Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Elegji me çifteli

| E enjte, 09.10.2025, 06:55 PM |


ELEGJI ME ÇIFTELI

(Ne stilin e popullit dhe

Rilndasëve Shqitptar)

NGA KALOSH ÇELIKU

(TY BRE KALEMXHI

TE KAM KALLXUE

(Në stilin e popullit)

Ty bre kalemxhi të kam kallxue

Nuk ta qet me u provu me mue.

Se, s’ke zemër me hy në luftë

Qe, dyzetë vjet je tuj u tutë.

Natë e ditë të kanë vu samarë

Argat, ke punu në tjetër arë.

Zotnive tuj ua fërkue përditë

Mbylle më gojën he, jezitë!

Se t’shkoi jeta me parolla t’ndyta

E kam Lapsin: me Dy Dyta...

(O TI N’ATË TAVOLINË

E UNË KËT TAVOLINË)

O ti, n’atë tavolinë, e unë n’kët tavolinë

ma jep mua pak çiftelinë me dy tela!

T’ia marr një kënge patriotike me çifteli:

t’u këndoj burrave që luftojnë për karrige!

Që, zjarr e flakë nxjerrin për “Vatanin”:

Obobooo, u ngjita Sot, dola nga Varri

nga Përmendorja edhe, Unë marrë Malin...

O ti, n’atë tavolinë, e unë n’kët tavolinë

ma jep pak mua çiftelinë me dy tela!

T’u këndoj Donkishotave të Poterës,

që luftojnë me mullinjtë e erës!

Vetëm për Dylqinenë e Tobozës

“Bit-Pazarit” me gotat e bozës.

Aspak, me Dy gota verë të kuqe

Kokëmëkokë me çajin e rusit

Ditenatë te “Pazari Grave”.

(OBOBOOO SOT U

NGJITËN MALIT)

Çirren, sulen – luftojnë tinëz

Maskat vënë, i sulen binës.

Ngrejnë grushtat – trumbetojnë

Popullit i dalin zot, gjëmojnë.

Shpatat i zhveshin, i hipin kalit

Obobooo, si u ngjitën malit?!

Gurë e dru bashkë si lanë

Veç për popull e “VATAN”.

Zërin ngrejnë, rrëfejnë grushtat

Gjoks më gjoks i puthin hutat:

Bollshevikëve duke u bërë “varr”,

Skuqen, fryhen - vjellin zjarr.

Harruan banesat, dhe paratë:

Vendet e punës. Dhe, gratë.

Që, u shpërblyen si dasmorë

Nëno moj, m’i qaj këta “dëshmorë”!

Edhe pse, dje lëvdonin, derdhnin lot

Sot, janë mbushur plot barot:

Me Naim në gojë e Bajram Curr

Vdesin, e presin për flamur...

(O KUR JAM KON

UNË NË PUSHTET)

(Në stilin e Trio Zajazit)

O, kur jam kon unë n’pushtet

Shtatë-tetë gjela i kam fut n’shporet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën...

O, kur jam kon unë në pushtet

Shtatë - tetë sahat kam fjet n’kabinet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën...

O, kur jam kon unë në pushtet

Djalit e vajzës u dhashë fakultet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën...

O, kur jam kon unë pushtet

Mora banesë – vilë në bregdet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën...

O, kur jam kon unë unë në pushtet

Dashuri bëja hoteleve nëpër Qytet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën...

O, kur jam kon unë në pushtet

Faj, s’u kam, vetë më zgjodhët deputet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën.

(PULA KUR KËNDON

SI GJEL MBI GARDH)

(Hojdodoles, me pizi “patriotike”: që, me këngën

e vet”patriotike”, ende këndon mbi Gardh si gjel):

Krisën topat, e u dridh toka

N’fushë t’mejdanit bien koka:

Nga çiftelia e një këngëtari

Trim mbi trima në Fushën e Mejdanit.

Ky bir i mejdanit të shqiptarit:

me Hojdodolen krah për krahu.

Fushës e mejdanit. Betejës si rrufjanë

Natë e ditë këndonin mbi pleh,

I përplasnin fletët, kush s’i njeh?

Këto shahirë me famë – teveqelë

Që, i bien çiftelisë me një tel...

U këndonin trimave që dje i shanë

Ndizen – digjen, kush si këto qanë?

Vetëm për “ART” e reklamë politike

Edhe sot si dje çirren nëpër lamë.

Herë mbi pleh, e herë mbi gardh

Mos është pulë që këndon n’livadh?

Këngët e tyre deri dje pa gjak

Sot, plot zjarr ndizen flakë...

(SATRAPËT KUR DALIN

PARA POPULLIT)

Me kravata turren këta satrapë

Nga një qytet në tjetrin vrap,

e parolla në dorë e gojëplotë:

Çirren, tërbohen – derdhin lotë.

Vetëm për popull e Maqedoninë

Satrapët, që s’e njohin historinë.

Po, i shajnë shqiptarët si faktorë

Këto koka të nxehta “liberatorë”.

Herë i quajnë qenë, inskete, indianë

Nga kanë ardhë, thonë: duhet përzënë.

E harrojnë satrapët, që u janë nxe trutë

Se, pa shqipet s’është bërë asnjë luftë.

Dhe, kush i ka ardhë kujt në shtëpi

Historia, cilin e njeh zot me tapi...

(PA DËGJONI ORE BURRA)

Pa dëgjoni, ju: ore, burra

Pas Hutit, kurrë s’u turra.

Pas karriges, edhe famës

Duke u çjerr n’mes të lamës.

S’lakmova rrena në vjershërime

Me parulla ta shes këngën time.

Me kravatë për qafe e syze ari

Se, Hut u dashka t’jetë këngëtari:

T’i ndërroj maskat sipas nevojës

Veten ta shes për kafshatë t’gojës.

Natë për natë në darka e pije

Se kështu gjenive u paska hije.

Me nga një këngë nëpër tribina

Qafë për qafe me kanarina...

(I HIPA PAMPORRIT)

(Në stilin e popullit)

I hipa pamporrit javash – javash

Tuj mendue tuj kujtue Yllkuqët ku i lashë.

Yllkuqët ia kam lanun Shkupit amanet

Do të m’i ruaj si bërllokun e vet.

I hipa pamporrit deri në Beligrad

Tuj mendue tuj kujtue Yllkuqët e ngratë.

Yllkuqët e ngratë i lashë në “Bit-Pazar”

Tuj “bërtitë e tuj luftue” për shqiptarë.

I hipa pampurrit, e erdha te shpia

Tuj mendue tuj kujtue vitet e mia.

Vitet e mia i lashë rrugëve t’Beligradit

Tuj mendue, tuj kijtue rrugët e fshatit...

(PO VIJNË BURRAT

E “HYQYMETIT”)

Po vijnë burrat e “hyqymetit”

Setret krahëve përreth detit,

Me dashnoret zonja të rënda

Lum kostumet çka kanë brënda.

Që, ua kanë marrë mendtë, sytë

Verë për verë duke u kacafytë.

Po vijnë burrat e “hyqymetit”

Gjithmonë me paratë e shtetit.

Zyrtarisht t’i kryejnë sa punë

Po, deti ynë, o me furtunë:

Harrojnë popullin, harrojnë grate.

Në darka e pije natë për natë...

(KOMUNIST I ARRATISUR)

(Në stilin e Nolit)

Seç e ndrydhën – seç e shtrydhën

Seç e hipën – seç e zbritën:

Gazdallarët – baballarët,

Zagarët, dhe trumbetarët.

Seç e ndërsynë – seç e pështynë

Seç e frynë – seç e shqynë:

Fajdexhinjtë – derraxhinjtë,

Bythaxhinjtë e jabaxhinjtë.

Seç e ngopën – seç e ropën

Seç e turrën – seç e furën:

Rrenaxhinjtë – parollaxhinjtë,

Plaçkaxhinjtë, dhe tellallxhinjtë.

Ngrehuni – bini – mos na shes

Partive, pa besë – pa shpresë!

Rreth Mullarit – “Bit –Pazarit”

Rrëzë Sharrit – anës Vardarit.

ÇKA DEMOKRATI ME MUA

Ç’ka “demokrati” me mua

Herë sillet si burrë, herë si grua?!

Kur del te Rrapi, në Shatërvan

Kokën, fët e kthen më një anë.

Ç’ka “demokrati” me mua

Mos keq e kam hidhëruar?!

Kur i këndova në “Trumbeta “...

Që, i dhimbset një “tungjatjeta”.

Ç’ka “demokrati” me mua

Që. delë e ftohet në Krua.

Vallë, e zemëroi çiftelia

Që, më akuzoi te Paria?!

Çka “demokrati” me mua

A, e di: se: Unë prapë e dua!...

E MORA LAPSIN

DOLA PËR GJAH

E mora lapsin, dola për gjah

Seç, u ula nën një ah.

Pusi vura te Shatërvani

T’i shoh burrat që ka Vatani.

Struket krahëve, shpatat në dorë

O lum e lum për këta “dëshmorë”!

E mora lapsin, dola për gjah

“Demokratët” tanë krah për krah:

Tym e zjarr nxjerrin nga goja

Skuqet, ndizet flakë foltorja.

Në dyluftime i përzienë kësulat

Fyt për fyti, u rrokën burrat.

Flakë më flakë, te Shatërvani

O priti, priti këta burra mejadni!

Pusi, u vura në “Trumbeta”

Shkrepa lapsin, o tungjatjeta!...

NJËZETETRE PASHALLARË

Ehu! Njëzetetre pashallarë

Seç, na ranë në “Bit-Pazar”.

Nën hije të Rrapit, Shatërvan

Zaptuan Parlamentin. Kalanë.

-Ç’ke shqiptari që po qanë

Kur ne, e kemi, o “Babanë”.

Ehu! Njëzetetre o pashallarë

Koalicion lidhën me gazdallarë.

Fytas u rrokën në dyluftime

Kabineteve, bënë fjalime.

Tym e flakë, nxjerrin nga goja

Bindshëm të na duket loja.

-Ç’ke shqiptari që po qanë,

Kur, ne e kemi o “Babanë”.

ÇIA THOSHTE DEPUTETI

Ç’ia thoshte, deputeti

Mu në mes Parlamenti:

Do ta rrënojmë një mur,

Do të ngrejmë edhe flamur.

Gjuhën shqipe – zyrtare

Barazi të plotë kombëtare.

Kolltukë, nëpër kabinete

Shkolla e tri universitete.

Ç’ia thoshte, moj deputeti

Mu në mes të Parlamenti:

Urtësi, gjeçi belanë!

Edhe, ne kemi “Babanë”.

Parlamenti seç zien brenda

Era barot, i vjen përjashta:

Nëse, struke nuk na delë

Do bëjmë pushtet paralel...

ÇKANË KOLLTUKET

QË RËNKOJNË

Ç’kanë kolltuket, që rënkojnë

Derdhin lotë, po vajtojnë:

Këta “demokratët” e soçëm

Këmbekrye komunistë të moçëm.

Që, i ndërruan vetëm maskat

Hu më hu, çirren si laraskat.

Nuk dorëzohen, s’i hedhin armët

Amanet, thonë: na e lanë të parët,

Brez pas brezi t’u dalim zot

Kolltukeve që i fituam me barot.

Ç’kanë kolltuket, që rënkojnë

“Demokratët”, mezi i durojnë...

KORDINATORI NR. 2 – LIBERATOR

Nëno moj, ç’po përpiqet

Ndizet, tretet, flakë digjet:

Foltoreve, nëpër dyluftime

Intervista jep, “hap” burime.

-Liri kërkon në televizor

Edhe, ky “demokrat - Liberator”.

Nëno moj, gojëmjaltë - zemërlepur

Shpirtshitur, rrugëve i përndjekur.

Fitore korri, i tuboi dhentë fushës

Çështjen e vëllait ngriti në Parlament.

-Gjakftohtë, në emisione, superorator

Edhe ky “demokrat - Liberator”?!

Nëno moj, ky hero - ky trim

I kalitur për “vëllazërim - bashkim”.

Gojën plot parulla – demagogji

Seç, më hyri tinëz në elegji.

-Edhe ky “dëshmor – Liberator”

Ti, s’i dhe: as, fron mbretëror...

MUSTAQET S’TI ZË PARLAMENTI

Kur, më ulesh nga fundi

Nina - nana, po të përkundi.

Biro, të më rritesh si Sharri

E, trim të bëhesh si kryetari.

Kur, më ulesh në çajtore

Zërin ngre për fitore:

Biro, dil pak në binë

Nxirre, edhe ti alltinë!

Kur më delë, o nga qyteti

Mustaqet s’ti zë parlamenti...

AS I GJALLË AS I VARROSUR

E rritën, i dhanë tambël

E ngritën rrugëve somnambël,

E shëtitën shtëpi më shtëpi

E shitën viç të pa lëpi.

E maskuan nëpër “Bit-Pazar”

E sakatuan për ta shpëlarë.

E lidhën në Kabinet, si qen

E, zgjidhën këlysh nëpër Qytet.

E ndërsyen mes rreshtave

E shkërdhyen përtej eshtrave.

Pa kokë - i trembur

Pa zemër - i tredhur.

Sakatosur, e gjakosur

As i gjallë, as i varrosur...

DY ZAGARË NËPËR ÇARSHI

E mora lapsin dola në Çarshi

Dy zagarë më rrinë karshi:

Ma bëjnë me sy

E, ma bëjnë me kry’.

E mora lapsin, dola te Shatërvani

Dy zagarë, rehat s’më lanë:

Ma bëjnë me dorë

E, më gjuajnë me borë.

E mora lapsin, u dola karshi

Dy zagarë më ndjekin nëpër Çarshi...

(BINI O TRUMBETA - BINI)

Bini, o trumbeta, bini: edhe, Nesër:

Maleve të Zajazit, te Drini!

Nga gjumi na zgjoni,

Këngë kaçakësh këndoni!

Që, s’i trembi Sulltani, as Krajli

Bini, që të tundet mali!...

Bini, o trumbeta, bini

Të dridhet “Bit-Pazari”, zengjini!

Shatërvanit t’i dalë gjumi

Këngën , të mos e ndalë lumi.

Që, me vite ecën nën atë Urë

Bini, sokaqeve nëpër gurë!

Bini, o trumbeta, bini

Edhe në vdeksha, prapë më prini!...

Përmes Shkupit, Shatërvan, “Bit- Pazar”

e kam Rrapin që më qanë

(Nga libri: ZGËRDHIRJA (humor dhe satirë, Shkup 2025)