Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Çantat falas

| E merkure, 03.09.2025, 06:49 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Çantat falas

Me fillimin e vitit të ri shkollor,

në Luginë këndohet kënga në kor.

Nxënësit me shpatullat e brishta,

mbajnë çantat me libra të dyfishta.

Një palë vjen nga Beogradi zyrtar,

kurse tjetra nga Prishtina sekondar.

Çantat e nxënësve merren pa kusur,

me “falas” libra që rëndojnë si gur.

Shpinat kërrusen, këmbët u vibrojnë,

jo me numra matematikën e mësojnë,

po nga kilogramët që bartin në kurriz,

e vijnë me bollëk në emër të Qeverisë.

E politikanët? Ah, ata janë gjithë gati,

për falënderime publike që u prin fati.

Njëri i këndon Beogradit me falënderim,

e tjetri Prishtinës për dhuratat me gëzim.

Në fund mbetet pyetja, metaforë alegorie:

- A është dija peshë, apo pesha që vret dije?

Lugina, veç dynjasë, nxënësit me dy çanta,

ndërsa politikanët tanë me aftësi të veçanta!

(Karikatura marrë nga interneti)