| E merkure, 24.09.2025, 06:38 PM |
Më 26.6.1983, ora 3.00, nga një vend midis Vërnikut dhe Kapshticës u arratisën dy familje me 10 veta:
-Familja
e shtetasit Ideal Emin Cani (vitlindja 1947), me gruan, dy fëmijë të vegjël dhe
vëllain, banues në Bilisht.
-Familja
e shtetasit Engjëll Lutfi Canit (vitlindja 1955, djali i xhaxhait të Eminit),
me gruan dhe tre fëmijë. Këta kishin qenë të internuar në Gradishtë të
Lushnjës, por vazhdonin në banonin atje.
Baballarët
e Idealit dhe Engjëllit ishin arratisur në vitet 1953 e 1956.
Për
të kaluar klonin, përdorën një palë shkallë të gjata, duke e befasuar regjimin
me këtë veprim. Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në zona të tjera
kufitare.