Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Uni i prushit poetik

| E hene, 18.08.2025, 06:48 PM |


Atdhe Geci

UNI I PRUSHIT POETIK

Në një shëtitje    trishtuar në Prishtinë

pashë një rënie të njeriut për të tashmen

një rënie të dashurisë për më të dashurit

dhe një trishtim të përgjithshëm për jetën.

Unë s´di a di  ta vlerësoj saktë e si duhet

një grua të dashur të ëndrrave të ëndrrës

një grua të dashur  e  me bukuri të luftës

një grua ku të gjithë e adhurojnë për vete

Në një meditim të trishtuar për dashurinë

një grua që puth e  përqafon hyjnueshëm

një grua  me  himn  femëror    kraharor

duhet të nderohet  por  dhe të respektohet

Në një meditim të trishtuar për dashurinë

ekziston një urim për më tepër yje e hënë

ekziston  një  urim  për  ma tepër dashuri

për gratë nëna dhe gratë lindëse të kombit

Një grua me bukuri t´ëndrrës së ëndrrave

vetëm ajo di    ma  heq  mua  trishtimin

një grua e  bukur  dhe  e  dashur është art

është më e ëmbla  ëmbëlsirë  e të jetuarit...