Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Lulet në oborrin poetik të Luan Xhulit

| E premte, 19.09.2025, 05:28 PM |


Lulet në oborrin poetik të LUAN XHULIT

Vëllimi lirik "Mos ma turbulloni puthjen"

(ese)

Nga Përparim Hysi

Poeti LUAN XHULI kishte ardhur nga ATHINA dhe, ngaqë do shkonte në DEVOLL, ku i ka rënë koka,  qëndroi në TIRANË, sa shkëmbyem nga një kafe malli. Jo vetëm kaq:më dhuroi librin e fundit, të porsabotuar, "Mos ma turbulloni puthjen" dhe kam që dje pasdite dhe deri tani që po shkruaj, me darovën e tij aq të vyer. Kam thënë dhe diku tjetër:nuk ka dhuratë që më gëzon më tepër se sa një libër. Kur më dhuron një libër një mik, unë, sado me flokë të bardha, kthehem në atë fëmijën që i gëzohert shpirti nga një lodër që i dhurojnë. Po, kur merr një libër nga një POET  si LUAN XHULI nuk ke se si mos ngarkohesh emocionalisht. Ka një poezi të ngarkuar me metafora, pothuajse, tronditëse.

*

Nuk kam se si ta vazhdoj këtë ese, pa u njohur në"vija të trasha" se kush është LUAN XHULI? LUAN XHULI është dhe poet, por dhe shkrimtar. Jo vetëm kaq, por LUAN XHULI shkruan sa në gjuhën shqipe dhe po aq dhe në gjuhën greke.

Në gjuhën greke, e ka bërë ferk: është lauruar me çmime,  Nga KLUBI i Shkrimtarëve në emigracion" Drita"në vitin 2008 është nderuar me çmimin"ALI ASLLANI" si liriku më i mirë i vitit. Liibri poetik,  në gjuhën greke"Biografia e syve" u vlerësua ndër 38-veprat më të mira poetike të vitit  dhe u regjistrua në"Antologjinë e poezisë greke". Vëllimi tjetër, po greqisht, "Agjios Prodhotis"(Engjëll tradhtarë), u radhit në 10-vëllimet më të mira të vitit, në vitin 2015. Është pjesëmarrës në Antologjinë Bashkëkohore Greke, që u botua në gjuhën angleze(CROSS-SECTION)2015; në AMERIKË(San Francisko, CA, botimet "ERATO"). Është anëtar i Lidhjes"Klubi i POETËVE GREKË". Ka marrë pjesë në 5-Festivale Ndërkombëtare në gjininë e poezisë.Poezi të veçanta të tij, janë botuar, anglisht, frëngjisht, italisht dhe turqisht.  Dhe tani, në vitin 2025, vjen me librin me lirika"Mos ma turbulloni puthjen". Çudia e këtij POETI kaq me vlerë qëndron në një fakt shumë domethënës: LUAN XHULI nuk ka studiuar për letërsi, po për KIMI INDUSTRIALE.

*

Kushdo që lexon këtë biografi letrare të tij, pa dyshim, që do bëjë pyetjen:- Po si është e mundur? Kësaj pyetjeje që nuk është retorike, i përgjigjem përmjet POETIT RUS (më vonë Nobelist Josif Brodski) që, kur e nxorën në gjyq dhe e pyetën për profesionin,  u përgjigj:- Unë jam poet!!!

Ti, poet? Pyeti dyshues gjykatësi, Por ti nuk ke shkollë për poet! Dhe ai që në gjak e kishte poezinë, tha:-Unë e di që poezia është peshqesh nga ZOTI. Dhe ky, "i pashkolli" një ditë u bë NOBELIST. Analogjitë nuk janë kurrë të njëjta, por në rastin tonë,  kemi të drejtë të themi:-Poezia është dhuratë e ZOTIT për LUAN XHULIN. Dhe këtë dhuratë apo "peshqesh të ZOTIT", LUAN XHULI nuk e mban për vete, por e ndanë me ne.

Titulli i kësaj eseje nuk është sajuar nga unë, por është thënë nga POETI i MADH SPANJOLL LORKA(është poeti që u ekzekutua nga FRANK0 në vitin 1936). LORKA ka thënë:"Çdo libër është një oborr.Lum ai që di të mbjellë lule në atë oborr dhe me lulet ushqen shpirtin e vet." Kësaj metafore të bukur të LORKËS mund t'i shtoj vetëm këtë:LUAN XHULI me poezitë e tij apo"Lulet e LORKËS" nuk ushqen vetëm shpirtin e tij, por na "ushqen" të gjithë lexuesëve të tij. Se kur kujtoj që libri i LUAN XHULIT  dhe jo vetëm ky me lirika,  kalon si dhuratë nga qindra e qindra lexues,  më bën ta mendoj në atë pozitën e atij njeriut që ANTISTENI, nxënësi i  SOKRATIT,  e përcakton kështu:" E vetmja gjë që nuk ia rrëmben askush, është kënaqësia që ndiejmë kur bëjmë një vepër të mirë."  Dhe, pa dyshim,  kënaqësi të veçantë ndien POETI.LUAN XHULI duke dhuruar librin e tij. Jo më kot VICTOR HYGOI ka thënë:"Letërsia prodhon qytetari dhe poezia prodhon idealistë".

*

Kur shoh poezitë e këtij vëllimi lirik, më ndodh ai fenomen që POETI i NDJERË AGIM SHEHU, e ka kënduar me vargje:"Rri, po nuk më rrihet/se më shkojnë mornica... Dhe mua, tek i lexoj,  më shkojnë mornica.Befasohem nga figuracioni lerar aq i goditur dhe, sado që e heq vetën si pakëz poet lirik,  mornicat janë aq emoconale se ngarkesa është tronditëse. Dhe them:-Poezia e LUAN XHULIT është njëlloj ngazëllimi artistik që të befason.Artistja FRANCEZE DINA VIERNY(1919-2009) ka thënë:" Arti dhe poezia janë njëlloj  ngazëllimi, një lloj klithje a përgjërim ndaj të bukurës". Në  poezitë e LUAN XHULIT gjen o"një ngushtim shpirti për një përqafim/ o"për një rrahje supi" e deri për një puthje". Si mos mbetesh gojëhapur nga metafora , si:" e këputi shtatori llastikun e vapës". Ose"Dua të kreh bukurinë/me foljen time... "  Dhe"java ka ngelur si një letër e kthyer/në kutinë e postës të shpirtit tim".Nuk se si mos çuditesh me çdonjërën poezi pas tjetrës.Kurba e cilësisë së vargjeve (kur thoshte LASGUSHI, vargjet dalin nga shpirti) nga një poezi në tjetërë sa vjen e rritet:"Ndjenjat kanë pasaporën e dhembjes/vdesin e lindin me"Pin" të njëjtë/shpirtërat thërrasin në alarm/ Lotët shiten në internet me ulje çmimi."

Sa bukur këndon POETI tek poezia"Inati";"Do ta thyej pasqyrën e banjës/do ta thyej. Më nxjerr gjuhën/sa herë e përshëndes... Di aq shumë gjëra për mua/sa unë vlej, sa një copëz e thyer... Plaga e emigrantit rrjedh për poetin(ka emigruar në Greqi qyysh nga viti 1995) dhe lexoni:" Unë, emigranti.mbeta si çelës i thyer/brenda dy bravave të huaja.

.... jam si një jetim i pastrehë. Në poezinë"Në vend të një letre"  ... Largësinë prej teje/ ma shoqërojnë dënesat/Psherëtij/dke fshirë lotët që nuk më thahen si më parë. E bukur poezi për GJYSHET."u plakën mollët e kopshtit/që dikur i kish mbjellë imatë/Tani ngjasojnë me gjyshet/që të merakosura/prsin tek sofati i portës. ... flasin me diellin dhe me duarët e tyre, poshtë përparses/numërojnë ditët e javës. Dhe po të vazhdoja të citoj vargje nga LUAN XHULI, zor se do i jepja fund kësaj eseje.Ka vargje ku  ku POETI qan nga malli për ATDHENË;për prindërt që kanë ikur;për shokë e miq që nuk janë më,  se, siç thotë VIKTOR HYGO"Sytë që qajnë shohin më mirë". Dhe për ta mbyllur, nuk kam si mos citoj JOHN RUSKIN që thotë:"Aty ku  dashuria dhe zotësia punojnë bashkë, dalin kryevepra"

Kryevepër është ky VËLLIM  i POETIT LUAN XHULI dhe ndaj i uroj:-Vetëm suksese!

Tiranë, 18 shtator 2025