| E hene, 08.09.2025, 06:53 PM |
Grafitet me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc – gjuhë urrejtjeje, provokim dhe kërcënim ndaj shqiptarëve
Nga
Refik HASANI
Dënojmë
fuqishëm këto akte, përmes reagimit publik, me rastin e shfaqjes së grafiteve
në qendrën e Bujanocit, me emrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid
në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLLADIQ. Sot, në qendrën e
Bujanocit janë shfaqur të shkruara grafite në alfabetin cirilik, ku 4 C lexohen
shkronja S, së bashku me kryqin, si grafit me emrin dhe mbiemrin e kriminelit
të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko
MLLADIQ.
Kujtoj,
opinionin e gjërë, se kjo është vazhdimësi, pasi vitin e kaluar ishte thyer në
qendrën e Bujanocit billboard-i i Komandantit të UÇPMB-ës, Ridvan
QAZIMI-LLESHI, dhe vetëm këto dy vitet e fundit jan në shtim e sipër, pasi jan
shfaqur edhe me mbishkrimin ''Vdekje shqiptarëve".
Radhazi
në Shtëpin e Shëndetit në qendër të Bujanocit, edhe në Preshevë dhe Medvegjë,
fare nuk jan ndalur së shkruari, grafite,pankarta me mbishkrime ku shprehet
Gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe jepet mesazh kërcënimi ndaj
shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
Jo
që kan marr hov mbishkrime me pankarta e grafite, dhe jan krijuar si dukuri në
rritje, por jan shëndërruar në përditshmëri. Përmes grafiteve në Bujanoc me
emrin e Ratko MLLADIQ, paraqitet urrejtje, provokim, dhe kërcënimit, është për
të mbjellur e instaluar frigë, pasiguri, nën tendenca të vazhdueshme për
shpërngulje, asimilim, pastrim etnik e diskriminim.
I
bëjmë thirrje instancave më të larta të BE-së, dhe mekanizmave të OKB-ës, që të
shtojn prezencën, monitorimin dhe angazhimin, pasi shfaqja e grafiteve sot në
qendrën e Bujanocit, është dëshmi se përveqë pasivizimit, përmesë pastrimit
Etnik-diskriminimit, kemi edhe diskriminim në gjithë segmentet e jetës, dhe kjo
Krahinë shqiptare, është Rajoni më i pa zhvilluar në gjithë Evropën, tregon se
statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.
Gjithashtu
përmesë këtij reagimi publik, i bëjmë thirrje Tiranës dhe Prishtinës zyrtare të
reagoj zyrtarisht duke denuar këto akte, kurse Republika e Serbisë, zyrtarisht,
do të duhej të dënon këto akte, ku me mbishkrime shprehet Gjuha e urrejtjes,
provokim, frikësim dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e
Medvegjë.
Pamja
e vendit, ku në qendër të Bujanocit, jan shkruar grafite në alfabetin cirilik,
ku 4 C lexohen shkronja S, së bashku me kryqin, me emrin dhe mbiemrin e
kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e
Hercegovinës, Ratko MLLADIQ.
Refik HASANI, 6 shtator 2025