Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: "Sa të jetë gjallë ky..."

| E enjte, 18.09.2025, 06:50 PM |


Maksim Esat Rama, lindur në Tiranë më 31.7.1957. Dënuar 5 herë për vepra kundërshtuese ndaj njerëzve të pushtetit. Internuar në Kotë të Vlorës. U arrestua më 24.4.1978 sepse duke parë fotografinë e E.H ishte shprehur: “Sa të jetë gjallë ky nuk do të kemi gjë në vijë, veç vuajtje, sepse të gjithë këtu janë ose të internuar ose në burgje”. U akuzua në bazë të neneve 55/1 e 31/a të Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Vlorë, me vendimin nr.169, datë 20.8.1978, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet e 4 muaj heqje lirie, heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet dhe pagimin e shpenzimeve gjyqësore. U lirua më 20.11.1989 nga Reparti nr.303 Spaç.

Fotografia është e datës 8.7.1990 në ambasadën gjermane.