| E premte, 10.10.2025, 06:50 PM |
Kafene "Fjala e ngrohtë"
Nga Shyqyri
Fejzo
Në brigjet e
bukura të lumit alpin të Valamarës, ku uji i ftohtë përdridhet ndër shkëmbinj e
i bën lahutë erës, pastaj
lumi urtësohet e zbutet fare kur ujrat e tij kalojnë dhe në remat e
koritat e dy mullinjve, Në bregun përballë veshur me shelgje, ushi e disa pemë
të tjera pranë këtij lumi, pikërisht aty Zikja me të birin kishin ngritur një bar-
bufe të vogël. Njerëzit aty
provuan dhe shijuan çfarë prodhonte Zikja në arat, në kopësht në stallën e
deleve në kosheret e bletëve dhe në kotecin e pulave. Dikur, s'kishte vend bosh në
lokal, tani mezi mbusheshin tri tavolina. Po Zikja, kokëfortë
si Valamara vetë, s'u dorëzua: ndryshoi emrin, në "Bufe - Fjalë të
ngrohta", sillte çdo ditë tri gazeta për klientët, të cilët nisën të
riktheheshin, sidomos "pleqtë shakaxhinj" siç i quante fshati: të
cilët i gëzoheshin në ditët e ftohta dhe një zjarri të hapur në oxhak, flasin
gjithë ditën, qeshin me njëri-tjetrin, por as vetë s'e dinë se çfarë kanë thënë
dje.
Fjala nxirte
fjalën atë ditë në klubin e Zikes. Një natë më parë u derdh shiu në grykë të
gjymit. Gjithëshka në natyrë mori pamje të re. Edhe ferra dhe shkoza dukej
sikur gëzonin e qeshnin.
-Po na thuaj
ndonjë gjë më tepër o mësues. Se, ju e shkoni fjalën, siç sit Zenepja ime
miellin në sitë të mirë-tha Zikja pa harruar të mbyllë paq syrin e majtë. Dhe
mësuesi nuk vonoi të thotë :
-Këtu e kam
dëgjuar ore shokë e miq. "E keqja kur lëshon frerin/Shkon e ze për fyti
nderin".Po a dini çfarë kemi ne sot?A i futim një diskutim shpërdorimit
gjuhës shqipe në të folur. Sejcili, të shprehet lirisht çfarë mendon.-tha
pensionisti ish mësues Nasi, mbasi e uli ndonjë gisht në gotë pijen që
kishte porositur.
-Ti ke të drejtë o
mësues. –E merr fjalën ish bariu i dhive, Afëzi, tashmë pensionist mbi
shtatëdhjet vjeçar.
-Po. Afëzi të
flasë se këta barinjtë kur flasin i vënë jastëk fjalës. I kanë ca të kursyera
ato të shkreta fjalë, po të sakta, se në atë klimë e ushqim bio, a si ithonë
dhe atë ajer mali, doemos, nuk ka mendje shterpë.-u hodh Zeneli.
- Saktësinë e
fjalës dhe rolin e saj, Zeneli e ka provuar në pazar si matrapaz që ka
qënë...-ndërhyri Seferi ish kryependar i kooperativës por që njëherë 'ra keq
nga fiku" dhe e pati paguar me nja gjashtë muaj burg. Menjëherë Zeneli ia
preu thekun e mendimit duke thënë: koregjoje atë të matrapazit, "si
tregëtar i ndershëm që kam qënë".Se të them për ty si burgaxhi kur e dimë
sa pak ke qënë dhe për çfarë ke qënë, me siguri nuk të pëlqen, apo jo o ish
polici Jorgji? Gjindja sa vinte po ngarkohej, por Afëzi, ish bariu i dhive, që
dinte si kthehen e kur kthehen dhitë, që i përtypte mirë fjalët dhe ulte zjarrin
që merrnin gjakrat nderhyn ne kohe.
"Eh, dynjaja.
Në atë kohë kush kishte më shumë zile, ai dëgjohej- foli Zeneli nga tavolina
fqinjë. Po Afëzi rrallë mbante pluhur mbi kurriz.
-Ti je i njohur jo
vetëm në këtë fshat, po në tërë nahijen se pesë 5 dhive u varje 6
zile.-ja kthen Afëzi. –Puliti pak sytë dhe vazhdoi me zë më të lartë.
- Për atë kohë që thua zotrote, nuk e
lashë që capi i huj të përcitë dhitë e tufës teme, o bedatë.-
-Prit pak si e
the?-ndërhyn mësuesi me një laps e bllok në dorë gati të shënojë çfarë u tha.
-Çfarë
hëngre për mëngjes o Furzuli se nuk po ndihesh fare sot? -Pyeti ish polic
Jorgji.
-Kishte bo moma
nji burek të dhi krejt në tylyn.-
-Po sille momen
tonde guzhiniere këtu tek Zikja të provojmë byrekët e saj- foli Afëzi bariu
pensionist. Mirpo
Furzuliu ngacmimin shpesh e çonte tek ish mësuesi i tij.
-E! Unë flas si të
më vijë mendimi në moment, se ky mulliri im i sipërm nuk bluan mirë. Apo jo o
mësues?
Kur isha i vogël, (se atij i u
desh 5 vite të ngrihej në këmbë) më thoshin: do bëhesh burrë. U bëra burrë, po
tani m'u bë jeta grua."-Na thuaj të drejtën o mësus.
Kur e ke ndjerë nga nxënësit veten ngushtë?
-A Furzuli,
Furzuli. Këto i mban mend ti. Se Furzuliun e kam pasur nxënës. Kujtoj se po
jepja rezultatet e një diktimi që kishin bërë. Ngrihet ky "trimi" dhe
mbaj mend se tha: "Për disa fjalë që kanë brenda atë
bashkëtingëlloren bashkëlidhëse "rr" a si e the ti o mësues, unë kam
mosmarrveshje. "U err", "derr" ferrë"
"sterrë" "skëterrë"horr" "morr" etj. Këto
vetëm të këqia sjellin. Kot e mbajnë një "r"tepër në kurriz.-
-Po hoqe një
"r" si bëhet pastaj ta zemë arra- ara,;'rruaj-
ruaj;'derri-deri''morr-mor' A e shikoni si u katandisën duke ndryshuar krejt
kuptimi. Po ku bindej Furzuliu. Ja si thot sot. Po nuk ka gjë.Të gjithë e dinë se nuk bëhet trari teligë. Kështu
është edhe me trurin- thotë mësuesi.
-Ore shokë e miq.
E dini se dhe mua po më pëlqen shumë ky muhabeti i sotëm? Pse ta bëjmë
larg e larg. A doni të bashkojmë tavolinat pranë zjarrit dhe tu gostit falas me
nga një dopje?-foli Zikja, pronar i lokalit.
-Rakija nuk pihet
pa meze.- ndërhyn ish polici.
-Jam i sigurtë se
dhe meze do porositni ju-flet Zikja duke lëvizur tavolina e karrike.
-Fjala, ka thënë
ai i lashti është e para.-e merr fjalën ish polici. Një shef i jonë heret na
thoshte ne të rinjve:
" E thotë
mirë një fjalë vendi /Kafshon gjuha më shumë se dhëmbi." Këtë unë e mbaj
mend dhe e rectoja sa herë kapja ndonjë të pa bindur.
-Ne flasim edhe me
doganë edhe pa zap e stap. Njëditzaj tek Veseli u bë një gosti e madhe- fillon
te tjerre thekun e tregimit Zeneli. Kishin ardhur dhe katër miq nga Mokra. Po
ato që ndodhën dhe u folën sikur ishin organizuar me regjisor. Veseli atë natë
e bëri nga ato gosti që vërtet të luante qeni i kallajnxhiut. Krushku i
Veselit ju e dini, është ca i bezdisur në pije. Bënte, ç'bënte dhe i drejtohej
kryemikut:"Ha,më qafsh!" "Pije me fund vetëm këtë
shëndet".A,a,a! Ky shëndet duhet pirë me fund, se plaka për të cilën
është ngritur shëndeti, këto ditë mbush qindin. I biri po kërkon të blejë një
dash për ditlindjen e saj.- Pas pak e lut përsëri atë mokrarin.-nuk po ha më
qafsh..."- O zoti krushk.! Merr fjalën mokrari.-Andej nga po vi unë ne
themi: "kalit që e fut në lumë mos i fishkëlle të pijë ujë..."Veç të
qeshurave, e shpërblyen me një gotë raki jashtë dollisë këtë mendim të bukur të
tij. Por nuk qe e thene që betejën e fjalës së mençur ta fitonin mokrarët.
Krushku i Veselit ju qep tjetrit nga miqtë. "Nuk ke ngrënë sonte. Të
lutem, më qafsh, mos je i uritur?,,
-Ore miq. Ju
betohem kam ngrënë e kam pirë sa nuk kam ku ta çoj akoma..Ju betohem për këtë
bukë që po hamë sonte dhe atë që do marrim me vete nesër, kam ngrënë dhe nuk
kam fare uri."
-Me këtë thënie të
saktë e mbyllët gjithë atë muhabet?-pyeti një nga miqtë.
-Jo, qoftë kësmet.
Të fortën përsëri e bëri Veseli. I biri i tij nuk ishte kur filloi
muhabeti. Ai nuk tregoi pse erdhi kaq vonë. I ati çakërrqejf nga pija e dollisë
së parë, apo për mburrje gjasme ja cfarë djali kam, i thotë:
-"Merre gotën
e rakisë dhe" i shaj" një për një këta miqtë."- Ashtu bëri i biri.
E mbushi me okllai plot e për plot gotën dhe i drejtohet kryemikut."Gëzuar
o kryemik. Ju lumshin ato shpirte këmbësh që ju sollën me gjithë kokë këtu. A e
ke nënën?
-Po, po. Shëndoshë
e mirë është dhe ju bën të fala." shkarkoi drutë e tij kryemiku. Të gjithë
menduan se i riu do të pijë ndonjë shëndet për nënën e tij. Atëhere çuni
i Veselit u kollit dhe i thotë me zë të lartë.
-"Të bëfsha
nënën."-Ngrihet Veseli duke ju marrë këmbët. Ulet me vështirësi në vatër,
kap mashën e gjatë dhe i turret djalit. Si e kapi mirë e gjithë inat për krahu
niset ta nxjerrë jashtë.
"-Ç'pate o
ba? A më the ti shaj? Dhe unë atë po bëja. Ai duhej sharë nga gruaja e
vajzat, që janë më të reja, po unë i zura radhë...
Ndërkohë, njerëzit
rreth sofrës me zë të ulët ja lanë fajin telefonit që po i shkallon të rinjtë.
–Çdo shtëpi e ka
nga një ose më shumë fëmijë të tillë gas për derë është kjo sot- foli kryemiku
duke u lëpirë. Po Xhemua që noton edhe në një pikë ujë, pati një mendim
tjetër."Gozhda thonë, del me gozhdë. Unë them që Veseli të mos
turpërohet. Do t'u tregoj një ndodhi me këto banalet që e kalon këtë të sotmen.
Kunati im ka marrë një të flamosur Lap-topi. Ja solli çuni nga emigracioni. U
mundua e po mundohet kunati ta mësojë, po ëhë! Vetë e thotë se "nuk
mësohen kuajt revan në pleqëri." Unë shkova në Velipojë të bënim disa ditë
plazh. Ishte vërtet bukur në Velipojë. Ishin të gjitha kushtet, përfshi dhe
internetin. Na erdhi nga kunati një mesazh i lemerisur. Nuk po i bie 'Përmidis
pazarit të Durrësit" si thotë ajo kënga e bukur e ta tregoj tëpkë si
shkruante. Po ndalem për çfarë "e qante Minushin" kunati. Ai u ankua
se në tasjerën e lap-topit është bërë një gabim i madh në projektin dhe zbatim.
"Ju e dini se shkronja i është më përpara se shkronja O. Unë kur ju nisa
mesazhin kisha ndërmend të shkruaj "Qofshi mirë".Por në vend të O-se
shkrova i dhe këtë e mori ferra uratën."
Pjesmarrësit në
gosti, me të qeshurën e tyre gurgulluese e "mjekuan"edhe
stresin e Veseslit. Këto lloj ngjasimesh nuk kanë fund kur gjuha shqipe
përdoret pa kujdes. Ka tregime me mullixhiun, me shitësin e piperit, me
kallajxhiun,me bariun e dhive."
-Aty një ditzaj në
një lagje afër fshatit tim, bëhej një dasëm. E merr fjalën ish kryependari i
kooperativës. Një i ri virtyoz i binte gajdes atje ku rrinin burrat e të
rinjtë. Luante dyshemeja e kërciste tavani nga valle e gajdes e cila i ngriti
të gjithë në kërcim. Gratë, të cilat ishin në dhomën ngjitur dërguan gruan më xhevaptare
të ftonte gajdexhiun në dhomën e tyre.
-"O gajdexhi
të lumshin ato duar e gishta. Me që e ke të fryrë, hajde andej nga ne gratë dhe
bjeri asaj më të mirës."
-Nga ky lloj ka
ndodhur në nahije, po ca heret nis biseden Zikja, i zoti i lokalit. Në atë kohë
kur bëhej dasëm, disa ditë përpara, kur ishte hapur dasma, njerzia shkonin për
muhabet e aheng. Konaku ishte mbushur plot me gra, vajza e nuse.
Këngët e vallet e tyre ndiqnin njëra tjetrën. Ja.Ngrihet në valle dyshe grash
një dyzetvjeçare, mamaja e Aqifit, me një nuse të re. E qau vallen e
Kolonjës. Kur mbaruan, urimin e bëri një grua tjetër,"më e
mençura e fshatit"
-Ju lumtë goja e
këmbët. N' Aqiftë së shpejti." Nga ana tjetër ja kthen një tjetër "më
e mençur".
-Të na marrë të
keqen. Se s'kemi burrat tanë ne po të na vijë Aqifi?
Ish mësuesi qeshte
dhe mendohej.
-Mos e vra shumë
mendjen o mësues. Ti e the vetë atë fjalën kur po pinim kafe, se: "E keqja
kur lëshon frerin/shkon e ze për fyti nderin". Tha si mendueshëm ish bariu
i dhive. Heshtën të gjithë dhe po prisnin përgjigjen e mësuesit.
-Ti Afëz njihesh
në fshat dhe në nahije që i ve gjithnjë jastëk fjalës. Vendi dhe populli
sot ka aq probleme sa njeriu i gjorë nuk di nga ta kapë më parë.
Fjalet
"kopile" janë "muçobe" i ri për gjuhën shqipe.
-Na çudite o
mësues. Për njerëz kopilë e politikanë kopilë kemi dëgjuar, për fjalë kopile
sot po dëgjojmë...
"-Fjalët
kopile"edhe unë i kam dëgjuar nga një Profesor-dr. i ndier në vendin tonë,
kur shkroi "Fjalët "kopile" fjalor i të shkolluarve të
pakënduar." "Agravoj"kur kemi në shqip rëndoj, thelloj,
përfundoj. "suport"kur kemi në shqip:ndihmë, mbështetje, përkrahje.
"shokoj": Kur kemi në shqip goditje, tronditje.etj. "Të
kënduarit i përdorin këto fjalë për snobizëm apo për tu hequr si të ditur.
Në situata të
tilla kuptohet qartë që e ardhmja e vendit duhet të nise, jo nga godinat e reja
e të matet me ato, por nga vlerësim i arsimit e mësuesit dhe fryma e re e
dashurisë dhe respektit të njeriut për njeriun."
Do të kishim vazhduar
më gjatë muhabetin, si e kishim nisur ne atë ditë. Por kur kishim arritur
kulmin e mendimeve pa zap e pa stap erdhi çupa e kovaçit e thiri të atin të
vijë të hajë bukë se kishin dhe një mik për drekë. Ikja e kovaçit, duket se ai
kishte qënë gur i themelit të kësaj "kalaje muhabeti".Pas pesë
minutash klubi i Zikes u boshatis për atë ditë.
Shyqyri
Fejzo-Hamburg-Gjerman-Tetor 2025.