Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Zeqiraj: Votojmë për veten tonë

| E diele, 12.10.2025, 06:08 PM |


Milazim Zeqiraj

Votojmë për veten tonë

Me durim e kulturë presim,

ne përherë mbesim, dritë në stuhi.

Është koha të zgjohemi nga harresa.

Shumë herë kemi votuar,

për premtime boshe,

për fjalë që s'mbajnë peshë.

Ne sot, duhet të votojmë,

për veten tonë,

se guximi në palcë e kemi.

Sot i votojmë, ata që duhen vendit,

por nesër e kuptojmë,

sa e rëndësishme është vota e jonë.

Me votim të drejtë, vendi përparon,

e shëndritë si dielli, në horizontin tonë.

Mos të votojmë kot,

për inat e shoqëri,

por për ata që sjellin,

zhvillim e mirësi.