| E premte, 05.09.2025, 06:54 PM |
Shenjtëria e shnjtëreshës shqiptare, Nënë Tereza, përmes shenjtërisë së fjalës dhe diellit të mendimit
Nga
Albert Vataj
Nënë
Tereza në rrugëtimin e saj për në thellësi të shpirtit njerëzor dhe në
shenjtërinë e përkushtimit, driti në terrin e botë, jo vetëm me veprën e
bamirësisë, por edhe me diellin e mendimit.
Çdo
përkufizim, ashtu si çdo vepër e Nënë Terezës është një dritare ku hyn një
rreze drite që na ndriçon shpirtin dhe dëshmon fuqinë e vullnetit të besimit
për të mëkuar mirësinë e Zotit përmes aktit të devocionit.
Ajo,
mes të tjerash tha:
-
Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.
-
Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.
-
Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të,
por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim
ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.
-
“Do të jem shenjte” do të thotë ta zhvesh vetveten nga çdo gjë që s’është e
Zotit; t’i shkul nga zemra të gjitha gjërat e kësaj bote; të jetoj në varfëri
dhe mënjanim; të heq dorë nga dëshirat, prirjet, tekat, idhujt e mi e ta bëj
vetveten, me dëshirë, skllave të vullnetit të Zotit.
-
Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.
-
Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e
tyre është vërtet pa fund.
-
Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i
zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri
që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga
shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.
-
Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.
-
Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i
njohim kur vijnë. Të varfërit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini.
Duajini.
-
Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.
-
Në Perëndim ka vetmi, të cilën unë e quaj “gërbula e Perëndimit”. Në shumë
mënyra, kjo është më keq se ajo e të varfërve tanë në Kalkutë.
-
Të varfërit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të
fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi
nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar
prej tyre.
-
Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.
Këto
thënie të Nënë Terezës janë si gurë themeli të një morali që nuk njeh kufij
kohe apo hapësire. Ato përbëjnë një testament shpirtëror ku e madhja lind nga e
vogla, ku dashuria nuk matet me madhështinë e veprës, por me thellësinë e
zemrës që e përmban.
Në
to ndjehet një kontrast i fuqishëm mes botës moderne dhe shikimit të saj
hyjnor.
Ajo
na mëson se shenjtëria nuk është privilegj, por mundësi që lind nga përulësia
dhe dhurimi i vetvetes.