Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Engjell Shehu: Lepurushat

| E merkure, 18.02.2009, 06:00 PM |


Engjell Shehu

Lepurushat

U ulen  malet
u ngriten fushat
Ngordhen arinjte
trima lepurushat

Flasin kapardisur
veshet perpjete
Nuk dallohet trimi
kush munde te jete

Fshehur deri dje
ne gjemba e ne ferra
Sot na krekosen
dhe tremben nga era

 Na japin leksione
e behen te zgjuar
Jane mesuar ne  gjemba
s'rrin dot pa u kruar

Kur shohin rrezikun
qe ju afrohet
Shtrihen ne toke
qimja ju hollohet

Friken e njohin 
ju ka mbire ne bark
Ndaj kur keq e shohin
se bejne te gjate

 

Tetor 2007