| E merkure, 17.09.2025, 05:40 PM |
Presidenti
Joe DioGuardi me anëtarët-studentë të Ligës Shqiptaro-Amerikane
BASHËN
E PARAGJYKOJNË INJORANTËT DHE INFERIORËT E POROSITUR!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Opozita e shokuar nga goditja që mori
nga populli, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, nuk po arrin të pajtohet me
vazhdimin e opozitarizmit. Kishte parashikuar humbjen, por edhe bllokadën pas
zgjedhore, për krijimin e institucioneve kuvendore. Dhe, për këtë bllokadë,
opozita nuk pushoi së akuzuari partinë fituese, LVV. Bllokada kishte qëllimin
absurd e hiç logjik, për ta grabitur fitoren, pothuaj se, plebishitare në
tavolinë.
Zgjedhja selektive për koalicionin të
LVV, ishte parimore. Klasa politike e Kosovës, skajshëm e kontaminuar, e
helmuar nga krimet vrastare e hajnore, për një çerek-shekulli, madje e pa
ndëshkuar nga drejtësia e kapur. Populli Kosovës, i lodhur nga sundimi i
komandantëve mujsharë e zullumqarë të brendshëm, por, rrast të shantazhuar nga
Serbia, ricikloheshin, lehtësisht, në pushtet, pavarësisht se ata ishin
vrasës serikë dhe hajna të pangopshëm të pasurive të brezave shqiptarë.
Kryeministri Kurti, edhe pse qytetar
lindak i Prishtinës, nuk ka bërë jetën e fshatarit, bariut, por, ka mësuar se
një lugë kos, e tharton një kazan qumësht, vendosi t`i përjashtojë subjektet e
PAN-it nga bashkëqeverisja e ardhshme. Dhe, preferoi vetëm LDK-në, e cila është
e vetmja parti parlamentare, ashtu si LVV, nuk ka vrarë shqiptarë dhe as nuk ka
afera hajnore. Çuditërisht, për të keqen e LDK-së, por edhe të vetë Kosovës,
një klan i hershëm brenda Kryesisë, ngulmon ta ruajë miqësinë e vjetër me
PDK-në dhe iu bashkua bllokadës kuvendare, palë me PAN-in.
Propozimi i 4 deputetëve radhazi,
ministra të shquar nga partia fituese, LVV, Albulenë Haxhiun, Donikë Gërvallen,
Hekuran Muratin, Arbërije Nagavcin, por u refuzuan nga opozita e bashkuar,
bllokuese faktike e Kuvendit të Kosovës. Kandidatin e pestë me radhë për
kryetar të Kuvendit, LVV, e propozoi deputetin brilant, Dimal Bashën, i cili
mori votat e bollshme nga Parlamenti, duke u bërë kryetar meritor i Kuvendit të
Republikës të Kosovës. Zërat e çjerrë konspirativ nga opozita PAN-iste
destruktive, janë zhurmues të dëshpëruar, që nuk kanë fare peshë në jetën
politike të vendit. Ata janë përjashtuar, për krimet dhe veprat tjera të liga
të tyre.
Në shumësinë absolute të mediave
kriminale, për 24 orë, ditë e natë, nuk pushojnë së lehuri gazetarë të shitur
dhe pa fije dinjiteti dhe integriteti, kundër kryetarit të zgjedhur ligjërisht,
Dimal Basha. Po bëjmë krahasimin e njërit nga deputetët kriminelë të PAN-nit,
si përfaqësim i sojit të shumë syresh PAN-istë, me Dimal Bashën:
Njëri nga deputetët e PAN-it, tashmë,
por që përfaqëson deputetët tjerë të këtij soji, yll i televizioneve të kapura
nga banda e "komandantëve", vazhdon shpifjet kundër Bashës dhe
partisë së tij, duke lavdëruar vetën për "mrekullitë" e tij të bëra
për Kosovën! Ky mostrum e konsideron të turpshme zgjedhjen e Dimal Bashës për
kryetar! Ndërkohë që ai vetë njihet si vrasës me kartelë, bandit e hajn zyrtar,
i cili përfaqëson lukuninë lehëse të PAN-it, assesi, nuk duhej ta ndotte
Parlamentin me praninë e tij dhe të tyre, në institucionin tempull të shtetit.
Dhe, shtrohet pyetja: A më e turpshme është kriminalizimi i tij i
shumëfishtë në Parlament, apo Basha, i cili, jo vetëm nuk është vrasës, por as
që njihet për asnjë rast penalizues në të gjithë jetën e tij të dlirë? Ky soj
deputeti nuk është i arsimuar, edhe nëse ka blerë ndonjë diplomë, ndërkohë që
Basha ka përfunduar dy fakultete, në Universitete prestigjioze të SHBA-së!
Dimal Basha - i shquar në studime dhe
atdhetarizëm
Dimali ka lindur në Prishtinë, por
familja e tij është e ardhur nga Novosej të Lumes së Kukësit. Luma, në gjysmën
e parë të shekullit të kaluar, u përballë me pushtuesit serbo-sllav. Edhe pse e
përgjakur, nuk u nënshtrua. Ushtaraku luftarak atdhetar, Muharrem Bajraktari,
me lumjanët e tij trima, luftoi kundër pushtuesëve të huaj, por edhe kundër
argatëve të tyre, që solli në pushtet filo-sllavin Enver Hoxhën, me bandën e
tij komunisto-fashiste. Muharrem Bajraktari, më shumë bashkëluftëtarë të tij,
në shpëtim të jetës, mërguan në në botën Perëndimore dhe Kosovë. Ai prehet në
varrezat e shqiptarëve në Belgjikë, përkrah Enver Hadrit, Hero i Kosovës dhe të
bashkëluftëtarëve tjerë shqiptarë.
Hakmarrja e regjimit
komunisto-stalinist ishte e egër dhe skajshëm kriminale. Luftëtarët idealistë
për Shqipërinë Etnike, u pushkatuan në grupe dhe pa gjyq. Gjyqet
post-komuniste, në vitet `90-a, kundër komandantëve vrastarë të monizmit,
si Shefqet Peçin, me komandantët e tij kriminelë, u dënuan me burg të përjetshëm
dhe dënime tjera të shkallëzuara.
Në mesin e familjeve të arratisura, nga
regjimi komunisto-fashist të lakeut të jugosllavëve, rusëve. kinezëve dhe
llumëhanës tjetër antishqiptare, Enver Hoxha, ishte edhe familja e nderuar, por
rrast e persekutuar Basha. Ata që nuk arritën të largoheshin, u
ekzekutuan, u burgosën, u dënuan me vite e dekada burg dhe internime, me punë
të rënda të detyrueshme, duke i degdisur në rrethe tjera, deri në Kurbin!
Pinjolli i familjes intelektuale Basha,
Dimali, u shqua si shkollar i shkëlqyer dhe meritoi -Tokën e Premtuar-,
Amerikën, kupolën e lirisë dhe të demokracisë botërore. Të interesuar për jetën
studentore dhe veprimtarinë e tij rinore atdhetare, në New York, mësojmë se
"Dimal Basha ishte patriot dhe nxënës shembullor në New York. Ai ka qenë
prej studentëve më të mirë në fakultet, e prej gjeneratës sonë ka qenë i vetmi
që ka diplomuar me Suma Cum Laude, niveli më i naltë i notave", -
konfirmon kolegu i studimeve, Marko Kepi.
Studimet universitare i përfundoi në
"John Jay College of Criminal Justice", në New York. Ka diplomuar me
vlerësim sipëror në drejtimin "E Drejta Penale Ndërkombëtare". Pas
studimeve bazë, vazhdoi studimet në master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në
fokus në "Konflikt dhe Siguri", në Universitetin "The New
Schooll Uuniversity", në New York.
Si student, Demali ishte
bashkëthemelues i Klubit Studentor Shqiptaro-Amerikan në fakultetin John Jay
Collegje, ku është avokuar për kauzën kombëtare. Ai është përkujdesur për
studentët shqiptarë, duke i ndihmuar ata. Gjithherë në lidhje të ngushtë me
ish-kongresmenin Joe DioGuardi. Dimali ka shërbyer në Zyrën e Kongresistit
Eliot Engel si dhe në shërbimin ndaj shtetit amerikan si analist i të Dhënave
Kualitative në Gjykatën Federale të SHBA-së.
Veç kësaj, Dimali ka ushtruar karrierë
të suksesshme menaxheriale në Angli dhe SHBA.
Si deputet në dy mandate, i LVV, ka
qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion,
Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për
Stabilizim-Asociim.
Gjithsesi një profil vërtet
impresionues i Dimal Bashës, demanton shpifjet rrugaçërore, të disa deputetëve,
rrast të kriminalizuar, në Parlamentin e Kosovës. Në mbështetje të kryetarit të
Kuvendit Basha, kanë reaguar Liga Shqiptaro-Amerikane, e cila deklaron se
"krenohet me anëtarin e saj aktiv, Dimal Basha".
Basha - zëro përgjegjësi për shkrimin e
tij, sepse askund nuk citon luftën e UÇK-së!
Kumtesa studimore e Bashës ishte obligim
për fakultetin, si përmbyllje kualifikuese. Tema "Përhapja e islamit
fundamentalist në Evropën Juglindore", ishte aktuale, sepse
"ISIS", i mbështetur, qëllimisht, nga Rusia, Irani dhe vendet tjera
armike, kishin në fokus Evropën Juglindore dhe Ballkanin, në veçanti, Kosovën
dhe Shqipërinë. Rol negativ lozën edhe disa klerikë fundamentalistë të Kosovës,
përfshi edhe kreun e BIK-ut të Kosovës. Djem të rinj, të mashtruar nga disa
imamë, agjentë të shumëfishtë, "shkuan për lesh", duke lënë nuse e
fëmijë rrugëve arabe! Në kërkim të fëmijëve jetimër dhe kthimin e tyre në
Atdhte, në kuadrin e humanitetit, u angazhgua edhe bisnismeni multi-milionerë,
Behxhet Pacolli.
Tema e Dimal Bashës nuk ka pasur asnjë
lidhje me luftën e Kosovës dhe as me UÇK-në, madje as me botimin e temës në
gazetë apo libër-përmbledhës me disa autorë. Me dorëzimin e temës shkrimore në
fakultet, ai nuk ka pasur fare qasje se çfarë ka ndodhur më tej. Krerët dhe
eksponentët maskarenj të OVL të UÇK-së të LPK-së, në mungesë të fakteve, jo vetëm
e akuzojnë Bashën, madje kërkojnë dorëheqjen e tij, por edhe kërcënojnë
Qeverinë dhe Shtetin e Kosovës me protesta. Kjo na kujton urtësinë e helenëve
të lashtë. "Bëri miza prapanicë dhe ndyu dynjanë!"
Këta horrakë e zuzarë zbatuan dy urdhra
të Beogradit: Organizuan protestat vandaliste, të përgjakshme, duke vrarë dhe
kallur shtëpi e kisha serbe, në mars-prillin 2004. Pasojat: 1) Decentralizimi,
fshat e komunë serbe dhe "Zajednica" e komunave serbe; 2) Beogradi ua
besojë -Dosjet e Hagës-, për publikim, pikërisht, këtyre argatëve të vetë, për
ta penguar Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë; 3) Tani organizojnë
protesta karnavaleske në mbrojtje të krimit, duke lënduar shumë mijëra familje,
të veshura në zinë e përjetshme, për ekzekutimin e ngeshëm të familjarëve të
tyre!
Personalisht, si gazetar i hershëm,
redaktor, respektivisht, kryeredaktor, në tri revista dhe një gazetë, e njoh
mirë politikën redaktuese në media. Redaksia ka të drejtë ta botojë shkrimin,
duke e redaktuar dhe reduktuar, duke hequr pjesë e fragmente, por, jo edhe të
shtojë. Kjo ka ndodhur me shkrimin studimor të Bashës student, madje duke e
bërë edhe bashkautor të pa qenë. Sigurisht, shkrimi i Bashës është dërguar
gazetës nga Anna Murganiq. Redaksia e gazetës ka bërë bashkimin e shkrimit, jo
për ngjashmërinë e temave, por, thjeshtë, pse temat i kushtohen të njëjtit
rajon , pra, Evropës Lindore. Edhe Murganiq e demanton "qasjen e Bashës në
shkrimin tim politik për Kosovën".
Realisht, bashkautorësi, për dy tema,
tërësisht, të ndryshme, nuk ka dhe as nuk mund të këtë. Tema e Anna Murganiqit
ishte politike, e porositur, për luftën e Kosovës. Për objekt kishte,
kryesisht, Shtabin e UÇK-së të LPK-së të Hotel "Rognerit", me
ç`rast përmend edhe emra të krerëve SHTAB-istë, të cilët, realisht, nuk
ishin pjesë e luftës. Por, ishin shpërdorues të Fondeve të Mërgatës dhe zhvatës
të pangopur të pasurive të Kosovës. Ata ishin vënë në shërbim të Sigurimit
sekret të SHISH-it shqiptar dhe kokëtonin edhe me Shërbime tjera Informative të
shteteve armike të Kosovës. Këtë e konfirmojnë edhe disa bashkë partiakë të
këtij Shtabi.
Akuzat që bënë autorja e shkrimit për
UÇK-në, për, gjoja, transplantim organesh dhe furnizim të UÇK-së me armë, nga
tregtimi i drogës, janë shpifje të huazuara nga Beogradi, sepse nuk ka ndodhur
as njëra dhe as tjetra. Ndërsa pjesa tjetër e shkrimit, është marrë nga mediat
legale të Kosovës dhe janë faktike, sepse në Kosovë kanë ndodhur shumë qindra
vrasje politike, gjatë dhe pas luftës, të kundërshtarëve politikë shqiptarë,
për ta marrë dhe mbajtur pushtetin me dhunë, pas çlirimit të Kosovës. Dhe,
ashtu ndodhi, madje edhe sot shumë "komandantë" dhe eksponentë të
krimit janë në Parlament dhe deri dje ishin edhe në pushtet. Këta kriminelë
janë instruktuar nga Sigurimsat e agjentit të vjetër të Jugosllavisë, Enver
Hoxha.
Soldateska e Millosheviqit ka vrarë
mijëra shqiptarë të pafajshëm, ka grabitur dhe rrënuar Kosovën. Ndërsa vrasja e
pushtuesëve serbë dhe malazezë, ka qenë minore, sepse epërsia në armatim dhe
organizim të luftës i pushtuesit ka qenë dukshëm më e madh. Prandaj, artikulli
i Murganiqit, i shkruar me porosi të Serbisë, përshkohet nga shpifje groteske,
sidomos pjesa në raport me Serbinë.
Rrjedhimisht, profanët, injorantët
funksionalë dhe inferiorët e porositur, janë xhuxha në raport me Dimal Bashën.
Për çudë, ka edhe bashkë partiakë, të cilët janë "ndjerë të befasuar me
përzgjedhjen propozuese Bashën për kryetar Kuvendi, të bërë nga LVV!" Në
një masë i mirëkuptoj, sepse Dimal Basha është intelektual tipik i shkollës
amerikane, i thjeshtë, me modesti natyrale, që gjërat i thonë troç, të vërtetën
pa fije hipokrizie. Ai është i sinqertë, deri në qoshet e shpirtit të tij të
dlirë. Dimal Basha është i dretpërdrejtë. Ai është i vrazhdë me kundërshtarët
hileqarë e zuzarë, të zhytur në krime vrastare, hajni, haraç, makro-kontrabandë
dhe të gjithë katalogun e poshtërsive. Ai ka njohuri profesionale për krimin
dhe kriminelët, sepse është specializuar në "Drejtësinë Kriminale",
në John Jay College në New York. Dhe, i njeh në surrat e sjellje. Andaj, e kanë
tmerr ballafaqimin me atë.
Mjerisht, Parlamentit tonë nuk i
mungojnë kriminelët. Një deputet i Bundestag-ut gjerman (CDU), vite më parë,
shokoi kolegët me deklaratën-bombë: "Në sallën e Parlamentit të Kosovës
ka, të paktën, 27 deputetë kriminelë. Cilitdo zyrtari të lartë të Kosovës, që
japë dorën, detyrohem t`i lajë duart fort me sapun, sepse duart e tyre janë të
përgjakura". Aludimi ishte për vrasjet e kundërshtarëve politikë
shqiptarë, gjatë dhe pas luftës.
Bulizuesit e tij, edhe 10 vjet jetë të
kenë, nuk e arrijnë atë, në përgatitjen profesionale dhe intelektuale. Por,
këta zhurmaxhinj, sidomos disa të kriminalizuar, madje, me fund, nuk e kanë
hallin me Bashën, por, me Albin Kurtin dhe LVV të tij. Kujdes, zotërinj
batakçinj! Sepse, pas tepërimit, vjen marrëzia!