| E enjte, 16.10.2025, 06:57 PM |
LUFTA VAZHDON ME PENË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Jo!
Sot, para zgjedhjeve lokale në “demokraci: Nuk duam rrugë, parkingje për
makina, bukë, as ujë! Që, partizanët e partive politike na i kanë zënë edhe
trotuaret për këmbësorët. As, “vëllazërim – bashkim” komunist. Shtet të
“përbashkët”. Premtime partiake, që me vite me “vëllezërit” i keni propaganduar
para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, për barazi kombëtare. Premtime, që
edhe Sotekësajdite, nuk i keni realizur me vepra. Edhe, Sot: përpiqeni ta
mbuloni veten me parkingje të makinave mes rrugëve dhe gjelbërimit?! Na i keni
mbuluar edhe parqet dhe trotuaret me beton dhe bërllok. Nuk na keni lënë vend
as për këmbesorët.
Sot,
kemi më shumë makina dhe varreza të makinave, sesa banorë në Maqedoninë e
Veriut. Siç, duket: marrëzisht e duam bërllokun, që na e keni lënë me vite para
çerdheve të fëmijëve, pallateve dhe shtëpive! Na jepni bukë, ujë dhe Liri!
Arsim, dhe kulturë. Punë.
Herët,
ua kemi bërë me dije: duam barazi kombëtare! Por, jo edhe politikë argati të
“vëllazërim – bashkimit ish jugosllav”. E, mbytët gjelbërimin me ferra, tela,
ndërtime pa leje dhe bërllok. I shkatërruat parqet, i pretë pemët që i mbolli
dhe ndërtoi sistemi ish komunist jugosllav. Dhe, i mbushët me pallate biznesi:
beton, ferra, tela dhe bërllok me qerre.
Përinatë,
ju si parti politike edhe pse: ua japim vetë votën e lirë, na shpërbleni me
bërllokun edhe para shtëpisë. Ndoshta, edhe e meritojmë si popull shqiptar.
Shkaku, se: ua japim votat me vite edhe disa mandate, duke e rrezitur veten pa
brekë përmejdani verë e dimër në Diell me saç e shpuzë mbi kokë.
Përçudi,
Sot: gjatë fushatave parazgjedhore lokale (2025), përveç votave të “vëllezërve”
si argatë, ende i kërkoni me këmbëngulje edhe votat e shqiptarëve, që me vite e
disa mandate i pretë pemët dhe e keni mbytyr popullin shqiptar me
“vëllezërim-bashkim” ish jugosllav: pallate biznesi, ferra, tela dhe bërllok
para pallateve dhe shtëpive këmbekrye në Legen?!
Sot:
Nuk do t’ua lypim “vëllezërve” Lirinë te “Ura e Gurit” mbi lumin Vardar me
lutje në xhami me këmbët dhe trutë në Legen, as në kishë me kryqin maleve. As,
barabarësinë në shtetin e “përbashkët”. Por, do t’ua marrim Ditën e Nesërme. O,
me hatër, o me luftë: Penë dhe libra!...
Lufta vazhdon me Penë...