Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Buka

| E enjte, 18.09.2025, 06:02 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Buka

Shkoi Shoku Enver një ditë drejt

kazermave ushtarake me radhë,

me pallto të gjatë e sy të mprehtë,

të gjithë ushtarët në rresht si gardh.

I largoi oficerët, mbeti me ushtarë,

pyeti tre herë njësoj pa ndërprerë:

- A ju del buka, o ushtri e popullit?

- Na del e na tepron, shoku Enver!

Një shkodran foli guximshëm,

me buzëqeshje e zë të qetë:

-  Po tepricat i hamë, shoku Enver,

por s’na dalin kurrë me të vërtetë!

Enveri ngriti vetullat kaçurrel,

me mrrolat në fytyrë, duke menduar:

- Eja me humor, eja me satirë,

ushtria e bukës, populli i paduruar.

Buka u bë alegoria e bisedës,

tepricat simbol i lirisë në fshehtësi,

ushtarët qeshnin e hanin ç’u tepronte,

se jeta është e ngopur me ironi!

Sevdail Hyseni, marrë nga libri satirik në dorëshkrim “Karnevali i Hipokritit”

(Karikatura nga interneti)