| E merkure, 20.08.2025, 06:59 PM |
Ditët e Humorit dhe Satirës X
“XHA DERALLA” 2025
(Kërçovë, 15. 16. dhe 17 gusht 2025)
NGA
KALOSH ÇELIKU
Pak biografi për Xha Derallën
Xha Deralla lindi në vitin 1842 në katundin Cërvicë të Kërçovës, dhe sipas
“amanetit” që e la përsëgjalli: kufomën e tij, mos ta përcjellin rrugës pranë
xhamisë ku e priste Xhebrahili ta fus në “Xhehnem”
(Ferr), por rrugës - dhiares pas “Çuke” me lisa t’i futet tinëz në “Xhehnet” (Parajsë). Dhe, iku nga kjo
botë në vitin 1950. Një vit para se të lind unë autori i këtij shkrimi
publicistik.
Kontribut të madh humoristi dhe
satiristi dha në fushën e humorit dhe satirës. Poashtu, edhe në atë të valleve
dhe këngëve popullore. Në fushën e humorit dhe anekdotave, qe një legjendë e
shekullit. Përderisa, për Nastradin Hoxhën thuhet, se: ka qenë një legjendë e
krijuar nga populli, Xha Deralla ka qenë një humorist dhe satirist i vërtetë
shqiptar, që lindi dhe u rritë nga gjiri i popullit, Katundit Cervicë të Kërçovës. Shakatë e tia të kripura me humor, anekdota
dhe satirë, u bartën brez pas brezi nga gjenerata në gjeneratë edhe përtej Ditës
Nesërme.
Anekdotat për xhandarët e serbit,
dhe Hoxhën e “Allahut”, si dhe shumë të tjera anekdota dhe satira, ende janë
gjallë gojë më gojë në gjirin e popullit shqiptar, që posa dolën në dritë edhe si libra, hynë në bibliotekë: “Zgërdhirja” (libër me publicistikë letrare, anekdota,
barcoleta dhe aforizma) nga Kalosh Çeliku dhe “Pusia pas Çuke” (rrëfime humoro
– satirike nga jeta ime) Bajram Çeliku - Bali. Pse, jo: edhe një bust te sheshi “Ureja”, në Katundin
Cërvicë para portës të Xha Mazllëmit në manifestim e ardhshem të Ditëve të
Humorit dhe Satirës “Xha Deralla” XI 2026. Shkaku, se: e kalonte edhe më së
shumti kohën e lirë në pusi të personazheve, anekdotave. Arsye, që shumica e
udhëtarëve të katundeve përreth Kërçovës,
nuk kalonin nëpër Cërvicë për të shkuar te katundet: Përtejzalli, Kolibare dhe
Zajaz.
Xha Deralla interpretoi me çifteli dhe krijoi një numër të madh të këngëve
dhe valleve. Këngë të cilat vlen të përmenden: Kënga e Rumelisë, me autor vetë Xha Deralla. Dhe, këngët tjera
popullore: Kur boni hëna për me dalë,
Kënga e Elifes, Vjeshta moj virone, Kënga e Hasimes, Vijnë pampurrat, Kënga e Gjylefajës, Kënga e askerëve nëpër konaqe
shqiptare. Këngë, të cilat edhe sotekësaj dite ende janë të gjalla në dasmat
shqiptare
Dhe, ja pas kaq vitesh lufte me
Penë, humor, satirë dhe anekdota e poezi satirike me forcat tona, ndihmën e
miqëve poetë, Klubit të Shkrimtarëve “Mugullimi”, në Kërçovë dhe mbështetjen e
Ministrisë së Kulturës (2025), pronarit të Hotelit “Kërçova” Kasami,
restorantit “Princ” në katundin Cërvicë Feto, ky manifestim kulturor artistik i
Ditëve të Humorit dhe Satirës “XHA DERALLA”, arriti të manifestojmë dhjetëvjetorin
e lindjes në vendlindje - Kërçovë.
Nesër, me siguri do të jetë
Tradicional Ndëkombëtar. Njëherit, të tubojë penat më të njohura të humorit dhe
satirës nga të gjitha trojet etnike shqiptare, Diaspora, dhe Bota, me të vetmin
qëllim: të bëhet tradicional dhe ndërkombëtar, të ketë jetë të gjatë, sa vetë
humoristi dhe satiristi Xha Deralla, brez pas brezi në gjirin e popullit
shqiptar. Edhe, Ringjallja e tij te “Çifligu i Xha Derallës” te “Përroni i
Thanës”, ku zogjtë i kanë ndërtuar çerdhet shekullore pranë Burimeve malore,
dhe për çdo pranverë ia thonë këngës mes atyre maleve me Dardha gorrice dhe
dëllinja…
Vitin 2025, 15, 16 dhe 17 gusht në
fshatin Cërvicë, vendlindjen e Xha Derallës, erdhëm në Kërçovë. Ditën e nesërme
e vizituam edhe Kalanë e Kërçovës. E harruar
pa lule dhe ujë. Nuk e kishte edhe bustin e Skenderbeut ngritur pas Luftës Dytë
Botërore (1943 - ‘44)?! E, me ndihmën materiale të Minsitrisë Kulturës, më vonë
edhe vendlindjen e Xha Derallës, katundi Cërvicë e përkujtoi Xha Derallën. Pronari
i restorantit Feto, në të silin u mbajtë edhe një orë letrare me shkrimtarët
dhe poetët mbarëkombëtarë: Reshat Sahitaj, Behare Rexhepi, Marqel Laqi, Dod
Luci, Fërgim Demiri, Marina Mjakovska, Etleva Tafa, Eva Kacanja, Rozeta Kreste,
Remzi Salihu, Fatos Rushiti, Him Koca, Sermet Sulejmani, Olivera Shirgoska,
Xhelal Ademi, Adem Xheladini, Vesel Xhaferri - Çeliku, Asdren Çeliku, Xhavit Ahmeti, Bajram Çeliku – Bali, dhe Kalosh Çeliku me anekdotat e Xha Derallës. Dikur, u shtrua
edhe sofra poetike shqiptare, në vendlindjen e Xha Derallës.
Portret letrar: Xha Deralla – ky
satirist i rangut bot?ror, që ende pushon mes varreve, në Vendlindje. Revistës
letrare për humor dhe satirë “ZEKTHI”,
që delë kur t’i teket. Librave: “Pusia
pas Çuke”,
nga Bajram Çeliku
– Bali, “Përrallorët” me autor Asdren Çeliku, rikrijime të përrallave për fëmijë. Paramesnate, u ndanë edhe çmimet letrare: poezia e egër satirike Ashiku i
Rrapit “PANO TA?I”,
që e fitoi shkrimtarja kërçovare Olivera
Shligova. Proza lakuriqe “GANI
XHAFOLLI”. Miku i 33 dashnoreve, që e gëzoi Rozeta Kresta (Poradec), dhe
çmimin për vepër jetësore “XHA DERALLA” i LSHSHM -së, botuar
gjatë vitit 2024 dhe 2025 e rrëmbeu shkrimtari Bajram Çeliku – Bali.
Dy netë. dhe tri ditë në Kërçovë, i kaluam me humor dhe satirë, poezi
satirike, dhe anekdota të Xha Derallës, në vendlindje. Vendin, e preferuar
gjatë verës dhe Dimrit madh, para Portës të “Xha Mazllëmit” në Katundin Cërvicë,
ku rrinte te sheshi “Ureja”, pranë përrockës te “Bara” Plaku mjekërbardhë
njëqindedyvjeçarë, dhe u kishte vënë pusi me anekdota, humor dhe satirë
xhandarëve të serbit, dhe Hoxhës të “Allahut” në minare, rrëzë maleve të “Çelvjollcës”, në Katund.
Natën e fundit, me poezi, humor dhe
satirë e përcollëm deri në Agim…
Kryetari i LSHSHM -së Kalosh Çeliku me krahun e
djathtë të “Baba Tomorit” piktorin dhe shkrimtarin Vesel Xhaferri – Çeliku, duke i përshëndetur mysafirët për mirësesrdhje, dhe hapur MKTN: Ditët e Humorit dhe satirës “XHA DERALLA”, në Kërçovë.
Përshëndetja e Kryetrit të Unionit kritikëve dhe shkrimtarëve shqiptar nga Kosova
në Kërçovë, Reshat Sahitaj…
Vizitë me një orë letrare, humor dhe satirë Katundit të Xha Derallës, ku me vite u fsheh
në arkë Flamuri kuqezi shqiptar me plumba…
Karikatura dhe fotografi nga
bashkëpunetorët e “Zekthit”:
Dhimitër Ligori
Dhimitër Ligori
Dhimitër Ligori
Dhimitër Ligori
Cun
Geli (Adem Kastrati)
Cun Geli (Adem Kastrati)
Cun Geli (Adem Kastrati)
Zeni Ballazhi
Zeni Ballazhi
Zeni Ballazhi
Zeni Ballazhi
Bisedë
e lirë para orës letrare të humorit
dhe satirës: “Në bahçe na ka ra bryma” nga Rexhep Zajazi. Dhe, “Dhentë e mia kush i do” nga Irini Çiriako…
Gjenerata e vjetër brez pas brezi me gjeneratën e re në ballë …
Dhe, në fund: fotoja e Agimit Madh mbi “Çelëvjollcë” Ditën e Nesërme mbi male…
Data 17 gusht 2025,
Kërçovë.
Përcjellja e miqëve të Xha Derallës…