Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hysen Ibrahimi: Ibrahim Rugova - Integrimi i Kosovës në NATO, prioritet qendror në partneritet me SHBA-në dhe Perëndimin

| E hene, 08.09.2025, 06:53 PM |


PRESIDENTI DR. IBRAHIM RUGOVA: PRIORITET QËNDROR PËR NE LDK ËSHTË INTERESI I KOSOVËS  PËR INTEGRIM SA MË TË SHPEJT NË NATO, NË KUADËR TË PARTNERITETIT STRATEGJIK ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE PERENDIMIN – KOSOVA SI SHTET DEMOKRATIK

Nga Hysen Ibrahimi

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2002 në Kosovë shënojnë një moment të rëndësishëm në procesin e konsolidimit të institucioneve demokratike në vend. Fitues i këtyre zgjedhjeve doli subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e udhëhequr nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Formimi i koalicionit qeverisës u shoqërua me një periudhë tre mujore negociatash, të cilat u finalizuan më 4 mars 2002 me arritjen e marrëveshjes ndërmjet LDK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Procesi i negociatave u ndërmjetësua nga Kryeadministratori i Përkohshëm i Kosovës, Michael Steiner.

Sipas praktikës demokratike dhe rezultatit zgjedhor, LDK-së i takonte posti i Kryeministrit të Kosovës. Megjithatë, Presidenti Rugova pranoi një kompromis politik, duke hequr dorë nga ky post në funksion të interesave strategjike të vendit. Gjatë një konference për shtyp, në përgjigje të pyetjes së një gazetari mbi arsyet e dorëheqjes nga ky pozicion, Presidenti Rugova deklaroi:  ”Prioritet qëndror për Ne LDK është intresi i Kosovës për integrim sa më të shpejt në NATO, në kuadër të partneritetit  strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perendimin – Kosova si shtet demokratik”.

Presidenti Dr. Ibrahim Rugova çdo herë në takim me ndërkombëtarë ka theksuar rëndësinë parësore të interesave të Kosovës në procesin e integrimit të shpejtë në NATO dhe në veçanti në miqësi të përhershme miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë kontekst, Rugova ka nënvizuar se Republika e Kosovës është shumë më me rëndësi si shteti demokratik, i cili synon të forcojë institucionet e veta mbi parimet e demokracisë, lirisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Integrimi euroatlantik shihet prej tij jo vetëm si një garanci sigurie, por edhe si një mekanizëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vend dhe rajon.

Si rezultat i mençur i Presidetnit Rugova, për marrëveshje politike, Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin në postin e Kryeministrit, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës. Ky kompromis politik u vlerësua si akt largpamësie nga Kryeadministratori Michael Steiner, si dhe nga një pjesa dërmuese e popullit shqiptar të Kosovës.

Hysen Ibrahimi

Suedi/Förslöv, 08.09.2025