Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Margarita Xhepës

| E diele, 07.09.2025, 06:44 PM |


MARGARITA XHEPËS

In memoriam

Nga Përparim Hysi

1.

Zbriti ZOTI në MYZEQE

Edhe bëri:olele!

Olele , se u mahnit

Të pa ty, MARGARITË!

2.

Të pa ty,moj MARGARITË!

Që ishe porsi dritë

Me ty u mahnit dhe ZOTI

Qe e bukur si pikëloti

3.

Dhe kur erdhe në TIRANË

Seç u rrit e jotja famë

Dilje ti e tundej skena

Se ti kënaqje  zemra.

4.

Ku ta gjej tënden buzëqeshje

Që me shpirt ti e jepje

Se e jepje ti me shpirt

Si në shpirt ndizej një dritë.

5.

Si në shpirt ndizej një dritë

Dëbon natën, sillje ditë.

Se kishe një shpirt të bardhë

Dimrin e ktheje behar.

6.

Tash ke shkuar në PARAJSË

ZOT.bie në gjunjë e me JU po flas:

-Ngjalle, se pa të është bosh skena

Qe ilaç që shëron zemra!

Tiranë, 3 shtator 2025