| E hene, 11.08.2025, 06:56 PM |
Kush t'jetë i pamëkat, le të hedhë gurë!
Nga Nikoleta Kovaçi
Prej dje, kur nisi
uzurpimi i barbarëve në ambjentet mediatike të "News 24", nisën edhe
komentet gjithfarësh, në lidhje me: 1-gjoja zbatimi i ligjit, nëpërmjet
zbatimit të nji vendimi gjykate!
2-gjoja nji prishje
pazaresh mes palësh, në rastin konkret pronarit të Shqipnisë me pronarin e
mediave të sulmueme!
3-gjoja se pronari i
Shqipnisë nuk ka problem me fjalën e lirë, po se kjo asht shpikje e jona, që
punojmë aty!
4-gjoja se nji ditë
do t'i vinte radha edhe atij, pra pronarit të grupit mediatik meqë nuk reagoi
për rastet e ngjashme brutale që kanë ndodh në këtë vend!
Tani t'i marrim me
radhë, sepse nga reagimet, kuptohet se kush asht kundër sistemit zuzar, kush
'fërkon' duart, kush ka mllef mbi median dhe kush enkas përzien motivet e sulmit
me shmang atë thelbësorin!
1: Nëse ka ndonjë
naiv në këtë vend që ende s'e kupton qëllimin e një shembje apo sulmi, kur
çohet polici e ushtri duhet t'a kuptojë se nuk asht kurrë për arsyet që
demonstrohen! Shkoza i duhet mafies, nuk e di se cilës; së ndërtimit apo
armëve, apo e të dyjave bashkë, por duhet, siç janë dashtë me qindra prona
shtetnore në këtë vend! S'po hy me i numërue, po mos iu hidhni hi syve atyne që
duen me kuptue sado pak atë çfarë po ndodh!
2: Shoh qëndrime që
shënjestrojnë pronarin e kompanisë, me të cilin mbulojnë atë ç'ka vërtetë po
ndodh e ban dam të madh! Në këtë rast, për të gjithë ata që kanë lidhje me
pushtetet e çdollojshëm iu kujtoi shprehjen e Jezusit: Kush asht i pamëkat të
gjuajë me gurë sa të mundet! Veç pyetni mirë vedin, sa mëkate janë ba në kurriz
të medias, gazetarisë e mbi kurrizin e gazetarëve! E kushdo që e sheh vedin të
pastër e të lamë prej ksaj historie, le të marrë flamurin e së vërtetës e do e
ndihmoj me sa fuqi të kem!
3-Po, po! Edvini e ka
problem shumë serioz nëse nji fjalë asht kundër tij! Nëse nji fjalë shkon në
favor të rivalëve të tij, e jo vetëm politik! Mos bani sikur s'kuptoni, mos
anashkaloni çka përban thelbin e nevojës së tij për t'a kthye fuqinë e
pushtetit në regjim! A asht ba sa duhet kundër ktij regjimi nga ai grup
mediatik: Jooo! A asht shkrue sa e ç'a duhet joooo, a i asht shërbye së keqes
që tash do të bahet sistem, poo, ama kurrë ma shumë se sa nëpër simotrat e atij
grupi mediatik! Ama herë mas here, ndryshe mediave të tjera ka pas zëra e fakte
që kanë shkue deri te vatrat e helmimit masiv që solli 11 majin e mandatit të 4
dhe e gjitha përkthehej si inat personal apo të paguem nga krahu tjetër
politik! Edvini asht soji që e njeh lirinë vetëm kur t'a jep vetë! Bani kujdes,
se të gjithë mas dere do e kini, përveç meje që s'ka ç'ka me më ba!
4: gjithëherë media
në vendin tonë asht përzier enkas në shumëkuptimësi! Edhe ksaj here, shoh që
minimizohet sulmi brutal i Edvinit në sulm vetëm ndaj nji televizioni! Sepse
kështu do vetë Edvini dhe kështu duhet reaguar qoftë edhe kundër tij por pa
përmend gja tjetër veçse mbylljen përkohësisht të një media e jo një mori
mediash!
Aty, në atë godinë
janë përveç News-it edhe 2 gazeta, 3 portale, nji radio!
Dje ishte e shtunë!
Ditë pushimi për gazetarët e gazetave, po jo e diela! Sod duhej të shkonim në
punë që nesër të dilnin PANORAMA dhe Panorama SPORT! Në fakt nesër nuk dalin
asnjana, sepse junta ushtarake e Edvinit ka bllokue hyrjen në zyrën ku gjenden
kompjuterat e domosdoshëm për me e ba gazetën! Pra nesër Shqipnia ka me pas
mungesën e dy gazetave, ka me pas mungesën e dy gjurmëve kryesore të
dokumentimit të maskaradës në emër të zbatimit të ligjit të zhvatjes së
gjithçkaje në këtë vend!
Mungesa e nji gazete
serioze në treg asht sinjal i rrezikshëm! Mbajeni mend: asht mbase akti ma
djallëzor i Edvinit, e jo vetëm i tij, unë e kam bindje se asht edhe përtej
tij! Vetëm mendoni pak; pse shqiptarët se kanë nji gazetë në asnjë shtet...?