë zbuluan Fi-në, ishin të bindur se kishin gjetur një nga gurët
e përdorur nga Zoti për të ndërtuar botën dhe e nderuan thellësisht natyrën për
këtë veçori të saj.
Ritet
pagane popujt i kremtojnë dhe në ditët tona, psh ajo e 1 Majit; festa e
Pranverës, toka gjallërohet për të na dhënë frutat e veta. Njeriu nuk bënë gjë
tjetër, por luan sipas rregullave të natyrës.
Pra,
Ylli me pesë cepa është shprehje e përsosur e përpjestimit hyjnor, symbol i
bukurisë dhe përsosmërisë, që lidhet me hyjneshën dhe me femroren. Jeta ka
shumë të fshehta dhe këto s’ka se si të mësohen të gjitha njëherësh.
Shumë
kohë më parë se të caktohej Grenuiçi si meridian 0, gjatësia gjeografike zero e
botës kalonte nëpër Paris dhe nëpër kishën e Sent-Sylpisit. Vija prej tunç që
përshkon kishën, ishte një shenjë e meridianit zero e, edhe pse Grenuiçi në
vitin 1888 ia hoqi Parisit nderin.
Vija
origjinale e Trndafilit duket ende dhe sot e kësaj dite. Autori romanit
Mashtrim i Madh zotëron shumë dije në shumë fusha dhe lexuesit i jep mundësi që
të krijojë një imazh mbi zhvillimin e fenomeneve të natyrës dhe botën në
lëvizje dhe ndryshim të vazhdueshëm.
Gjyshit
dhe mbesat ia falin gjithmonë gabimet njëri-tjetrit.
Parësia
e Sionit përbëhej nga njerëz me rëndësi të kulturës botërore; personazhe si
Borttcelli, Newton, Viktor Hygo, Leonardo da Vinçi, i cili ka qënë në krye të
Parësisë midis viteve 1510 deri në vitin1519 si mjeshtër i madh i shoqatës, të
cilët përkrahnin PAGANIZMIN ME HYJNITË FEMËRORE NË KUNDËRSHTIM NDAJ KISHËS.
Kohët
e fundit bëri pjesë dhe artisti i madh parizian Jean Cocteau. Në portretin e
Mono Lizës është shkruajtur mesazh; “E zeza pisë është gënjeshtra e
njeriut”.
Tradita
e Parësisë, kulti që ushqente ajo për Hyjneshën, mbshtetet mbi bindjen se disa
njerëz shumë të fuqishëm në fillimet e Kishës së Krishterë e kanë gënjyer botën
duke përhapur gënjeshtra që zhvlerësonin gruan në të mirë të mashkullit.
Parësia
beson se Konstadini dhe pasardhësit e tij meshkuj e kanë kthyer botën nga paganizmi matriakal në krishtërimin
patriakal duke organizuar një fushatë propogande që nxiste “femnoren e shenjtë”,
duke resitur njëherë e përgjithmonë Hyjneshën nga femra modern.
Sonieri
kishte theksuar dashurinë që ndiente për anën e zymtë dhe ironike te Leonardo
da Vinçi. Parësia e Sionit ekzistonte vetëm për të ruajtur një të fshehtë me
një pushtet të pamatës.
U
krijua në Jeruzalem në vitin 1099 nga një mbret francezë, i quajtur Godfrua i
Bulionit, një të fshehtë të rëndësishme që familja e tij, thuajse e kishte
ruajtur që nga kohët e Krishtit.
Parësisë
së Sionit iu ngarkua detyra që të mbronte nga njëri brez në tjetrin dekumentat
e fshehta që kishte marrë vesh se ato ishin varrosur në faltoren e Herodit, e
cila ishte ndërtuar mbi mbeturinat e lashta të tempullit të Salmonit.
Dokumentat
janë nxjerr nga rrënojat nga tempelarët të përbërë nga nëntë kalorës, që u
quajtë “Urdhëri i Kalorsëve të Varfër të Krishtit dhe të faltores së Salmonit”.
Shumë
mendje të ndritura gjatë historisë kishin shpikur zgjidhje kriptografike për të
mbrojtur të dhënat.
Jul
Çezari kishte sajuar një mënyrë shkrimi që quhej shifrari çezarian.
Meri,
mbretëresha e Skocisë, kishte krijuar një kod zëvendësimi, të cilin e përdorte
për të nisur nga burgu mesazhe të fshehta etj. Amerikani nuk heq dorë nga
dredhia. Më jep, të jap. Greali i shenjtë është një grua.
Ikona
që njihet si “kama” < paraqet agresivitet dhe burrëri. Ky symbol i falusit
përdoret edhe sot në uniformat ushtarake për të treguar gradën. Kurse simboli
femëror është e kundërta dhe quhet “kupa” >.
Kupa
paraqet barkun e femrës, simbolin e pjellorisë. Greali paraqet Hyjneshën. Daraka
e fundit u thotë të gjithëve me zë të lartë se Jezui dhe Maria Magdalena ishin
burrë e grua.
Krishti
nuk ngarkoi Pjetrin të themelonte kishën, por Maria Magdalenën e cila rridhte
nga një familje mbretërore. Ungjilli i Marisë na thotë se Jezui ishte nga fisi
i Davidit, një pasardhës i mbretit Salmon, mbret i judenjve.
Jezui
u martua me vajzën e Beniaminit dhe në këtë mënyrë ai shkrinte dy trashgimni
femënore, duke krijuar një bashkim të fuqishëm politik.
Tërndafili
ka qënë gjithmonë symbol i seksualitetit femëror.
Në
kultet primitive të Hyjneshës, pesë petalet paraqesin pesë etapat e jetës së
femrës; lindjen, zakonet, amësinë, menopauzën dhe vdekjen. Maria Magdalena
ishte shtatëzanë në kohën kur u kryqëzua Krishti.
Për
të mbrojtur fëmijën u largua nga toka e Shenjtë i ndihmuar nga Jozefi i
Armateas, ungji besnik i Jezuit. Maria Magdalena mbrriti fshehurazi në Francë
që në atë kohë quhej Gali, ku gjeti strehë në bashkësin hebreike.
Vajza
që lindi u quajtë Sara. Në shekullin e V-të, u martua me mbretërit e Francës
duke krijuar dinastin e Morvingve, të cilët themeluan Parisin. Mbreti Degobert
u vra nga Vatikani, por i biri Sigisberti, i shpëtoi sulmit dhe vijoj
dinastinë, në të cilën bëri pjesë Gedefroi de Bouilloni, themeluesi i Parisë së
Sionit.
Ajo
ka për detyrë të mbrojë dekumentat e Singrealit, të mbrojë varrin e Maria
Magdalenës dhe të përkrah dhe të mbrojë pasardhësit e Krishtit, ata pak
trashgimtar të Morvingve që kanë mbijetuar deri më sot. Përvoja më ka mësuar se
njerëzit janë gati të bëjnë më shumë e më tepër për të hequr qafe njeriun të
cilit i druhen, se sa për të shtënë në dorë atë që duan.
Ne
tani kemi hyrë në Epokën e Ujorit, bartësit të ujit, ideali i të cilit na mëson
se njeriu është i aftë të mësojë të vërtetën dhe të mendojë për hesap të vetë.
Detyra e Kishës është që të zhduk dokumentat që vërtetojnë mashtrimin e madh.
…”Trashgimnia
jonë më e lashtë dhe vet fizologjia jonë na thotë, se të bërit seks është një
gjë e natyrshme, rruga më e parapëlqyer për të plotësuar shpirtërisht, por feja
modern e dënon si një akt të turpshëm dhe na mëson t’i druhemi dëshirës sonë
seksuale sikur të ishte dhuratë e djallit”.
Metaforat
janë një mjet që i vjen në ndihmë mendjes sonë për tëshpjeguar të
pashpjegueshmen. Konceptin modern të shërbimit bankare kanë shpikur tempelarët
dhe kemi të bëjmë me pararendësin e bangomatit.
Kisha
ka përvojë dymijëvjeçare për të ushtruar trusni mbi ata që kërcënojnë t’i
nxjerrin në shesh gënjeshtrat e tyre. Qysh nga koha e Konstandinit, Kisha ia ka
dalë vazhdimishtë ta fsheh të vërtetën rreth Maria Magdalenës dhe Jezuit.
Të
gjitha përputhen.
Historia
përsëritet; Kisha ka vrarë dhe më përpara, kur ishte puna që ti mbyllej goja
Sangrealit. A duhet ta lejojmë Kishën t’i përforcojë tërë jetën gënjeshtrat e
saj në librat tanë të historisë?
Kur
ka një pyetje dhe nuk ka një përgjigje të saktë dhe të përshtatshme, ka vetëm
një llojë përgjigje. Zona e përhimtë midis fjalëve “po” dhe “jo”. Heshtja.
I
verbëri sheh atë që dëshiron të shohë.
Mendoj
se romani i shkruar nga autori Dan Drawn, është një roman që flet për një
inteligjencë që zotron hartusi i tij.
Tiranë, më 16/10/2025