Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Vataj: Kur era, të bukurën e bën me faj dhe të përbetuarin e grish në tundim

| E merkure, 27.08.2025, 06:43 PM |


Kur era, të bukurën e bën me faj dhe të përbetuarin e grish në tundim

Përgatiti: Albert Vataj

Kur era, me lojën e saj të papërmbajtur, i rrëfen botës të fshehtën e së bukurës, ajo e bën të pafajshmen me faj. Dhe aty, përtej murit të lartë të përbetimeve dhe kodeve të rrepta të ndalimit, predikuesi vihet në sprovën e brishtësisë së mishit përballë dritës së shpirtit.

Është një çast ku bukuria nuk mbetet më vetëm një imazh, por bëhet kumt, tronditje, ngasje dhe lutje në të njëjtën frymë.

Ralph Waldo Emerson do të na kujtonte: "Mos e humbni kurrë mundësinë për të parë diçka të bukur, sepse bukuria është vetë vullneti i Zotit."

E ky fragment i jetës, i ngrirë në një klik, mbetet më shumë se një fotografi, është metaforë e përjetshme e përplasjes mes së shenjtës dhe tokësores, mes asketizmit dhe tundimit, mes atij që sheh dhe asaj që pa dashje shfaqet.

Manastiri Santa Faz, Alicante, Spanjë- Foto © Dev Carr