Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Qeveria në pritje

| E diele, 14.09.2025, 06:49 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Qeveria në pritje

Po e presim Qeverinë,

Të na vijë me të renë,

Ç’e do kur zvarriten

Punët si me tren..!

Si me tren klasik,

Që s’i dihet destinacioni,

E me disa parti

Pa lidhje koalicioni!

Pa një hap konkret

Deri në pambarim,

E me qindra vota

Që lypin numërim…

Ashtu zgjatet puna

Si një shkop magjik,

Për t’i sjellë proceset

Me nder në rrezik!

Festat e nëntorit

Po vijnë ngadalë,

E ne jemi zhytur

Në vakum institucional!

Nga ky marifet

Askush nuk e di,

A do të kemi dhurata

Për Vitin e Ri?!

Me këto dukuri

Të llojit njerëzor,

Struket Qeveria

Në gjumë dimëror!

(Marrë nga libri satirik “Shakaja me kripë”,

karikatura nga interneti)