Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Të vdekur e të gjallë

| E diele, 28.09.2025, 06:35 PM |


Të vdekur e të gjallë

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Ka një sentencë që thotë:"Paragjykimi të vdekurve, rëndon mbi të gjallët". Nën këtë hulli mendimesh në raport "të vdekur e të gjallë" vjen e më përafrohet një"sekuencë" frazash nga "Lumi i vdekur" i JAKOV XOXES që thotë:"U ngjall Lumi i vdekur?Mjerë, të gjallët!" Dhe,  duke shteruar hamendësi e paragjykime për të vdekurit, sikur arrij në gjykim shumë hipopetik:-Po sikur të ngjalleshin të vdekurit, vallë ç'do ndodhte me ne,  të gjallët?!!!

*

Kur vdiq ai, unë kisha  emigruar. Sa e mora vesh,  u ndjeva keq. Se qe si befasi vdekja e tij: nuk kish as moshën(sa kish mbushur 70 vjeç) dhe nuk kish vuajtur nga ndonjë sëmundje. Ndieva dhimbje se humba një mik të dashur dhe, përmjet telefonit, ngushëllova të shoqen. Sa  mbarova  me telefonin, ngaqë kohën e kam me tepricë,  humba në hulli të tjeraqë, të gjitha, lidhur me vdekjen. Dhe, natyrshëm,  kaloja nëpër mend lloj-lloj vdekjesh, si: nga mosha,  nga sëmundjet e deri në ato aksidentalet.  Besoni apo jo,  por kishte momente që edhe qeshja nën buzë. Kjo ndodhte jo se jam cinik apo i ftohtë që vdekjet e të tjerëve nuk më prekin. Përkundrazi:jam shumë i ndjeshëm dhe prekem shumë, por, nëse qesh, nën buzë. Ja çfarë m'u kujtua:

Në lagjen tonë, kish vdekur Koli. I moshuar ky, KOLI,  dhe Katja, gruaja e Xha Taqos, i thotë të shoqit:-Mëngjesin e ke mbi tavolinë se ika andej tek Vara, se ka vdekur KOLI. Por TAQUA që nën joragan, i bërtet:- Mos shko, se jam duke vdekur vet!!! I biri, tek dëgjoi këtë"sherr" të vogël.ndërhyn:-Ore baba, po mirë bëri që vdiq  Koli.Koli ishte 75-vjeç!

-Po unë jam 80-vjeç mend"vdiq nga frika" xha TAQUA.

*

Një të sëmurë kronik, gati 80-vjeçar,  e viziton mjeku më i mirë që kishim në rreth. Pacienti qe miku im. Ishte boshnjak. Shtruar disa herë në spital, ky, boshnjaku qe bërë mik me mjekun. Të më falin lexuesit, në do hyjë paksa në të folmen e mikut tim, boshnjak.

I shkova mikut në shtëpi dhe, pak a shumë, zhvillova këtë bisedë.

-Hë, Bacë, çfarë të tha doktori?

Më ka pvet:-Sa vjetët i ke, Bacë?

-Tetëdhjetë e po shtyhem më tej, doktor.

E po më thotë, Aj:- Digjo, BACË! Tetëdhjetë vjet ke që nji kët sëmundje e ke mbi shpinë. 50-vjet ke kenë i ri e s'po pvet për sëmundë  hiç. Mandejna, kini ndrrue"konak" me të. Sëmundja të ka marrë kaliboç e po të mban mbi shpinë.Ka 30-vjet sëmundja që po të mban, por, sa shoh, sëmundja asht "lodh" e po të lëshonë për tokë.Mbahu fort...

Dhe  miku im i mirë, pas kësaj diagnoze ë"fundit", ndërroi jetë.

*

Por le të kthehemi atje,  në atë takimin tim me mikun që vdiq, kur qeshë larguar nga SHqipëria. Nuk di se si m'u shfaq një natë si i gjallë. U shfaq ballë për ballë me mua dhe nuk kisha se si t'i shmangesha.  Së pari, unë e dija që kish vdekur dhe nuk besoj që të ngjallet ndonjë i vdekur. Nëse do thoni, po KRISHTI a nuk u ngjjalllë, pasi kish vdekur? Nuk i hyj asnjë lloj gjykimi apo paragjykimi, por jam para një fakti të kryerë. Ai po vinte drejt meje.Pra, ishte gjallë?!!! Jo vetëm qe"ngjalllë", por, tek afrohej, kish vënë buzën në gaz,  siç e vëmë në gjithë ato raste kur takojmë miq të dashur. Pata, me të vërtetë, pak frikë dhe dorën nuk ia zgjata se(kush e di se ç'ndodh, po t'i japësh dorën një të vdekuri?). Se për të vdekurit, ka paragjykime me thes dhe të gjitha,  të liga. Malli më kish marrë, por nuk qeshë aq trim që të mposhtja frikën. Më dukej si mbi zemër të kisha një pirg me dëborë. Sado i frikësuar(dorën nuk ia zgjata), me gjysëmzëri thashë:

-Ti je?

-Unë.

-Pse? më pyeti. Kaq kam ndryshuar?

Unë as guxoja ta shihja në sy, por prapë, nën zë, si një pulë e lagur, i them:

-Për ku je nisur?

-Në shtëpi. E ku tjetër? Më griu malli për nipin.Eh, sa më ka marrë malli!

Unë tani u përlota.Pashë që edhe atij po i vareshin lot. Mua më induktohet dhimbja dhe, tek orvatesha,  të fshija lotët, ndërhyri Brahushi, që ishte mik yni i përbashkët.

Brahushi iu drejtua të vdekurit:- Ore por ti qenke gjallë dhe unë për ty mbylla tri ditë dyqanin dhe humba një mal me para dhe ja tek vjen dhe po shkoqesh me muhabet mu në mes të pjacës!!!

Tani dhe mua më zunë të dridhurat se u bëmë dy me Brahushin që shihnim një të vdekur të gjallë. Por i vdekuri, ia priti Brahushit:- Ore, prapë ju, të gjallët, nuk i kini lënë sherre? Unë kam tri vjet andej dhe kurrë nuk  është bërë një sherr për be. Kurse juve, të gjallëve, me sherre ju lashë e me sherre ju gjeta.Këto sherre më erdhën në majë të hundës që më dërguam më shpejt në atë botë.

Si tha kështu, humbi mjegullash. Më nuk e pashë. Gjumi më nuk më zuri.Ndenja më gjatë në krevat dhe, kur u kthiella, thashë:-Vërtet ëndërr e çartur, po sikur përcolli një mesazh nga të vdekurit për ne, të gjallët:

Vallë,  a do t'i lëmë sherret ne, të gjallët?!!!

Tiranë, 25 shtator  2025