| E premte, 17.10.2025, 06:58 PM |
LIBRAT MË TË LEXUAR NË BOTË SIPAS VERSIONIT TË AMERIKANIT JOHN CHEMPEN
Nga
Prof. Xhelal Zejneli
1. “Bibla”, janë shitur
apo janë shpërndarë 3 miliardë e 900 milionë kopje;
2. “Kurani” është
botuar, është shitur apo është shpërndarë në numër të madh kopjesh;
3. “Citate“, Mao Ce Dun (1893-1976); janë shitur apo
janë shpërndarë 820 milionë kopjesh;
4.
Ëndrra në dhomën e kuqe (The Dream of red
chamber, Cao Hsiocin), roman kinez i shekullit XVIII. Është
shitur në 100 milionë kopje;
5.
Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i
Mançës (El ingenioso hidalgo don Quijote de la Manche, pjesa I më 1605;
Pjesa II më 1615), Miguel de Servantes Saavedra (1547-1616),
shkrimtar spanjoll. Është i parti roman modern i historisë së letërsisë, është
shitur mbi 500 milionë kopje;
6.
Tregim për dy qytete (A Tale of Two
cities, 1859), Çarlz
Dikinz (Charles Dickens, 1812 - 1870) i romancierit anglez. Flitet për
Londrën dhe Parisin pas Revolucionit Francez (1789). Janë shitur mbi 200
milionë kopje të kësaj vepre;
7. “Iku bashkë me erën”
(Gone with the Wind, 1936), roman
i shkrimtares amerikane Margaret Mitçell
(Margaret Munnerlyn Mitcell, 1900-1949). Janë shitur 33 milionë kopje. Në vitin
1937 autorja u shpërblye me çmimin “Pulitzer”. Në vitin 1939, sipas motiveve të
këtij romani u xhirua edhe filmi i cili konsiderohet si më i shikuari në
historinë e Hollywood-it. Filmi u vlerësua me disa çmime Oscar;
8.
Princi i vogël (Le Petit Prince, 1943), Antuan
dë Sen-Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry, 1900-1944) romancier dhe
tregimtar francez. Roman ose përrallë për të rritur dhe për fëmijë. Është
përkthyer në 250 gjuhë dhe dialekte. Janë shitur 200 milionë kopje;
9. „Mendo dhe pasurohu“ (Think and Grow Rich, 1937) i autorit
amerikan Oliver Napoleon Hill
(Oliver Napoleon Hill,1883-1970). Si autore e librit figuron edhe gruaja e
Hillit, Rosa Lee Beeland. Libri flet
për zhvillimin personal dhe përmirësimin vetanak. Janë shitur 30 milionë kopje;
10.
“Ditari i Ana Frank“ (Anne’s diary), Ana Frank (Annelies
Marie Frank, 12 qershor 1929 - shkurt / mars 1945)). Ishte një vajzë hebraike e lindur në Gjermani. Humbi jetën
në Holokaust. Janë shitur 27 milionë kopje të ditarit;
11.
Kryezoti i unazave (The Lord of the Rings,
1954 -1955), Xhohn Ronald Reuel Tolkien; Bloemfontein, Republikë e Afrikës
Jugut, 1892 – Bournemouth,1973) romancier, tregimtar dhe filolog anglez. Prej
moshës katërvjeçare jeton në Angli. Diplomoi në Universitetin e Oksfordit.
Romani i sipërthënë është shitur në 150 milionë kopje. Është një roman i përbërë prej tre vëllimeve: Besëlidhja e unazës, Dy kullat dhe Kthimi i
mbretit.
12.
Hari Poter dhe guri filozofal, Xhoan K. Rouling (Joanne K. Rowling; Yate, Mbretëri e Bashkuar, 31 korrik
1965- ) shkrimtare britanike, autore e romanit “Hari Poter” (Harry Potter, 1997).
Vepra përbëhet prej shtatë vëllimeve. Janë shitur 520 milionë kopje. Më së
shumti është shitur vëllimi i parë;
13.
Luani, shtriga dhe gardëroba (The Lion
the Witch and the Wardrobe, 1950), Kliv Steplis Luis (Clive Staples Lewis,
1898-1963) shkrimtar
britanik. Mbajti pozicione akademike në letërsinë angleze, si në Magdalen
College, Oxford dhe Magdalene
College Kembrixh. Vepra e sipërthënë
është shitur në 85 milionë kopje;
14. Ajo – historia e një aventure (A History of
Adventure,1887), Henri Rider Hagard
(Sir Henry Rider Haggard, 1856 – 1925) shkrimtar anglez. Romancat e trilluara
aventureske i vendos në vende ekzotike, kryesisht në Afrikë. Romani i
lartpërmendur ka ushtruar ndikim mbi shumë shkrimtarë anglezë. Është në 83
milionë kopje;
15. Kodi i Da Vinçit (The Da Vinci Code, 2003) është roman misterioz triler i shkrimtarit amerikan Den Braun (Daniel Gerhard Brown, 1964-
). Ky autor është i njohur për romanet triler. Romani i lartpërmendur u botua
në vitin 2003 dhe është një nga veprat amerikane më të shitura të të gjitha kohëve;
16. “Alkimisti“ (O
Alquimista, 1988), Paulo Koelho (Paulo Coelho de Souza, 1947- ) lirik dhe romancier brazilian. Romani i
sipërthënë është parabolë shumë-shtresore e ekzistencës njerëzore, himn për
shpresën, për ëndrrat për të ardhmen dhe për dashurinë. U bë bestseller
ndërkombëtar. Janë shitur 65 milionë kopje;
17. „Muzgu“ (Twilight, 2005), Stefani
Majer (Stephanie Meyer, e lindur Morgan, 1973- ). Roman romantik për
vampirët për të rinj. Janë shitur 160 milionë kopje.
Është përkthyer në 37 gjuhë.
* * *
Me kalimin e kohës, të dhënat e lartpërmendura ndryshojnë. Veprat e sipërthëna ribotohen, shiten, shpërndahen dhe lexohen prej lexuesve të rinj. Krahas këtyre veprave, dalin në dritë edhe vepra të reja. Lista të këtilla hartojnë botues të ndryshëm të botës.