Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Kur do të na hapen sytë?

| E diele, 21.09.2025, 08:41 PM |


Kur do të na hapen sytë?

Nga Gjon Keka

Jetojmë në një kohë të çudtishme. Ka kohë që në Kosovë janë mbledhur disa dukuri negative si Helmi apo Sepsa(Sepsis) që për çdo ditë helmojnë të tjerët dhe i shkaktojnë plagë madje disa nga dëmet e kësaj Sepse(Sepsis) rrezikojnë kombin, popullin si dhe shtetin e Kosovës.Për çdo ditë preken ashpër plagët e historisë,  por nuk ka një udhëheqës që arrinë t'i dal për ballë e t'i luftojë pamëshirë ata që po i rrisin dhe prekin në mënyrë të ashpër plagët e pashëruara të historisë së kombit tonë.

Dalin individ e grupe ideologjike fetare e jofetare, injorantë e renegat etj,  dhe nxjerrin nga goja e tyre llojë llojë helmi si dhe njollosin vazhdimisht personalitetet dhe figurat kombëtare e humane të kombit dhe që është më e keqja ata kanë marrë edhe sëpatën dhe duan ta heqin „Pemën e Madhe e të Lashtë" kombëtare të identitetit tonë kombëtar iliro- arbëror europian e cila i ka rrënjët e thella historike e të shtrira e të lidhura ngushtë me tërë kontinentin europian.

Qëllimi i këtyre individëve e gurpeve ideologjike fetare islamike është se ata nuk duan Pemën e Madhe e të Lashtë kombëtare sepse rrënjët e saj janë ilire- dardane dhe europiane, por ata duan që në vend të saj ta vendosin një llojë Peme artificiale fetare islamike ashtu sikur duan dhe kanë qejf e dëshirë të zjrrët edhe armiqtë e kombit tonë. Pra ata duan që duke tentuar t'i heqin këto personalitete e figura kombëtare e humane kombëtare arbërore europian si dhe Pemën e saj të Madhe e të Lashtë ta zhdukin nga faqja e dheut emrin arbëror, dardan europian dhe në vend të saj ta vendosin ndonjë emër ashtu sikur i përshtet ideologjisë së tre fetare dhe ashtu sikur duan armiqtë e kombit tonë.

Tendencat e tilla demoniake vijnë nga brenda Kosovë sepse aq shumë është financuar në errësirën e Kosovë nga armiqtë sa kushdoq që tenton të hedh pakë dritë dalin bijët e errësirës dhe sulmojnë me shigjetat e tyre helmuese fetare gjithë ata që duan që Kosova dhe kombi ynë të mos i takojë errësirës por të jetë në anën e dritës së saj të natyrshme kombëgtare dhe pjesë e familjes europiane, ashtu sikur e kanë trasuar mbrojtësi i madh i civilizimit zë përbashkët euroian Gjergj Kastrioti, pastaj rilindasit e deri në ditët tona bijët dhe vijat e vërtetë të gjakut të Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit dhe Nënë Terezës.

Për ta hedhë në errësirë një popull, shtet apo komb, hapi i parë që errësira dhe bijtë e saj punojnë natë e ditë është vrasja e lirisë së fituar me gjak,  hapi i dytë është mohimi i të kaluarës dhe figurave themeltare kombëtare dhe hapi tretë dhe përfundimtar është kur sulmohen apo njollosen bijët e pakët dhe të rrallë e të vërtetë të kombit që duan dritën për atdheun, shtetin dhe popullin e tyre.

Ne që jemi të pakët por që nuk ndalemi dhe nuk heshtim përballë errësirës,  për çdo ditë njollosemi,  përgojohemi,  kërcënohemi,  ofendohemi dhe giitha të zezat që vetëm në kokat e njerëzve me mendje të errët mund të dalin e që e kanë për qëllim që ne të mos flasim e të duam dritë apo bëjmë dritë për kombin dhe shtetin e popullin tonë dardano arbëror europian.

Kur të gjitha këto sulme e njollosje e mohime bëhen e që ka vite e vite që helmi i tillë shpërndahet kudo në Kosovë,  pse nuk ngriten pushtetarët nëse e duan Kosovën dhe flasin plotë gojën demokraci,  liri,  qytetërim, Europë, drejtësi e barazi etj,  e me iu përvjel punës, e me anë të ligjitë dhe më të gjitha fuqitë që udhëhqësit e të gjitha institucioneve kanë e me i luftu këto dukuri negative që për çdo ditë e vrasin lirinë, pavarësinë,  demokracin,  të drejtat e njeriut pa dallim, barazinë e drejtësinë etj.

Koha është që secili që është në krye të shtetit apo institucioneve të Kosovës dhe që ka përgjegjësi të bëjë që është e mundur që kjo e keqe që i ka hyrë brenda popullit tonë të largohet sa më parë dhe që Kosova jonë e dashur që ka një histori vuajtjes t'i kthehet vetes e lirisë dhe lulëzimkit drejtë të ardhmes së saj të mirë dhe integrimit në familjen europiane aty ku edhe e ka vendin e saj historik,  gjeogrsafik e kulturor apo shpirtëror, pra aty ku e ka djepin e përbashkët, shtëpin e madhe të përbashkët të civilizimit europian.

Si më parë në kohë zgjedhjesh edhe tani, secili duhet të kuptojë se çdo koketim me individ, renegatë e grupe të tilla helmuese ideologjike fetare do të thotë përkrahje apo bashkëvrasje e lirisë,  identitetit,  njollosjes e figurave kombëtare dhe humane dhe vetë shtetit dhe të ardhmes së tij. Kur do të na hapen sytë?

Është koha të mendohet jo për vota,  por për të ardhmen e lirisë,  identitetit,  shtetit, kombit, figurave kombëtare themeltare dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës si shtet. Është koha e vetëdijësimit kombëtar e politik,  si dhe e njohjes së historisë së kombit tonë. Është koha si pushtetarët, institucionet e partitë politike, por edhe secili dardano-arbëror i vërtetë i Gjergj Kastriotit që armiqëve të brendshëm pra atyre individëve, renegatëve e grupeve të tilla ideologjike fetare të mos u lihet asnjë kanal që ushqen helmin e tyre, helm ky që ka për qëllim zhdukjen e çdo gjëje që është dardano-arbëror europiane.

Dhe krejt në fund kur një popull apo komb zgjohet nga gjumi(fjetja) e tij në ekzistencë dhe me ndjenjën e të bërit më i madh për nga vlerat,  më i pavarur dhe më i fuqishëm se sa ishte,  ka luftuar e ka derdh gjak për të arritur këtë pavarësi e liri,  dhe lufton për çdo ditë që t'i mbrojë ato,  ai duhet gjithashtu të ketë forcën dhe burimet e nevojshme fizike dhe morale për të ruajtur atë që ka arritur dhe për ta mbajtur atë përgjithmonë dhe për t'ia siguruar brezave të ardhmen e tyre brenda familjes europiane. Me këto rreshta të fundit lutem që helmi i urrejtjes, xhelozisë,  i vëllavrasjes,  errësirës,  injorancës, renegatizmit etj,  të largohet nga mesi popullit të Kosovës dhe që Atdhu im,  Dardania jonë e lashtë të frymojë e lirë, e natyrshme dhe që një ditë t'i bashkohet familjes së kombeve të civilizuara europiane.