| E diele, 31.08.2025, 06:51 PM |
Xhevahir Cirongu
QYTETI
HESHT
Edhe
vapa u struk diku
Ajo
iku me ditët si zjarre,
Dhe
hapi saj gjithë lozanjare
Si
një breshkë nëpër livadhe.
Qyteti
im fle pranë dallgëve
Si
pa dashur sytë i përgjum,
Heshtja
‘’puthë’’ hënën në qiell
Kjo
vapë mistrece të lë pa gjumë!
Një
re vrapon nuk di se ku
Jetime
mbetur rrugëve të qytetit,
Me
kë të fla , as vetë nuk di
Qyteti
hesht, s’ka mbetur njeri.
Ata
ikën pas dallgëve të detit
Me
lot malli tretur si kripa,
O
njerëz, sa dhimbje latë pas vërtetè
Vetëm
trishtimi ecën në këtë qytet!
Durrës, 29 Gusht 2025