| E shtune, 23.08.2025, 06:54 PM |
Ndue Ukaj:
Asnjë
listë serbe, nuk mund t’i bëjë dëme Kosovës, më shumë se patriotët tallava, që
turfullojnë, sarrakuqen e çirren si të çmendur, për të dëshmuar patriotizmin që
nuk e kanë.
Ju,
faqezinj, petkat patriotike i vishni kot, me to shfaqin si mbreti në përrallën
e rrobave të mbretit. Lakuriq.
Patriotizmi
retorik është bastard dhe me pasoja tragjike, gjë të cilët shqiptarët e kanë
përjetuar në lëkurë.
Ju,
këtë patriotizëm e keni rigjallëruar.
Dhe
kurrënjë vlerë patriotike qeverisëse nuk keni dëshmuar.
Patriotizmi
cilësor është vyrtyt me dashtë tënden, pa ushqyer urrejtje për të tjerët, e ky
lloj nuk banon te ju dhe për këtë keni dhanë prova pafund, prandaj nuk keni
miq, as brenda e as jashtë dhe me tragjikja, nuk keni vepra.
Ju,
kot eksitoheni pas do formulave patriotike, ju ngjani në ato rriqnat që i
përshkruan Fishta te satira e tij, faqezinj.
Mjafton
me pa varfrinë e mendimeve të tuaja për të kuptuar sa mjerana dhe sa të pa
emancipuar politikisht e kulturalisht që jeni.
Kosova
sot është e sëmurë e dergjet ama ju tutkunë, shkollë e pastër enveriste, e
ushqeni popullin me parulla: “bari do hamë…”
Ama
ju vetë, natyrisht se nuk hani bari.
Ju,
budallenj, kot kukurisni, ju keni treguar me vepra, se lidhje me vlera nuk
keni, as me vlera demokratike, as me vlera patriotike, as me historinë e
Kosovës, të cilën e keni përdhosë, as për koncepte politike, prandaj, me yrysh
oriental keni dëmtuar pariparueshëm raportet tona me perëndimin, e keni
përkeqësuar shëndetin e demokracisë në vend, e keni ndalë rriten e vendit dhe nuk keni asnjë
projekt patriotik me çka do të mbaheni mend.
Ju
keni formula e fraza boshe, si të Enver Hoxhës dhe bandës së tij, dhe me to
mundoheni të kamufloheni e ta justifikoni paaftësinë tuaj.