| E premte, 05.09.2025, 06:57 PM |
ARMIKU I DUKSHEM
NGA
KALOSH ÇELIKU
I kalova të gjitha pusitë me armikun e
“padukshëm” në shtetin e “përbashkët” Historik
jugosllav. Sistemin e egër komunist me pusi pas “Çuke”. Krah për krahu me popullin shqiptar. Edhe
në sistemin komunist ish jugosllav të shokut Tito, dhe “antikomunist” të shokut
Enver Hoxha.
Ndryshimet “demokratike” për Ditën e Nesërme... Sulmet e papara në
mjetet e informacionit si “armik” i shtetit të “përbashkët” nga Kopeja me
zgjebe ndjek Autorin. Edhe, kërcnimet politike të “vëllezërve”. Sulmet
fizike. Djegëjen e shtëpisë dy herë me radhë në lagjen e “Çairit” të
Shkupit. E, kurrë nuk u gjetë autori. Vdekjen klinike në Voskopojë (2000). Dhe,
ringjalljen në Korçë. Paralajmërimin e Luftës të 2001 -shit
në Mqedoninë e Veriut.
Fatkeqësinë e komunikacionit në “Qafë-Thanë”.
Dhe, tjetrën rrugës për në Vendlindje në malet e “Bukoçit” të Kërçovës për të arrirë me kohë në zbulimin e përmendores të stërgjyshrit
tim Emin Çeliku (Xhambazi). Krahut djathtë të Dervish Carës.
Kryengritjes Shqiptare (1983 – ’84) për çlirimin e Shkupit, Velesit, Prilepit
dhe Manastirit.
Edhe, “armikun e padukshëm”: Koronavirusin, dhe Pandeminë,
nateditë mbi kokë. Vaksinën partiake, që ma ndaloi “Rrapin”. Zonën e lirë të “Parkut
Grave” para Kuvendit shqiptaro-maqedonas. Tavernat e Shkupit, që vështirë, Sot: e kam ta kaloj edhe
“Demokracinë” e partive politike me
gjithë këto parti politike “demokratike” shqiptare dhe Neokomuniste për
pushtet. Fatkeqësisht, në bakrun e partive politike shqiptare.
Urime, për Ditën e Nesërme! Nuk merrem me politikanët, thasë të
grisur përmbi thasë, arnë përmbi arnë ngarkuar mbi samarin e gomarit. Nuk e di,
ku do ta përfundoj Veten mes këtyre shamive dhe ferexhezezave?!
Shqiptarët më shumë kanë pasur “patriotë“ pas Lufte. Edhe, në Ditën e Sotshme: të gjithë na
dolën komandantë?! Vetëm me një “asker” nga Kërçova. Edhe,
ai Komandant “Askeri”.
Historikisht, populli shqiptar ka dhënë kaçakë të maleve.
Trima lufte për Shqipëri. Nuk ka dhënë politikanë me përjashtim të pak vetave
gjatë shekujve. Edhe, trima me thasë përmbi thasë të arnuar pas lufte. Por,
shumë politikanë shqiptar me brekët ende nëpër këmbë. Shkak, që: Sotekësajdite,
ende jemi në këtë gjëndje qorrsokaku politike shqiptare. Që, na i pollën
kopilat e partive politike shqiptare pasmesnate, dhe na i lanë lyrekë si kopila
pas Derës Madhe të Shtëpisë.
Qorrsokaku politik i partive politike shqiptare. “Armiku” ynë
Historik ka punuar me argatë shqiptar vite e shekuj për Serbi. Që, nga pushtimi
shekullor i Turqisë, edhe atij të Mbretërisë
Jugosllave. Edhe, gjatë sistemit komunist jugosllav. E mbushi Kosovën me popullatë
të asimuluar serbe. Maqedoninë e Veriut me serb të asimuluar të krishterë
shqiptar. Mos them edhe Malin e Zi me serb të asimiluar shqiptar. Popuj të
asimiluar në serb, duke u dhënë falas banesa dhe shtëpi. Edhe, atë me kontrata
merrëveshje: nëse, e shesin nesër banesën ose shtëpinë, fitimet materiale t’ia
këthejnë shtetit të Serbisë.
Politikë serbomadhe si pushtues historik, që e kanë bërë me vite
dhe shekuj. Dhe, jorastësisht sot: e kemi me “vëllezërit” serb jugosllav këtë
problem me ndarjen e Mitrovicës të Kosovë. Serbët kanë investuar dhe futur me
vite themele politike në Kosovë, dhe Mitrovicën e Veriut. Edhe, në Maqedoninë e
Veriut. Mal të Zi. Probleme politike, që do t’i kemi me “vëllezërit” edhe përtej
Ditës Nesërme, në shtetin e “përbashkët”.
Politikanëve shqiptar, Sot: pasi u polli Kurva, dhe lurekët ua la
pas dere, u është tekur se i humbën “Trepçën”,
“Albanikumin”, dhe Liqenin e “Ujmirit”. Parullat patriotike-politike të asaj kohe
të studentëve (1981): “Trepça radi, Beograd
se gradi”! (Trepça punun, Beogradi
ndërtohet).
Protesta të studentëve Prishtinës. Pasuritë burimore të Kosovës, në
shërbim të Serbisë.. Edhe, Sot: bëjnë luftë partiake - politike, që i kanë
humbur moti kohë territoret shqiptare si politikanë në shtetin e “përbashkët”
jugosllav. Megjithatë, edhe Sotekësajdite, unë si shkrimtar nuk e dorëzoj Penën
me Dy tyta, para se mejdanit.
Historikisht, shqiptarët gjithë jetën kanë qenë të pasur me vetëveten,
dhe pasurinë natyrore. Sot: nuk kanë problem
me armikun historik, por kanë problem me vetëveten. Popull i nëmur nga Turqia, që
i shërbeu si shërbëtor pesëqind vite me radhë me pashallarë dhe agallarë armikut.
Pastaj, edhe nga Serbia me “vojvoda”. Sistemit ish komunist jugosllav edhe me
kryetar shteti (Sinan Hasani). Kryeministra dhe ministra. Edhe, në Ditën e
Sotshme me: kryeministra, presidentë shteti, ministra e deputetë.
Dhe, harrojnë, se: armiku historik më i madh i shqiptarëve, janë
vetë shqiptarët... Padyshim, edhe në Ditën e Nesërme... Prandaj, në Ditën e Sotshme
me këto politikanë “demokratë” të dalldisur dhe arratisur shqiptar pas posteve
partiake - politike, vështirë e ka të dalë nga robëria shekullore me vite e shekuj.
Barrë e rëndë nga historia mbi samarë. Ende, e vazhdon rolin
e robërit. Argatit, edhe në Ditën e Sotshme me “DIN E IMAN”.
Fatëkeqsisht, E do Robërinë?! Jo, edhe Lirinë. Nateditë, si popull
e kalon në xhami me “vëllazërim-bashkimin”. Ende, i luten “Allahut” (Zotit) me
sytë nga Qielli në “Partallment” me të dyja këmbët dhe trutë ende në legen.
Bashkë, i bëra macit e mia besnike. Nuk mund t’i bëj partitë politike...