Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahja Drançolli: Dy monumente kultit të lavdisë justiniane

| E merkure, 20.08.2025, 06:50 PM |


Jahja Drançolli:

Restaurimi dhe konservimi si dialog mes kulturave: Dy monumente kultit të lavdisë justiniane, Bazilika Euphrasia në Poreç (Kroaci) dhe Bazilika San Vitale në Ravena (Itali), pjesë e monumenteve të Trashëgimisë Botërore UNESCO, që nga vitet 1996, 1997, përfaqësojnë një model konkret se si të konservohen dhe restaurohen gjetjet kapitale të Ulpianës në vitet 2023-2025!

Aseti më i vlefshëm kulturor i Poreçit, Bazilika Eufrasiane, u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1997. Ky kompleks paleokristian është i vetmi monument i ruajtur plotësisht nga ajo periudhë në botë. Sipas studiuesve të shquar janë venë limitet kronologjie  të fillimit dhe të mbarimit të bazilikës, që janë vitet 543 -554, periudhë kjo e art e perandorit Justinian i origjinës dardane!

Bazilika është ndërtuar në kohën e ipeshkvit të Poreçit Eufrasius (shek. VI),  ajo përfshin një atrium, një pagëzimore, një pallat ipeshkvi, mozaikë dhe mbetjet e ndërtesave sakrale nga shekujt III-IV. Mozaikët që dekorojnë brendësinë dhe fasadën e monumentit të kultit konsiderohen një trashëgimi e vlefshme e artit bizantin, dhe falë mozaikëve të dyshemesë dhe mbishkrimeve të ruajtura, të gjitha periudhat e ndërtimit dhe rinovimit të saj mund të transkribohen dhe të transliterohen.

Në historinë e gjatë të qytetit të Poreçit, një periudhë relativisht e shkurtër kohore do ta ndryshojë përgjithmonë fatin e tij. Një qytet i vogël provincial në periferi të Perandorisë Romake që po vdiste do të përjetonte një transformim të mrekullueshëm në shekullin e VI. Duke u përpjekur të bashkonte perandorinë e përçarë, Perandori Justinian krijoi për një kohë të shkurtër iluzionin e një uniteti të mëparshëm. Por jo vetëm një unitet territorial dhe politik. Ai gjithashtu kërkoi të rivendoste shkëlqimin e artit të lashtë. Në lulëzimin e plotë të rekonkvistës së Justinianit, ipeshkvi i Poreçit, Eufrasius, ndërtoi katedralen e tij në vendin e bazilikës së vjetër të qytetit, duke e përfshirë atë në një seri ndërtesash shoqëruese që së bashku do të formonin një nga komplekset e mëdha të kohës!