Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rexhep Shahu: Ne, të gjallët e vdekur

| E diele, 31.08.2025, 06:46 PM |


Rexhep Shahu

Ne, të gjallët e vdekur

Në mos ne, të gjallët e vdekur

Të vdekurit e gjallë do të vijnë një ditë patjetër

Do t’i braktisin varret e do të vijnë të na shpëtojnë

Do të vijnë ta ngjallin protestën tonë të vdekur

T’i japin shpirt protestës tonë të coftë.

Do të vijnë dhe do të gjëmojnë sheshet

Do të dridhet toka nën këmbet e tyre pa këpucë

Do të pshurren liderët që janë mësuar të mashtrojnë

Ata nuk mashtrohen, ata varret i kanë

Asgjë nuk duan veç të mos ua mbipopullojmë qytetin e tyre.

Të vdekurit e gjallë do të vijnë një ditë patjetër

Të na dalin zot se do t’u dhimbsemi një ditë

Teksa na shohin të bërë hije, burra dhe gra pa peshë

Strukur në skutat më të errëta nga frika e qeverisë

Do të vijnë një ditë të na dalin zot të vdekurit e gjallë

Që ia dinë vlerën lirisë.

Ne të gjallët e vdekur

Ulur në gjunjë me sy lutës drejt qeverisë

Hamë thonjtë tonë në heshtje

Dhe jetojmë me shpresë mbi erën e mutit tonë.

(Nga Dita e gjashte, Rexhep Shahu)