Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Shegëz e ëmbël shtatori

| E enjte, 25.09.2025, 06:04 PM |


SHEGËZ E ËMBËL SHTATORI

- Mbesës Amaris, që mbushi 4 vjeçe -

Albert HABAZAJ

Sa shumë e kemi pritur

Ne 23 Shtatorin,

Amushja sot është rritur

Mbushur me gaz kraharori.

Kraharori i saj i vockël

Sa e një zogu të bukur,

Krenohet me Perlën motër

Pas saj shkon e vjen si flutur.

Porsi flutur buzagaze

Qesh e rend e s'ka të lodhur,

Na bën ojna, është plot naze

Lodrat e saj s'kanë të sosur.

Lodrat janë bota e Amit

Është fantaziste, bën art,

Kukull e babit, e mamit

Për ne ujëvarë me mjaltë.

Ujëvarë me mjaltë vërtetë

Si për gjyshërit dhe gjyshen,

Shumë gjëra i bën vetë

Shumë më mirë e më ndryshe.

Më ndryshe, se është e madhe

Dhe shkon në kopsht serioze,

4 vjeçe, si sorkadhe

Shumë e do edukatoren.

Se në kopsht edukatorja

Amushen e ka si shpirt,

Se Ami është shembullorja

Si Amushja s'ka të dytë.

Lozonjarja në shtëpi

Loz si varkëz që ngre velat,

Na heq gurët, s'do t'ja dijë

Kur lozim shah unë e Perla...

Ne njëri-tjetrin në sy

Shohim dhe qeshim me zemër,

Rreth tavolinës, aty

Na vështron shegëz e ëmbël.

E ëmbël me aromë është Ami

Sot sa shumë dhurata mori,

Kukullave u bën nani

Shegëza shije shtatori...

Vlorë; e martë, 23.09.2025