| E marte, 09.09.2025, 06:44 PM |
Tahir Bezhani
MOS!
Mos
e trazoni shpirtin tim të lodhur
Ju
mashtrues, gënjeshtarë
Barkdhjamosur,
halldupë e zagarë
Lërmëni
në qetësinë e dëshiruar
Ju,
përgojues, shpifës e tradhtarë
Jeta
është lodhur, shkurtuar këmbësh
Nuk
duron ecje të tilla shpirti i ganduar
Shikojeni
sa e keni ndotur hapësirën
Tani
hapni rrugë, ikni!...
Lëreni
të lirë frymëmarrjen njerëzore
Të
gjejë pa dhunë rrugëtimet e veta
Dëshiroj
të thith avullimet e mia të valëta
Mos
e trazoni shpirtin tim
Krejt
nata si zjarr i ndezur pafund
Në
mëngjes lëpij djersë të kripura
Lodhjeve të natës....
Dita
rebelohet zallinave të shkrifëta
Kullojnë helm dhimbjet
Në
vallen e çmendur të kohës....
EDHE KJO VERË PO IKËN
Edhe
kjo verë në ikje po le gjurmë
Zjarrmia
çan tokën në thellësi
Në
lojën e zjarrit qiellin rrok flaka
Në
ndërrime motesh....
Piskamë
treni të ngadaltë ofrohet
Qetësia
ime në dhomën e vetmisë
Sa
larg dëgjohet zëri i ndrydhur i saj
Stacioneve
të humbura të botës
Do
hyj në tren pa biletë kthyese
Në një rrugëtim tjetër do shkoj
Verën
tjetër vapa nuk më shkrin shpirtin
Nën
hijen e pemëve do rri i buzëqeshur
Do
ju shikoj ëmbël nga ajo hije e bukur
Nga
muri i lotëve lexoj kujtimet
Ngadalë
tërheq e numëroj goglat
Thurë
në penjët e jetës
Edhe
kjo verë po ikën përmallshëm
Si shkarravina në letër të djegur.....
ËNDËR...
Mbrëmë
Ëndërr
me babën
Në
oden e burrave si dikur
Në
kullën e rrënuar
Babi
im
Mbulonte
gacat në tangar
Kur
rreshkej buka n ‘saxhak
Me
tre palë këmisha hini
E
kishte mbështjellë zjarrin
Lahej
në djersët e veta
E
unë nga këndi e shihja
Digjesha flakë nga malli
Para
alveolës baba ishte tretur
Ditën
luaja me hirin e zjarrit
Vrapova
ta puth vatrën
Akoma
i del tym, kishte zjarr brenda
Po
ngrij nga malli
Sot
e gjithë jetën...