| E diele, 21.09.2025, 06:54 PM |
Ku po Shkojmë(!?)
Nga
Jaho Brahaj
Saraji
i Toptaneve u ble me leket e taksapaguesve te Tiranes dhe u projektu per Muze
Etnografik te Tiranes, tani na del Qeveria dhe thote do ta bejme Muze te Artit
Islam.
-
Projekti per Muzeun Etnografik të Tiranës njoftohemi se do behet Muze i Artit
dhe Trashëgimisë Islame.
-
Jemi i vetmi vend ne Ballkan qe nuk kemi Muze Etnografik Kombetar.
-
Qe ne emerim duket qarte se ky eshte muze me permbajtje fetare.
-Ne
Sot kemi nevoje per Muze Etnografik Kombetar dhe Muze Etnografik te Metropolit-Kryeqytet,
Tiranes, ashtu si u planifiku dhe per kete qellim u ble godina Sarajet e
Toptanit.
-
Kjo nisme e gabuar e Qeverise Shqiptare te shpallur nga Ministria e Kultures,
per ndryshimin e projektit, eshte nje mohim dhe neglizhence per ne shqiptaret
te shpalosim, popullarizojme, ekspozojme dhe dokumentojme Pasurine e Etnise
Tone.
-
Kjo nuk i sherben ruajtjes dhe trashegimise Kombetare, kerkese qe e kerkon ne
cdo hap te integrimit dhe Europa e Bashkuar.
-
Ne rradhe te pare duhet qe ne shqiptaret te punojme te ruajme, studiojme dhe
popullarizojme trashegimine tone materiale, shpirterore dhe artin tradicional
kombetar, kjo eshte detyrim qytetar dhe kushtetues, pastaj te ngreme muze te
Orientit etj. etj.