| E enjte, 21.08.2025, 05:57 PM |
KRONIKË E DRAMATIZUAR DHE E SHPIRTËRUAR
Jusuf BUXHOVI: ”Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”,
roman. Botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1982.
Shkruan: Xhemail MUSTAFA
Në praktikën e
interpretimit të letërsisë, e veçmas në tekstet teorike mbi krijimtarinë letrare
të autorëve të ndryshëm, thuhet shpesh se shkrimtari gjatë gjithë përvojës së
tij krijuese e shkruan të njëjtën vepër, qoftë edhe atëherë kur interpretimet e
veta i formëson dhe i transmeton përmes veçorive të zhanreve, apo llojeve të
ndërduarta të letërsisë. Konstatimin e tillë, sado të përgjithësuar qoftë, e
provojnë si të qëndrueshëm edhe disa autorë tanë, vepra letrare të cilave vjen
dhe pasurohet vazhdimisht me elemente të reja ideoartistike, por duke ruajtur
gjithnjë një sërë esencash poetike, që paraqesin aspektet e qendrore të
individumit artistik. Midis këtyre autorëve është edhe Jusuf Buxhovi, i cili
deri më tani boti librin e tregimeve “Cirku”, dramën “Dinosauri” dhe romanët
“Matanëkrena”, dhe “Loja” , që së bashku krijojnë një tërësi relativisht
koherente ideo-tematike , që po u vështrua krahasimisht dhe si totalitet,
manifeston momente të përsëritjes dhe të ngushtisë kuptimore.
Rrëfimi - vetërrëfimi- relacionet
Ndërkaq, me romanin e
tij të tretë “Shënimet e Gjon Nikollë Kazit”, autori i kapërcen kufizimet e
mëparshme në planin tematik dhe, po ashtu, praktikën e vet krijuese, e plotëson
dhe e zgjeron me elemente të reja të qasjes dhe të prosedeut artistik. Këto
risi poetike i sugjeron vetë titulli i romanit, i cili është i konceptuar si një
tekst letrar me e elemente të dokumentaritetit të theksuar, që rrëfen për dhe
fratin dhe dramën e individit, brenda hapësirës dhe kohës, me ç’rast, një
kolektivitet i tërë sprovohet me situata ekzistenciale, thuajse asgjësuese.
Ngjarja e romanit, veprimet dhe bota e personazheve në përgjithësi, janë
vendosur në një hapësirë dhe kohë fare konkrete edhe fare e të caktuar, ashtu
siç është fare konkreten dhe historikisht i njohur edhe kryepërsonazhi i veprës
–Gjon Nikollë Kazazi. Prandaj, duke u nisur nga kjo e dhënë, ne e parë mund të
fitohet përshtypja se ky roman, në fakt është një biografi e romanizuar, t’i
themi kështu më kusht, ose kronikë autentike e dramatizuar dhe e shpirtëzuar e
një kohe, hapësire dhe një individi. Në të vërtetë ky roman është, edhe ngritur
mbi të dhëna autentike, edhe pse jo gjithaq të njohura, çfarë dalin në spektrin
e gjerë të informacionit të këtij teksti letrar.
Mirëpo që t’i ikë
përvojës së shkrimit të kronikës, ngurtësisë dhe racionalitetit të prezantimit
statik dhe të transformimit të veprimeve dhe situatave, autori rrëfimin ia
detyroi heroit të romanit. Në këtë mënyrë arrihet shkallë më e lartë i
literaritetit (Lotman) zë tekstit, si element esencial ndërdallues dhe
aksiologjik i veprës artistike, i veprimit të saj semantik dhe estetik.
Personazhi i këtij romani e rrëfen veten, fatin dhe sprovat e shumta, nëpër
cilat merr kuptim jeta, veprimet dhe komplikimet e tij. Njëherësh, në
ndërlidhje të fortë, rrëfen edhe përvojën e apokaliptike të kolektivit, pjesë e
të cilit është, si dhe flijimet e pareshtura, që dilin nga kjo gjendje, të
krijuara nga pushtuesi osman. Do të thotë, ne një anë kemi të bëjë me një
jetëshkrim, që si i këtillë shquhet për energjinë e veprimit estetik dhe
recepcientin, kurse në anën tjetër, me tekstin kuptimisht më të gjerë, por me
më pak efektivitet artistik, brenda të cilit vendoset jetë-shkrimit. Kështu,
krijohen relacione nga të ngushta,
Arti i mbrojtës – vetëflijimi
Me këtë praktikë
krijuese në punë të ndërtimit të romanit, autori e zgjeron optikën e vështrimit
poetik të gjërave, të motivimit të veprimeve dh të aksion në përgjithësi, sado
që në disa raste pikërisht rrëfimi në vetën e parë, e ngushton hapësirën e
kantemolimit rreth gjërave. Narratori situatat i kundron dhe i interpreton nga
pozita e unit të tij, që vetvetiu e supozon njëfarë ngushtësie dhe
subjektivizimin e veprimeve dhe fakteve të jetës. Këto elemente i gjejmë
thuajse gjithherë te romanët tona të ndërduarta mbi këtë bazë dhe përvojë të
konceptimit të botës artistike, konvencë kjo, të cilën Jusuf Buxhovi e kapërcen
pikërisht atëherë kur arrin t’i shemb kufijtë midis personazhit-narrator dhe
gjërave e problemeve që i përjeton kolektiviteti, të cilit i përket ai.
Shembja e këtillë, e
këtyre kufijve, që vetvetiu të imponohen me staticitetin e vet, e nënkupton
lëvizshmërinë e domosdoshme vështruese dhe gjykuese, që duhet ta ketë narratori
i romanit, rrëfimtari që këtu është aktiv, me një horizont të gjerë vështrimi
dhe të informacionit. Nga përqendrimi në rrëfimin për gjërat që e rrethojnë, për
aktualitetin e asokohshëm , autori, përkatësisht narratorii romanit, me lehtësi
të konsiderueshme zë dhe rrëfen për fakte e situata nga e kaluara e largët e
popullit tonë, apo e njerëzimit në përgjithësi. Rrezikut që ky informacion të
jetë qëllim i vetvetes, shkrimtari i shpëton në saje të gjeturisë dhe
invencionit që gjerat dhe momentet e ndryshme , apo të përvojës përgjithësisht,
t’i vejë në ndërlidhje të fortë ndërvepruese. Kështu, shumica e elementeve të
informacionit autentik, për të mos thënë i tëri, vihen në funksion të
përkufizimit dhe të shpirtëzimit të qëndresës së popullit për mbrojtjen e
strukturës së tij psikologjike dhe shpirtërore në tërësi.
Të pakënaqur me
rezultatet e tyre në punën e asimilimit të shqiptarëve, osmanët e sjellin
mikrobin e murtajës në Gjakovë, me qëllim që për një kohë t’i japin fund ,
strategjisë së tyre për shprishjen e identitetit kombëtar.
Po inercioni i
përvojës në punë të mbrojtjes së Atdheut dhe të kultivimit të qenies, e bën të
vetën; mikrobi i murtajës , që kishe shkretuar qytete e vende të tëra,
neutralizohet përmes gërvishtjes, me futjen e tij në organizëm, në përputhje me
logjikën antike të mbrojtjes se “mikrobi e lufton mikrobin”, gjë që , në rastin
konkret kishte ndikuar që viktimat janë të jenë më të vogla nga ato që
parashiheshin nga strategjia shërbimeve të fshehta të Stambollit. Autori, pra,
shfrytëzon artin e mbrojtjes “të mikrobit me mikrob” për t’u përballuar me
shfarosjen dhe ia del, mjet ky që e njeh edhe mjekësia. Ata që angazhohen për
këtë kauzë (Gjon Nikollë Kazazi, Lam Mula, Sheh Alia e të tjerë nga paria e
qytetit), pasqyrojnë intelektualët që marrin përgjegjësi në situata të tilla
ekzistenciale, ndërsa mikrobi i murtajës shfaqet edhe si metaforë e luftës
biologjike, si armë e padukshme që asnjëherë nuk pushon, por vihet në veprim
për shfarosje dhe gjenocide.
Hapësira e veprimit – kufizimet
Subjekti i këtij romanit, dramaciteti i brendshëm, dhe
atmosfera e rëndë, që është ekuivalent i intencës kuptimore të tekstit,
vetvetiu e bëjnë interesant këtë vepër. Në anën tjetër rrëfimi i drejtpërdrejt,
pa thyerje të mendimit nëpër teknika të ndryshme të shkrimit letrar, bëjnë që
romani të lexohet me lehtësi, ndërsa përjetimi i objektit artistik është i
thellë dhe veprues, Ajo që e mban aktiv kureshtjen e recipientit, që e fikson
qartë “horizontin e pritjes në këtë roman është fabula dhe ndonjë sistem i të
menduarit, i meditimit rreth situatave dhe problemeve të jetës. Komunikimi
intensiv, si kualitet qendror në punë të receptimit të veprës letrare, këtu
motivohet me vet subjektin e romanit, me shtrirjen e tij. Vetëdija e
komunikimit merr dy shtrirje: një anë që provokon se në ç’masë po realizohet
strategjia e tmerrit, e zhdukjes së një etnie, e përgatitur mirë e mirë nga
pushtuesi. Kurse në tjetrën anë, të bën kureshtar suksesi i vetëmbrojtjes,
nëpërmes artit të qëndresës.
Duke qenë se
narratori paraqitet herë vetëm si vështrues i gjërave dhe situatave, e herë
edhe si krijues i tyre ndodh disa herë që kapërcimet nga situa në tjetrën të
bëhet pa ndonjë shkathtësi. Kështu, dy-tre kapituj e parë të romanit
përfundojnë me situata përafërsisht të njëjta lidhen për gjendjen shpirtërore
dhe fizike të narratorit – Gjon Nikollë Kazazit. Pastaj përseritet disa herë fjalia
“Dikur vonë, pasi u solla e u mbështolla në shtrat, e mora fletoren e shënimeve
dhe shkrova...”
Këto momente, që
krijojnë përshtypjen e ngushtësisë së vështrimit të gjerë, megjithatë nuk çojnë
peshë në vlerën dhe strukturën e përgjithshme të romanit “Shënimet e Gjon
Nikollë Kazazit”, rrëfimi i të cilit është mjaft komunikativ, me energji të
veprimit estetik dhe semantik. Në këto elemente të makrostrukturës poetike,
duhet kërkuar aspektet esenciale të përbashkëta midis këtij romani dhe pjesës
tjetër të prozës së këtij autori. “
(“Rilinjda”, 22.V.1982)