Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arbana Xharra: Kosova ka në krye një komunist, anti-amerikan shumë të rrezikshëm!

| E premte, 12.09.2025, 06:54 PM |


Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve dhe deklaratave të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ky është një sinjal i qartë se marrëdhëniet me aleatin tonë më të madh janë fute në krizë. E kjo është shunë shqetësuese.

Pas gjithë sakrificës për të ndërtuar shtetin që pa ndihmën vendimtare të Amerikës nuk do të ishte arritur kurrë, Kosova po përballet sot me një regres të paimagjinuar. Albin Kurti udhëhiqet nga ideologji me rrënjë komuniste, të cilat e kanë larguar Kosovën nga partneriteti strategjik me SHBA-të. Këtë agjendë nuk ka provuar ta fsheh asnjëherë!