| E enjte, 25.09.2025, 06:41 PM |
Mihal Gjergji
ÇAMJA
U
gjendëm të dy ballëpërballë
Si
vjesht’ e florinjtë me dimrin zemërak
Në
krah frynte deti me valë
Nuk
di pse morrnicat i ndjeja në gjak!
Nuk
fliste, po qeshte. Dalldisa i tëri
Poeti
ngjason me fëmijën pa faj
M’u
mekën, dhe fjalët dhe zëri
I
bindur vrapova pas hapit të saj
Si
pranga e ndrynin dy komça jeleku
Mbi
gjinjtë e harbuar, që donin liri
Mëndafshi
i flokut këmbente te bregu
Stërkala
ylberi, që ndjellin magji
Rrëmbimthi
u tretëm në afshin e nxehtë
Provova
të vdes e të ngjallem sërish
Jam
çame, më tha, me zërin e beftë
Dhe
foli e foli me fjalë perëndish
Rrëketë
e pasionit në duf çmendurie
Ju
shtuan Bistricës, u derdhën diku
Dhe
trupi ju drodh si dramë çamërie
I
zbrita mbi krye një copë qiell blu
Dhe
shkau e trembur, me ankthin në pritje
Por
mbiu te kënga, në sy domosdo
Këmishën
e erës e vesha në ikje
Kamzhikët
e dhimbjes më rrihnin kudo!
Sarandë, Shtator 2015.