Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Kush na shpëtoi nga ateizmi?

| E hene, 15.09.2025, 06:55 PM |


Pergatiti Fritz RADOVANI: Kujtesë!

KUSH NA SHPETOI NGA ATEIZMI?

DON SIMON JUBANI

(1927 – 2011)

“Ateizmi xhdukë popuj dhe shtete!”

“Kremlini në teori ia kishte pre kokën komunizmit por, në Shqipni i tundej bishti.”

Ata që kanë kenë të burgosun në burgun e Burrelit tregojnë, se një nga birucat asht quejt “biruca e Don Simonit”. Ishte vrima ku futej “prifti kokfortë”. Lidhej për një ganxhe hekuri që nuk e lejonte as, me u çue me trup drejtë dhe as, me u ulë, ose me u shtri. Lehej me ditë i çveshun, pa mbulojë e shtrojë në temperatura të ulta, ku të ftohtit mërrinte shumë gradë nënzero, pa ushqim, vetëm me pak bukë e ujë me masë, në një pisllëk të pashpjegueshëm mjedis parazitësh, derisa iu mbushte mendja një kapterri kriminel me e “shlodhë” tue e zgjidhë e tue lanë me fjetë në çimento. Këta rreshta lexohën për dy minuta por me kalue 26 vjet me këtë mënyrë jetese asht një gja e pakuptueshme për né që nuk e kemi provue.

PAPA GJON PALI II PERSHËNDETI DON SIMONIN !

Në Shkodër nuk kishte ma asnjë Kishë të hapun dhe as qytetarë që, nuk kanë pa Dritën e Qillës tue shndritë në fëtyrat e tyne nëpërmjet fjalës së Ungjillit. Shkoranët drejtohen kah Rrëmaji dhe me të vërtetë të gjithë besojnë se: “GJAKU I MARTIRËVE TË FESË DHE T’ ATDHEUT ASHT FARA QË SOT KA BIJTË, KATOLIKË E MYSLIMANË, TË VRAMË SËBASHKU NË ZALLIN E KIRIT, TË LIDHUN DORADORËS, SOT THËRRASIN: BASHKOHUNI VËLLAZËN SHKODRANË, SI NA KËTU QË KEMI VDEKË  PËR LIRI DHE DEMOKRACI TË VËRTETË!”

Një qytetar që banonte në një prej apartamentëve karrshi vorrëve i quejtun Mark Murana, sjell një tavolinë me mbulesë mushamaje mbi të cilën hante bukë në shtëpinë e tij dhe vrapon në shtëpinë e Don Simon Jubanit, e sjellë ndër vorre priftin e veshun si gjithmonë me kostum të zi, tue lajmërue njerëzit e lagun prej shiut:

“Eni, se tashti do të shohim MESHË prej Don Simonit!” Jo, ma shumë se 300 vetë që nuk u besojnë as syve, as veshëve dhe as kambëve, drejtohën nga Kapela e djegun e pa çati dhe me të vërtetë aty asht edhe Don Simoni. Don Simoni ven Kryqin e mëshefun persa vite mbi tavolinë bashkë me pak gjana të ruajtuna ndër vite, pa i shkue mendja ndonjëherë kur ishte në “birucën e tij” në Burrel, se do të vijë kjo ditë dhe mbasi ban Kryq, u drejtohët të pranishëmve:

“Vëllazën e motra! Dizidenti Mark Murana sot ka shkrue një datë historike, që do të përmendët ndër analet e kronikat historike të qytetit tonë martir të Shkodrës së famëshme, që po vuen për liri e demokraci, por, që sot, po fillon për té dhe gjithë Shqiptarët një Epokë e Re”, dhe  përfundon fjalën e tij: “Sot një javë, më 11 nandor 1990 kemi Meshën ora 12.00, këtu ndër vorre!”

Për pak minuta të pranishmit shpërndahën në katër anët e qytetit. Fjala merr dheun. Të gjithë vrapojnë me shpërnda lajmin “Në Shkodër ka ardhë Mesia!” Si dikur, ndër katakombe njerëzit nuk besojnë, shumica kujtojnë se janë në andërr. Ka shumë që nuk harrojnë fjalët e Shën Tomës: “Unë, pa e pa Don Simonin me sytë e mijë tue thanë Meshë, e pa vue dorën ndër plagët e tija, që i kanë hapë komunistët në trupin e tij, NUK BESOJ!” Të gjithëve u dukët se ndër dyer përgjohen nga xhullinjët e shekullit të elektronikës, të gjithë me lot ndër sy pranojnë: “Kjo asht mbrekullia!” Edhe pse shiu vazhdon me ra, rruga e Ballabanës edhe njëherë u këthye në pjacë. Turma, turma, të rijë, pleq, sakata e qorra që kanë lind mbas datës 19 mars 1967, ditë në të cilën në Shkodër nuk kishte ma asnjë Kishë të hapun Shkodra dukej se flenë por, jo; dukej se heshtë por, jo; dukej se zien, por, jo; asht çue dhe zor se flenë ma, asht çue e nuk besoj se heshtë ma; nuk zien por, vlon, vlon bashkë me gjakun e Martirëve që derdhëj si lum në Zallin e Kirit, aty, aty, brijë çinarëve të Rrëmajit!

11 NANDOR 1990, ora 11.00. Ka disa postbloqe por jo, të rëndësishme. Disa makina gaz të Sigurimit janë në disa këthesa rruge. Mbrenda tyne shihej edhe ndonjë surrat i njohtun spijuni por nuk do ta ndyjë këtë artikull me emnat e flligtë të tyne. Filmojnë dhe shënojnë emna… Karvani i fshatarëve me biçikleta asht i pafund. Të gjithë ecin në punën e vet. Të gjithë drejt vorrëve…, të gjithë të zhytun ndër mendime, të gjithë të duket se, me vete thonë Punën e Pendimit, asnjeni nuk din a këthehët në shtëpi, të gjithë me fëmijë, gra e pleq për dore, të gjithë përshëndetën njeni me tjetrin, të gjithë janë SHQIPTARË, padallim Feje … Të gjithë drejt vendit të Ringjalljës së Përjetëshme…

Një grup i madh myslimanësh asht vendosë mburojë tek dera e vorrëve. Njeni më tregon se, na do të qëndrojmë këtu mbasi po kje se ndodhë gja, na do të përdorim armët që kemi në trup… Ju, rrini të qetë ashtu si jeni me fëmijë e familjet tueja!..Sot jemi ne këtu!

Ndër katët e nalta të apartamentëve shihet ndonjë tytë automatiku e drejtueme nga ne. Në krahun e majtë të vorrëve janë disa vagona të mbushun me sambistë të ardhun me forcat speciale nga Tirana, që presin “urdhën” …

Dhe, Don Simon JUBANI Filloi Meshen: “Vëllazën e motra!

Le ti kujtojmë për një minut në heshtje të gjithë këta të vdekun, që kemi ndër këto vorreza, dhe të gjithë ata vëllazën e motra tona, që kanë ra për një Shqipni Europiane, gjatë këtyne 46 vjetëve të shkueme…”

Mesha vazhdon… derisa ndigjohën fjalët: “Shkoni në Paqë, Mesha mbaroi!”

Duartrokitje, thirrje “Rrnoftë Don Simoni!”, kangë dhe brohoritje për FITOREN! Gëzim e hare në atë vend ku dikur vetëm lotohej…

Si një kor i vetëm populli këndon kangën: “KRISHTI MBRET!”

MESHA E PARË, asht fitore e Lirisë së Fesë mbi Ferrin komunist!

MESHA E PARË, asht fitore e Lirisë së Atdheut, mbi robninë 50 vjeçare!

MESHA E PARË, asht fillimi i Lirisë dhe i Demokracisë në Shqipni!

PA FE NUK KA ATDHE,

PA ATDHE NUK KA LIRI,

PA LIRI  NUK  KA  DEMOKRACI !..

Melbourne, 15 Shtator 2025.

Shembulli i tij asht ma i kjarti me provue se torturat në Shqipni kundër Klerit Katolik kanë kenë të mënershme.

Don Simon Jubani ka lé në Shkodër, më 8 mars 1927. Ka vazhdue mësimet e para në shkollën e Jezuitëve në vëndlindje deri në mbylljen e tyne nga komunistët, në vitin 1946. Ka shkue ushtar dhe asht këthye infermjer në Shkodër. Merrej me futboll dhe njihej ndër lojtarët ma të mirë të Shkodrës. Në vitin 1958 shugurohet meshtar dhe emnohët në Mirditë si famullitar ku, bie në sy zelli dhe përvujtnia në shërbim të Fesë, të shoqnueme me një vrull të posaçëm dhe të palodhun për me ndërtue Kisha e çela në atë krahinë. Pa kalue 5 vjet arrëstohet nga Sigurimi i Shtetit dhe dënohet… prap dënohet… ridënohet… me mendimin mos me dalë asnjëherë nga burgu, ky “Prift i pa marrun vesh”. Bani 26 vjet në burg: “Prift me rrezikëshmëri të madhe për shoqërinë socialiste…”

Më 13 prill 1989 lirohet nga burgu në pragun e “metamorfozës” komuniste. Vjen në Shkodër, por nuk gjenë vëllaun e tij të nderuem Don Lazër Jubanin, edhe ky Prift shembull i një kleriku të pathyeshëm.

Kishte provue perpara vuejtjët e burgjëve, interrnimëve dhe ndjekjëve të vazhdueshme të Sigurimit, derisa, njëditë, me datën 29 korrik 1982… e helmatosën kur po hante bukë nëpërmjet të “shokut” Marleci, që i rrinte pranë ndër arat e fermës, një bashkëpunëtorë i Sigurimit të  Shtetit, që edhe e survejonte ashtusi të gjithë klerikët tjerë kudo që ishin. Vdekja e Don Lazrit ishte humbje e një dijetari të vërtetë në fushën e historisë shqiptare.

Pa kalue as dy vjet nga vdekja e At Meshkallës, Sigurimit i duhet me angazhue prap spijunët për survejimin e një tjetër “arre nyçe” në atë rrugë 4-5 dyer ma larg se At Meshkalla, Don Simon Jubanin, priftin belbacuk që do të bajnë një Epokë si belbacuku i 1924, Luigj Gurakuqi.

Binte shi me rrëshekë si bie zakonisht në Shkodër në muejn e Purgatorëve. Nuk mungojnë njerëzit në të dielën e parë në vorret e Rrëmajit. Edhe pse pjesa ma e madhe ishin vorre të vjetra, mbasi në vitin 1970 u pat ndalue vorrimi i qytetarëve në këta vorre, siç e kam shpjegue me mendim rrafshimi, prap se prap kujdesi i qytetarëve në muejn nandor nuk ka mungue. Të paktën një tubë me lule secili e vente tek kryet e vorrit edhe pse pjesa ma e madhe tashti nuk kishin as Kryqa. Shumë ishin thye, shumë ishin kalbë, shumë ishin shkatrrue e, gjithshka, shkonte drejt shumjes në atë vend të bekuem…

Një qytetar që banonte në një prej apartamentëve karrshi vorrëve i quejtun Mark Murana, sjell një tavolinë me mbulesë mushamaje mbi të cilën hante bukë në shtëpinë e tij dhe vrapon në shtëpinë e Don Simon Jubanit, e sjellë ndër vorre priftin e veshun si gjithmonë me kostum të zi, tue lajmërue njerëzit e lagun prej shiut: “Eni, se tashti do të shohim MESHË prej Don Simonit!” Jo, ma shumë se 300 vetë që nuk u besojnë as syve, as veshëve dhe as kambëve, drejtohën nga Kapela e djegun e pa çati dhe me të vërtetë aty asht edhe Don Simoni. Don Simoni ven Kryqin e mëshefun mbi tavolinë bashkë me pak gjana të ruajtuna ndër vite, pa i shkue mendja ndonjëherë kur ishte në “birucën e tij” në Burrel, se do të vijë kjo ditë dhe mbasi ban Kryq, u drejtohët të pranishëmve:

“Vëllazën e motra! Dizidenti Mark Murana sot ka shkrue një datë historike, që do të përmendët ndër analet e kronikat historike të qytetit tonë martir të Shkodrës së famëshme, që po vuen për liri e demokraci, por, që sot, po fillon për té dhe gjithë shqiptarët një Epokë e Re…” dhe  përfundon fjalën e tij: “Sot një javë, më 11 nandor 1990 kemi Meshën ora 12.00, këtu ndër vorre!”

Për pak minuta të pranishmit shpërndahën në katër anët e qytetit. Fjala merr dheun. Të gjithë vrapojnë me shpërnda lajmin “Në Shkodër ka ardhë Mesia!” Si dikur, ndër katakombe njerëzit nuk besojnë, shumica kujtojnë se janë në andërr. Ka shumë që nuk harrojnë fjalët e Shën Tomës: “Unë, pa e pa Don Simonin me sytë e mijë tue thanë Meshë, e pa vue dorën ndër plagët e tija, që i kanë hapë komunistët në trupin e tij, NUK BESOJ!” Të gjithëve u dukët se ndër dyer përgjohen nga xhullinjët e shekullit të elektronikës, të gjithë me lot ndër sy pranojnë: “Kjo asht mbrekullia!” Edhe pse shiu vazhdon me ra, rruga e Ballabanës edhe njëherë u këthye në pjacë. Turma, turma, të rijë, pleq, sakata e qorra që kanë lind mbas datës 19 mars 1967, ditë në të cilën në Shkodër nuk kishte ma asnjë Kishë të hapun dhe që, nuk kanë pa Dritën e Qillës tue shndritë në fëtyrat e tyne nëpërmjet fjalës së Ungjillit, drejtohen kah Rrëmaji dhe me të vërtetë të gjithë besojnë se: “GJAKU I MARTIRËVE TË FESË DHE T’ ATDHEUT ASHT FARA QË SOT KA BIJTË, KATOLIKË E MYSLIMANË, TË VRAMË SË BASHKU NË ZALLIN E KIRIT, TË LIDHUN DORADORËS, SOT THËRRASIN: BASHKOHUNI VËLLAZËN SHKODRANË, SI NA KËTU QË KEMI VDEKË  PËR LIRI DHE DEMOKRACI TË VËRTETË!”

Shkodra dukej se flenë por, jo; dukej se heshtë por, jo; dukej se zien, por, jo; asht çue dhe zor se flenë ma, asht çue e nuk besoj se heshtë ma; nuk zien por, vlon, vlon bashkë me gjakun e Martirëve e derdhët si lum në Zallin e Kirit, aty, aty, brijë çinarëve të Rrëmajit!

11 NANDOR 1990, ora 11.00. Ka disa postbloqe por jo, të rëndësishme. Disa makina gaz të Sigurimit janë në disa këthesa rruge. Mbrenda tyne shihej edhe ndonjë surrat i njohtun spijuni por nuk do ta ndyjë këtë artikull me emnat e flligtë të tyne. Filmojnë dhe shënojnë emna… Karvani i fshatarëve me biçikleta asht i pafund. Të gjithë ecin në punën e vet. Të gjithë drejt vorrëve… të gjithë të zhytun ndër mendime… të gjithë të duket se, me vete thonë Punën e Pendimit, asnjeni nuk din a këthehët në shtëpi… të gjithë me fëmijë, gra e pleq për dore, të gjithë përshëndetën njeni me tjetrin, të gjithë janë SHQIPTARË, padallim Feje … Të gjithë drejt vendit të Ringjalljës së Përjetëshme…

Një grup i madh myslimanësh asht vendosë mburojë tek dera e vorrëve. Njeni më tregon se, na do të qëndrojmë këtu mbasi po kje se ndodhë gja, na do të përdorim armët që kemi në trup… Ju, rrini të qetë ashtu si jeni me fëmijë e familjet tueja!..Sot jemi ne këtu! Ndër katët e nalta të apartamentëve shihet ndonjë tytë automatiku e drejtueme nga ne. Në krahun e majtë të vorrëve janë disa vagona të mbushun me sambistë të ardhun me forcat speciale nga Tirana, që presin “urdhën” …

Amanetin e mban toka, thonë shkodranët. Filloi rindërtimi i Kapelës. Ato selvia të vogla, fidanat që dikur mbillte Nikolin Muzhani, tashti u banë trupa me mbulue çatinë e djegun. Një kantjer i vogël ndërtimi që ruhej nga qindra të rinjë ditë e natë për mos me u përsëritë dhunimi. Futej ndonjë gjips me spijunët e Partisë, por përgjegja ishte vetëm një: “Na leni rahat të vazhdojmë punën tonë… !” Çakiçi rrahte pa pushue tue ngulë gozhda. Karroca me llaç e gëlqere shkarkoheshin në sheshin para Kapelës. Të gjithë muratorë, të gjithë hamaj padallim Feje, të gjithë elektricistë e bojaxhijë, për me zbukurue tempullin e rindërtuem nga RINIA. Vetëm ndër dy vende nuk fikej drita as ditë as natë, në Rrëmaji dhe në Komitetin e Partisë. Vetëm ndër dy vende ka roje të vazhdueshme, ndër vorre dhe në Sigurim, ndërsa, agjentët janë përhapë në gjithë qytetin: “ Kush e gjenë ku asht Don Simoni?” por, askush nuk flet… dihet se nuk asht i arrëstuem po, ku asht nuk dihet!

Asht data 10 nandor, ora 19.00. Terr. Nata ka fillue por pak kush asht ndrye ndër shtëpia, gjithë Shkodra asht dyndë ndër vorre. Janë fikë dritat. Tre djelm të fortë janë tek kulmi i faqatës së Kapelës. Njeni duket si Krishti, ka në krah një Kryq jo druni, po hekuri, ashtu si e pat edhe Shqipnia për 50 vjet; tjetri të duket se po e gozhdon me një çakiç të randë në dorë; ndërsa, i treti mban një qiri në dorë, për dritë. Vëndoset edhe Kryqi. Kur, përfundon puna dhe asht derdhë edhe betoni një duertrokitje e fuqishme ushton në Rrëmaji nga mija vetë që janë aty, të gjitha dritarët e apartamentëve hapën për me vështrue se shka ndodhi: “KISHA ASHT GATI PËR NESËR!” ndigjohet një za i fortë mes brohoritjeve.

Në orën 23.55’ në zyrën e Sekretarit të Parë të Partisë, Xhemal Dymylia bie telefoni, asht zani i Presidentit të Republikës, tregonte dëzhurni që ndodhet aty tue pi një kafe me Xhemalin. “Si urdhëron, po, po, si urdhëron… Peres De Kuelar më foli… si urdhëron shoku Ramiz, … qetësia duhet siguruar… po, shoku Ramiz… njofto Çapajevin… po, si urdhëron shoku… Forcat speciale… po, po, ndigjoj… tashti, shoku Ramiz, si urdhëron… deri në një urdhër të dytë… po, shoku Ramiz, këtu jam sonte!…” Gjithë natën lëvizje gjipsash, gjithë natën korrierët spijun e agjenta në qarkullim…në çdo qoshe të qytetit që dukej sikur po flenë.

Shkodra dukej se flenë por, jo; dukej se heshtë por, jo; dukej se zien, por, jo; asht çue dhe zor se flenë ma, asht çue e nuk besoj se heshtë ma; nuk zien por, vlon, vlon bashkë me gjakun e Martirëve e derdhët si lum në Zallin e Kirit, aty, aty, brijë çinarëve të Rrëmajit!

11 NANDOR 1990, ora 11.00. Ka disa postbloqe por jo, të rëndësishme. Disa makina gaz të Sigurimit janë në disa këthesa rruge. Mbrenda tyne shihej edhe ndonjë surrat i njohtun spijuni por nuk do ta ndyjë këtë artikull me emnat e flligtë të tyne. Filmojnë dhe shënojnë emna… Karvani i fshatarëve me biçikleta asht i pafund. Të gjithë ecin në punën e vet. Të gjithë drejt vorrëve… të gjithë të zhytun ndër mendime… të gjithë të duket se, me vete thonë Punën e Pendimit, asnjeni nuk din a këthehët në shtëpi… të gjithë me fëmijë, gra e pleq për dore, të gjithë përshëndetën njeni me tjetrin, të gjithë janë SHQIPTARË, padallim Feje … Të gjithë drejt vendit të Ringjalljës së Përjetëshme…

Një grup i madh myslimanësh asht vendosë mburojë tek dera e vorrëve. Njeni më tregon se, na do të qëndrojmë këtu mbasi po kje se ndodhë gja, na do të përdorim armët që kemi në trup… Ju, rrini të qetë ashtu si jeni me fëmijë e familjet tueja!..Sot jemi ne këtu! Ndër katët e nalta të apartamentëve shihet ndonjë tytë automatiku e drejtueme nga ne. Në krahun e majtë të vorrëve janë disa vagona të mbushun me sambistë të ardhun me forcat speciale nga Tirana, që presin “urdhën” …

Në sheshët  e vogla përbrijë apartamentëve sheh vetura me gjithfarë targash tue fillue nga trupat diplomatike, sigurisht, edhe nga Ministria e Mbrendshme e deri tek taksitë e Elbasanit, Durrësit e të Kavajës… të gjithë kanë ardhë me pa me sytë e tyne mbrekullinë, mbasi nuk u besojnë ma fjalëve…

Pritët Ai burrë që do të këthejnë edhe një fletë tjetër të lavdishme në Historinë e Shqipnisë, ashtusi atë ditë në Deçiq, u prit Ded Gjo’ Luli me trimat e tij… e, Ismail Qemali në Vlonë,… atëditë!

Mërrini… Erdhi Don Simoni! … Shihe, shihe, ku asht i rrethuem me djelmë të rinjë… Dikush çohët në majë të gishtave me e pa, dikush hypë mbi ndonjë gurë vorri, dikush tjetër çon fëmijët hopa; të gjithë kanë sytë në një pikë: “Tek Prifti vigan, tek Ai sokol, që nuk e ban ma Nana Shqipni shokun e tij, asht vetëm një vijë e bardhë në fytin e tij që ndanë kokën nga trupi, asht shenja e Shugurimit Meshtar, asht pikërisht ajo shenjë, që kush e di sa herë diktatori ka matë shpatën e tij me gjak për atë fyt… Asht Don Simon Jubani… Meshtari i Shkodrës… i bardhë në fëtyrë, si Shpirti i tij….”  Një gëzim që nuk përsëritët ma!

Erdhi,….Ai ecë me shpejtësi si gjithnjë e gjujzohët para Elterit!

Një grup grashë të moshueme me shenjën “Bijat e Marisë” këndojnë me lot për faqe, nga mallëngjimi kangën e “Zojës së Shkodrës”, të shoqnueme nga populli i cili, nuk e ka harrue… Një za naltohët nga qielli tue u bashkue me cicërimat e zogjëve ndër selvia, drejt gjethëve të çinarëve që duertrokasin fitorën me hymnin “Ave Maria” … prej Gjok qorrit (Vata), të cilit sot i ka ardhë drita…

Asht ora 11.45’… Vetëm në Rrëmaji bie ora e Lirisë…

Rrahin kumbonët… Edhe ajo ka dalë prej dheut… asht Ringjallë. Largohën pak rê që kishin zanë shkëlqimin e diellit e bashkë me rrezët e tija lind njëditë e re. Para një Elteri të thjeshtë druni përkulet para Kryqit për të cilin asht salvue Ai bashkë me gjithë Popullin e Shkodrës, asht Don Simoni. Mbas 1-2 minutash heshtje ushton një za sipër rrasës vorrit 24 e sa vjeçar, vue në 1967, asht zani që shembë bashkë me “Revolucionin Kultural” edhe zanin e qyqës së Partisë, që vajton “bilbilin”e sajë… Asht zani i një Don Simoni që ndihët i vetëm në truellin e Arbërit, asht një gjamë mbi të pafetë që shkrep si rrëfeja e zharitë monumentët e bronxit mjedis të Shkodrës e Tiranës, asht dora në ballë që thotë: “Në emën të Atit…” e,  Mesha fillon… Mbas pak çastesh i drejtohët popullit me fjalën e tij të paharrueshme e historike:

“Vëllazën e motra!

Le ti kujtojmë për një minut në heshtje të gjithë këta të vdekun, që kemi ndër këto vorreza, dhe të gjithë ata vëllazën e motra tona, që kanë ra për një Shqipni Europiane, gjatë këtyne 46 vjetëve të shkueme…”

Mesha vazhdon… derisa ndigjohën fjalët: “Shkoni në Paqë, Mesha mbaroi!”

Duartrokitje, thirrje “Rrnoftë Don Simoni!”, kangë e brohoritje për FITOREN! Gëzim e hare në atë vend ku dikur vetëm lotohej…

Si një kor i vetëm populli këndon kangën: “KRISHTI MBRET!”

MESHA E PARË, asht fitore e Lirisë së Fesë mbi Ferrin komunist!

MESHA E PARË, asht fitore e Lirisë së Atdheut, mbi robninë 50 vjeçare!

MESHA E PARË, asht fillimi i Lirisë dhe i Demokracisë në Shqipni!

PA FE NUK KA ATDHE,

PA ATDHE NUK KA LIRI,

PA LIRI  NUK  KA  DEMOKRACI !..