| E premte, 15.08.2025, 05:28 PM |
Mihal Gjergji
AS
RROJ, AS VDES
I
ngujuar në burgun e fjalës
As
jetoj dhe as vdes (në hapsanë!)
Ndërsa
prita ndëshkimin e radhës
M’a
grabitën lirinë dhe më vranë
Si
në ëndërr më shfaqet “cigarja”
Dorën
zgjat të më djegë përsëri
Ky
kodosh më i keq se murtaja
Më
plagosi dikur në rini
Prita
kot, jo një vit, po gjithë jetën
Nuk
u mbyt as në Vjosë as në Bunë
Rrodhën
vitet, po dhimbjet s’u tretën
Flas
me veten, se ju bëni gjumë
Me
sa duket s’e qaska as varri
Atë
xhind që kafshon pa mëshirë
E
shikoj kryeroje te Hadi
Djeg
me zjarr edhe lidh me zinxhirë
Vendi
im. Meka ime e ndritur!
Ku
i ke pelegrinët e tu?
Të
kungojnë xhelatët gjakprishur
Ndërsa
turmat u bien ndër gju!
(Tiranë, Gusht 2020)