| E hene, 29.09.2025, 06:55 PM |
LUFTA ME ARMIK
E
PËR ARMIK
Fushatë e shëmtuar
propagande serbe: Albin Kurti paraqitet me akuza të rreme në një billboard
lëvizës në Nju Jork të SHBA -së.
NGA
KALOSH ÇELIKU
Kryeminsitri
i Republikës të Kosovës Albin Kurti, nuk ka nevojë të bëjë fushatë
propagantistike politike si Kryeministër i Republikës të Kosovës gjatë
fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare, këtë e bënë haptas para syve
të Botës vetë Serbia “demokratike” ish jugosllave. Nuk e do Kosova, por e “do”
Serbia. ”Vëllezërit” serb me të cilët bëmë luftë së bashku kundër armikut
shekullor, kemi marrë dhe dhënë me vite e shekuj edhe gra besnike. Histori
tjetër është ajo, se: ato gra besnike na kanë lindë edhe kopila. Vetëm, se: nuk
e di cilin e do më shumë Serbia, Albin Kurtin, apo Republikën e Kosovës?!
Reklamë
propagandistike serbe e partisë politike të “vëllazërim-bashkimit” jugosllav në
Nju Jork SHBA para kamerave televizive për pushtet dhe pasuri personale e
familjare si politikanë pakrye në dobi të Albin Kurtit. Nuk i bënë Kosova para
zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. I bënë Serbia, duke përhapur dezinformata,
përfshirë edhe një mbishkrim skandaloz të shfaqur në Nju Jork, në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës me mbishkrimin: “Kurti dhe administra e tij arrestojnë
dhe shqetësojnë fëmijët serbë”.
Në
Kosovë, nuk arrestohen fëmijët, por kriminelët antishqiptar. Propagandë e
Serbisë ndaj Dardanisë Antike, apo Republikës të Kosovës Sotme. Fyt për fyti me
armik, e për armik në “Liri”.
Reklamë
skandaloze nga Serbia për Albin Kurtin...