| E shtune, 06.09.2025, 06:55 PM |
Zgjedhje për ndryshime rrënjësore!
Pas
vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ex officio dhe sipas kërkesës së
parashtruesve (Listës Serbe) e cila ka marrë masën e përkohshme përmes të cilës
e ndalon çdo veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së
Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë! Kjo masë e përkohshme
hyri në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas
këtij vendimi të Kushtetueses, bie poshtë çdo mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve
të përgjithshme më 12 tetor, ashtu siq ishte trumbetuar nga politikanët dhe
ishte menduar nga opinioni vendor.
Pra,
të nderuar qytetarë të Kosovës, pas paralizimit total të Kuvendit të Kosovës,
është e hapur rruga që më 12 tetor 2025 të mbahen zgjedhjet për kryetarë të
Komunave dhe për anëtarë (asambleist) të Kuvendeve Komunale. Ky është një
moment i rëndësishëm për demokracinë e brishtë lokale, ku secili prej nesh e ka
mundësinë që ta shprehë lirshëm vullnetin e tij përmes votës së lirë.
Ju
bëjë thirrje të gjithë kandidatëve për asambleist dhe kandidatëve për kryetarë
të Komunave, në veçanti subjekteve politike që këtë garë ta shohin jo si
përballje armiqësore, por si një garë demokratike, me ide dhe vizione
pragmatike për të ardhmen e komunave tona.
Zgjedhjet
janë mundësi për të ofruar alternativa dhe programe zhvillimore për vendin, për
komunat në veçanti duke dëshmuar para elektoratit aftësitë menaxheriale për
qeverisje më të mirë, për çka është edhe qëllimi i këtij procesi zgjedhor.
Në
anën tjetër, qytetarët e kanë mundësinë e mirë që të zgjedhin kandidatët më të
mirë për asambleist pa i ndihmuar/dëmtuar subjektet politike, për shkak se vota
për kandidatin për 'Asamble Komunale' nuk i shkon subjektit politik, por vetëm
kandidatit të preferuar. Kurse vota për kryetar të Koumunës i shkon
drejtëpërdrejt subjektit që i përket kandidati.
Kështu
pra, për dallim nga zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet lokale ekziston
mundësia që ndaras të votohet për kandidatët për Asamble dhe ndaras për kryetar
të Komunës.
Fituesit
e zgjedhjeve do të kenë përgjegjësinë e madhe për të përfaqësuar të gjithë
qytetarët, pa dallim bindjesh politike apo fetare, ndërsa ata që nuk dalin
fitues, duhet ta ndjehen krenarë që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor, për
çka e kanë begatuar fushatën zgjedhore duke ofruar më shumë mundësi për qytetarët.