| E marte, 09.09.2025, 06:55 PM |
IMAZHIN E UÇK-së E KA PËRMJERRË PAN-I ME OVL-në E TIJ PROVINCIALE!
NGA IDRIZ
ZEQIRAJ
Në serinë e marrëzive të saj, OVL e
UÇK-së, ka paralajmëruar protestën e radhës, më 14 shtator 2025, në Hagë të
Holandës. Qysh në ftesën e saj, falsifikon me organizatorët e protestës, duke
përfshirë të ashtuquajtura "Shoqata të dala nga lufta", Diasporën dhe
të tjera.
Mëkatet, me sakt, krimet e kësaj OVL të
UÇK-së, vegël e PAN-it, i ka filluar me protestat, në mbrojtje të krimit dhe të
kriminelëve, të dënuar nga gjykatat vendore dhe ndërkombëtare.
1) OVL e UÇK-së të LPK-së, në koordinim
me krerët lokalë e qendrorë, të PAN-it, zbatuan projektin e Beogradit zyrtar,
me organizimin e protestave vandaliste, vrastare e kallëse të shtëpive dhe të
kishave serbe. Pasojat: BE-ja, në krye me shtetet e Kuintit, e vunë në dyshim
bashkëjetesën shqiptaro-serbe. Sanksionuan Kosovën me bërjen e decentralizimit,
fshat e komunë serbe; krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe; me
lejimin e institucioneve paralele në veriun e Kosovës e deri ke themelimi i
"Listës Serbe", degëzim i partisë të Vuçiqit në Kosovë, bllokuese dhe
defaktorizuese të Kosovës të sotme, për arsye të kompetencave enorme
kushtetuese, të dhënë komunitettit serb në Kosovë.
2) OVL të UÇK-së të LPK-së iu
dorëzuan Dosjet e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Kjo
organizatë provinciale ishte e besuara e Beogradit, për t`i publikuar ato, me
qëllimin satanik, nxitjen e gjakderdhjes ndër shqiptare. Si rrjedhojë, të
paktën, dy persona u vranë.
PAN-i e themeloi këtë organizatë, për
qëllimet e veta, për ta përdorë si mbrojtëse, me shantazhe e protesta të
vrazhda, me qëllim të pengimit të drejtësisë, përkatësisht, mbrojtjen e krimit
dhe të kriminelëve.
OVL e UÇK-së të LPK-së, organizatë
provinciale,
nuk përfaqëson veteranët e Kosovës
Pse themi se kjo organizatë është
provinciale? Sepse ajo nuk përfaqëson assesi veteranët e mirëfilltë të luftës
së fundit në Kosovë. Pjesë e kësaj organizate nuk kanë pranuar të bëhen
luftëtarët e FARK-istë, përfshi edhe ata të Betejës së Loxhës dhe Luftës të
Kosharës. Madje, është po kjo organizatë provinciale, me krerët dhe eksponentët
e saj të inkriminuar, prej tej një çerek-shekulli vazhdojnë të zvarritën
gjyqeve e burgjeve, si vrasës e dajakxhinj të ushtarakëve të FARK-ut, të
veprimtarëve të LDK-së dhe të veprimtarëve të hershëm të LPK-së, për ta
shmangur konkurrencën pushtetare.
Krimi i organizuar vrastar dhe hajnor,
gjatë dhe pas luftës, ishte -një e fshehtë publike-. Bota demokratike, Qendrat e
Vendosjes Botërore, pritën 15 vjet radhazi që drejtësia në Kosovë të hulumtojë,
zbulojë e ndëshkojë kriminelët, të strehuar në organizatat ilegale kriminale,
si SHIK, "Shqiponjat e Zeza", BIA. Por, ndonëse krerët dhe
eksponentët e krimit ishin në pushtet, drejtësia e kapur prej tyre, kjo nuk
ndodhi.
Shtetet e Kuintit, me SHBA në krye, të
cilët kishin investuar aq shumë për çlirimin e Kosovës, nuk mund t`i heshtnin
"të bëmat" e disa "komandantëve", me bandat e tyre, të
cilët vazhduan krimet vrastare e hajnore, edhe pas dëbimit të pushtuesit
serbo-sllav nga Kosova. Dhe, kjo nuk mund të tolerohej më tej. Andaj, me
kërkesën e BE-së dhe SHBA-së, Kuvendi i Kosovës, me 82 vota pro, aprovoi
krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovë, me seli në Hagë.
Akuzat ndaj Hashim Thaçit nga
kundërshtarët politikë në Kosovë, pse aprovoi krijimin e Gjykatës Speciale,
janë të padrejta, pse ai e ka arsyetuar bindshëm këtë krijesë legjitime, sepse
pas vrasjeve politike, po vazhdonte vrasja e dëshmitarëve të kësaj Gjykate,
"sidomos në Dukagjin", - siç thotë ai, duke thelluar krimin unik në
botë.
PAN-i i pranoi vrasjet politike, kur
bëri çmos për ta kufizuar hetimin e këtyre vrasjeve, deri në fund të vitit
2000!?! Ndërkohë që, vrasjet politike vazhdonin edhe dy dekada më vonë, madje
me autorësi të njëjtë, pra, të urdhëruara nga krerët e PAN-it dhe të
ekzekutuara nga bandat e tyre, anekënd Kosovës!
Transplantimi i organeve nuk u hetua,
por vrasjet politike janë serike dhe
faktike
Arsyetimi se ndërkombëtarët na
mashtruan, duke thënë se "do të hetojmë vetëm transplantimin e organeve në
"Shtëpinë e Verdhë". Kjo nuk qëndron, sepse prokurorja Carla del
Ponte dhe senatori Dick Marty, paraprakisht kanë botuar libra, me dëshmi faktike,
për krimet në Kosovë, me emër vendi, të viktimave dhe të eksponentëve të
bandave. Askush prej të akuzuarëve, të djeshëm dhe të sotëm, nuk ka marrë
guximin t`i demantojë apo t´i akuzojë për "shpifje" autorët e
librave! Dëshmi janë shtatoret, bustet dhe shumë qindra varre të viktimave
politike. Kjo i demanton shpifarakët lehaqenër të eksponentëve kriminelë të OVL
të UÇK-së të LPK-së, të cilët abuzojnë me demokracinë dhe organizojnë maskarada
e karnavale bulevardeske, kinse në mbrojtje të UÇK-së, "të vlerave të
luftës" dhe broçkulla të tjera.
Tashmë, një gjë është faktuar, se
shtëpitë të improvizuara në burgje rurale, që nga Zllashi i Gollakut, me shef
Sali Mustafën, i dënuar me 15 vjet burg, e deri në Cahan të Kukësit, me shef
Sabit Gecin, me bandën e tij, i dënuar me 18 vjet burg, kanë qenë stupcore dhe
thertore të kundërshtarëve politikë.
"Të paktën, 11 ushtarë, të 12-in
jemi ende në hetim për ta zbuluar, të nisur për në luftën e Koshares, jo në
grup, nga Shtabi Institucional, (të FARK-ut), asnjëri prej tyre nuk ka arritur
në destinacion, në Koshare, dhe as nuk është parë më në jetë", - thotë
ish-ministri i Mbrojtjes, Halil Bicaj, në një intervistë publike në televizion!
E tmerrshme, por krejt e vërtetë!
Askush më shumë se sa krerët dhe
eksponentët e OVL nuk e ka përmjerrë e dhjerë imazhin e UÇK-së! Kjo
"biçim" organizate provinciale familjare e private, po mashtron dhe
abuzon, duke u thirrur në emër të disa shoqatave fantomë; kryemyftiun e
dhunshëm të Kosovës, Naim Tërnava, i cili ndryshoi Kushtetutën e BIK-ut, për të
gëzuar mandatet e radhës; Rrahman Jasharin e SBASHK-ut, të cilët flasin në emër
të "xhematit", të mësueseve, por, xhemati, besimtarët, e demantojnë
dhe akuzojnë, me indinjatë, organizatorët që flasin në emër të tyre
falsifikueshëm!
Nga hulumtimi i bërë në popull, në
Kosovë dhe në Mërgatën shqiptare në botë, dënojnë protestat puro-politike të
PAN-it kriminal, dhe janë të indinjuar nga falsifikimi i bërë, gjoja, të
organizuara në emër të "shoqatave të dala nga lufta", të Diasporës,
madje deri në Amerikë dhe Australi, kur dihet se Gjykata Speciale është krijesë
ekskluzive e SHBA-së. Dhe, kush proteston kundër kësaj Gjykate, proteston hapur
kundër Amerikës.
Subjektet politike, PDK-AAK-NISMA, të
koalicionuara në PAN, janë ultra të majta, të lindura nga një mitër e përgjakur
të LPK, ishin dhe mbetën me ideologjinë e mykur enveriste-staliniste.
Falsifikueshëm thirrën në djathtizëm, ndërkohë që nuk kanë asgjë të përbashkët
me drejtimin e djathtë Perëndimor.
Dëshmi faktike është se LPK-ja, e
krijuar nga diplomatët-sigurimsa të filo-sllavit Enver Hoxha, i cili ushtroi
një fashizëm të egër ndaj popullit fisnik shqiptar, për afro një
gjysmë-shekulli radhazi. LPK-ja, mëma e PAN-it të sotëm, protestoi kundër
rrëzimit të -Murit të Berlinit-, me slloganin se po dobësohet komunizmi në
Bashkimin Sovjetik, Rusi dhe në nivel botëror! Atëherë, kur u bënë të djathtë e
demokratë, këta këlyshër të komunizmit enverist e stalinist?! Ndoshta me
ekzekutimet gjatë e pas luftës së Kosovës, duke vrarë ushtarakët luftëbërës të
FARK-ut dhe kuadrot, veprimtarët e aktivistët të LDK-së, por edhe veprimtarët e
hershëm të LPK-së, të cilët mendonin ndryshe nga krerët stalinistë.
Saktësisht, PAN-i me veglat e tij,
eksponentët e OVL, janë organizatorë të protestave të turpshme anti-amerikane,
me qëllim të kthimit në pushtet të komandantëve banditër, të cilët ishin humbës
të mëdhenj në zgjedhjet e 9 shkurtit. Këtë humbje po mundohen ta kompensojnë me
bllokadën në Kuvend, përkrah aleates Lista Serbe. Abuzimi me të akuzuarit për
krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale,
në Hagë, janë fasadë e organizatorëve horrakë e zuzarë, zhurmues të dështuar.
Krerët shantazhues, halabakë, e rrugaçë
të OVL, shantazhojnë dhe kërcënojnë Qeverinë dhe Shtetin e Kosovës, sa herë që
këta zagarë i urdhëron PAN-i, për interesat e tij. Një drejtësi normale, do t`i
penalizonte dhe zinxhiroste, pa iu dhënë mundësi të përsërisnin lehjet e tyre
në hënë. Fundja, kush .... me nder, janë këta matrapazë e tellallë, të cilët
shantazhojnë e torturojnë popullin me protesta dhe kërkesa idioteske?!
Dëshmitarët e vdekur
"mbrojnë" të akuzuarit në Hagë!
Dëshmitari okular i krimeve në burgun
rural të Kleçkës, Agim Zogaj, rrëfeu me gojë, shkrim dhe ditar-ditor të
mbajtur, të "bëmat" e shefit të tij, Fatmir Limaj, në burgun e
vdekjes, Kleçkë. Zogaj u gjet i vdekur, në rrethana të panjohura, në
Gjermani. Jakup Krasniqi, i gëzuar për vdekjen e Zogajt, tha se "tani do
të lirohet Fatmiri nga burgu i Hagës, mbasi i vdekuri nuk dëshmon!" Dhe,
ashtu ndodhi! Por, tani rezulton se edhe të vdekurit po dëshmuakan!
Lukunia e avokatëve matrapazë, zhvatës
të miliona eurove nga buxheti i Kosovës, më sakt, në 7 (shtatë) viteve të
fundit, për Hagën janë paguar 276 milionë euro. Avokatët kanë paralajmëruar
dëshmitë e disa personaliteteve botërore, tashmë, të vdekur. Në mes tyre:
Richard Hollbroocke, Bob Dole, Madalene Ollbreit dhe të tjerë.
Richard Hollbroocke, i neveritur nga
krimet brenda shqiptare të "komandantëve", shprehë zemraten e tij:
"E kemi ditur që shqiptarët, në Kosovë duhet t`i mbrojmë nga kriminelët
serbë, por nuk e kishim paramenduar se do të na duhej t`i mbronim edhe
nga vetëvetja - shqiptarin nga shqiptari". Leximi i këtij fragmenti është
mjaftueshëm domethënës, si dëshmi e krimeve numerike të disa
"komandantëve" kriminelë.
Bob Dole, në gjallje të tij nuk ka
pasur asnjë konsideratë pozitive për disa komandantë, pa ushtarë, por me banda
të bollshme të tyre. Ai ishte në dijeni, në mes tjerash, edhe për tri atentatet
të kurdisura kundër mikut të tij, Presidentit Rugova. Andaj, vështirë të
parashikohet se çfarë dëshmie mbrojtëse do të sajojnë shumësia e avokatëve
abuzues të parasë, që vjelin nga buxheti i Kosovës?!
Madalene Ollbreit, e cila vuajti shumë
për ta bindur Hashimin se duhet firmosur Marrëveshja në Rambuje. Sepse agjenti
freng i Shërbimit sekret, DGSE, Arnaud Danjear, dhëndër i Beogradit, i ishte
bërë "pullë" rekrutit të tij, Hashimit, për ta dështuar Marrëveshjen
e Rambujesë, me porosi të Serbisë. Thaçi i shantazhuar me dosje penalizuese,
pengesën e firmosjes, ia faturonte Demaçit, por, realisht, ishte shefi i tij
Danjear. Ishte angazhimi enorme i Kadaresë, i cili lehtësoi misionin
diplomatik dhe fisnik të Ollbreit. Edhe ajo zonjë e rëndë amerikane, e mësoi se
Hashimi "e kishte bishtin e zënë me derë!" Prandaj, dëshmia e saj nuk
mund të ndihmojë asgjë, përballë 300 dëshmitarëve akuzues faktik, me prani në
sallën e gjyqit dhe dëshmi shkrimore dhe forma të tjera.
Doris Pack, mike e sinqertë e
shqiptarëve dhe shumë aktive në mbrojtje të Kosovës, e irrituar për anatemat
dhe sharjet e turpshme, që krerët e PAN-it, me OVL-në e tij, i bëjnë Gjykatës
Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, thotë se "me kriminelë janë ata që
protestojnë kundër kësaj Gjykate, se sa ata që akuzohen në Hagë!"
Këto dëshmi janë aq shpresëdhënëse për
të shpëtuar nga ndëshkimi, të akuzuarit në burgun e Hagës, sa kapja për rrënjët
e kalbura buzë lumit të rrëmbyeshëm!
Mjaft më, maskarenj profiterë, që
vazhdoni të zhvatni, falsifikueshëm, buxhetin e shtetit. Veteranët e vërtetë
nuk çirren me porosi të PAN-it, në media dhe rrugë! Turpi qoftë me ju, që me
provokimet e juaja lëndoni shumë mijëra familje, të prekura nga vrasjet politike
të familjarëve të tyre! Ju po dëmtoni edhe imazhin e veteranëve të vërtetë.
Ndërsa po rëndoni e dëmtoni edhe vetë të burgosurit e Hagës!
"Turp e ndot", do të thoshte
miku im i burgjeve politike, Kadri Os(Mani)