Ukshin Zajmi: Tri poezi
| E marte, 17.02.2009, 08:11 PM |
Ukshin Zajmi
Zë nga varri Çam
Gjashtë e sa dekada,
Varri ynë heshti
-nuk priti lule nderi
e nuk iu fshi pluhuri.
Jemi shumë ketu:
disa u gropuam
nga natyra,
disa nga dreqi Z
në Paramithi e Filat
që n’ Gumenicë ka shtat.
Zëri, vie edhe nga Parga
Margëliçi, Konispoli
e nga shumë vende të tjera:
-Ejani o njerëzit e mij
ne po u presim
të çmallemi
për jetën e ndarë
shumë dhjetëvjeçare,
të flasim
për nipër e stërnipër
e të mësojmë
për fatin e fëmijëve tanë.
U tradhtuan
edhe vëllezërit tanë
“se feja krijon komb”,
e dikur
zotit i luteshim shqip.
As ata
te varri nuk na vijnë
por, shetisin bri nesh.
Bota ecën përpara:
-vëllëzërit do t’pendohen
dreqin Z do ta vras rryfeja
siç e vrau koha.
E miqtë,
do të kthejnë
në vend të vet
të përndjekurit,
për t’i vizituar varret
e për t’ua lehtësuar dhëmbjet.
Shërbim lakuriq
Në këtë ndërrim shekujsh
Në Ballkanin e trazuar
Epshet shtazarake për tokë
U paguan me gjak e kokë.
Më nxorën nga shtrati,
Para fëmijëve m’u zbulua shtati,
Kolektivisht me dhunuan,
Edhe shoqet shumë duruan.
Na detyruan: darkën e dreqit
Ta servojmë me trupat tanë
Duke kënduar e shërbyer lakuriq
Atëherë kur fara jonë-konsiderohej hiq!
Vizita
Erdha si hije,
varri s’më mban
Te të vizitoi
o i pari i Gjinajve!
-Po ku jeni, more?
Kullat, sarajet,
sahat kullën,
e trojet ku i keni?
-Shih,
as Dedajt nuk janë
E as kroi i tyre
ujë s’pikon?!
Urës
i paskan humbur gjurmët
E as kausha s’qenka askund?
(eh… sa njeriu n’Kaushë
ka hangër dajak,
atëherë Mirusha
rridhte pak ujë
e shumë gjak!)
O, ju djem të rinj
Që këtu bëni rojë:
-Mos tregoni
Për hijën time-paranojë!
Po, varret,
ku janë?
Ç’tu them prindërve!
O ti djal i ri
Që më rrin karshi:
-Thuaj këtij “mileti”
Mos ta lypin historinë n’gjeti.
Vreshtat qenkan ba troje
Lamët shtruar n’beton
Krojet qenkan shkulur fare
S’paska vend, as për varre!
Rrënjët qenkan prerë
E rrëfimet, shterrë!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.