| E diele, 10.08.2025, 02:57 PM |
POLITIKË E KATUNDEVE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Im Atë, Emin Çeliku përsëgjalli:
kurrë, nuk e
përdori kët emërim katundi
me prejardhje sllavo-serbe të këtij fshati “Llapkidoll” në Kërçovë, që i përkiste një lagjeje
fshatit më të madh në Zajaz, i shpërndarë në
rrethin e Kërçovës. Por, sa herë në vizitë te një hallë e martuar në këtë fshat,
thoshte: do të shkojmë “Përtejzalli”
(Lumi). Shkaku, se: kët fshat
nga Cërvica e
ndante lumi i Zajazit. Lumë, në të cilin
unë si fëmij,
hurdhave të këtij fshati e kam kaluar fëmijërinë time kryemësheftas mesdite hurdhave dhe dallgëve të këtij lumi
malor. Dimërit, i rrëmbyeshëm me shi, stuhi, breshër, borë, akull, saja e ski. E, verës: me hurdha dhe dallgë. Edhe, Sotekësajdite, nuk e di, ende pse: ky fshat me
gjithë këto
parti politike shqiptare në pozitë dhe opozitë, ende e mbanë emrin “Llapkidoll”. Dhe, jo: “Përtejzalli”, matanë lumit të Zajazit edhe në Ditën e Sotshme?!
Në realitet, unë kët fshat
e thirrë
edhe sot: “Përtejzalli”. Edhe, pse nga ky fshat e kisha
në vitin e parë gjimnaz një shok klase, asaj kohe me dy paralelet e
para në gjuhën
shqipe me shumë vështirësi të hapura nga mësuesit tanë pranë gjimnazit “Mirko Mileski” në Kërçovë me të gjitha
lëndët mësimore në gjuhën maqedonase, dhe vetëm një lëndë në gjuhën
shqipe?! Mesuesët tanë, që t’u shpëtojnë përndjekjeve dhe dënimeve me burg si “nacionalistë”
dhe “irredentistë”, ikën në Paris. Ne, mbetëm në Kërcovë mes ujqërve të tërbuar
shovenistë maqedonas.
Rastësisht, na bashkuan një vit më vonë me poetin Shaqir
Sadiku vjershat e para të publikuara si miq
të
penës dhe poezisë në një klasë, pa u njohur
dhe takuar më herët nga shkolla fillore, deri në gjimnaz. Pervçese,
vjershave para të
publikura si emëra asaj
kohe faqeve të gazetave
dhe revistave për fëmijë: Gacën e vajgurit e
hudhëm në tavan. Shkaku, se: na erdhi drita, rryma elektrike në fshat. Mirëse
erdhe dallëndyshe, Lejleku dhe Bilbili Shkruan në Shkollën
Normale “Zef Lush Marku” në Shkup.
E, si nxënës në Vitin
tjetër, të dy
paralelet në “gjuhën shqipe” me gjithësejtë 70 nxënës
shqiptar (1965 -’66). Vitin e parë, mezi e
përfunduan klasën dhjetë nxënës. Dhe, ato sipas politikës komuniste jugosllave, u shpërndanë në
paralelet maqedonase si nxënës shqiptar në Kërçovë. Unë, ika në Shkup. Shaqir Sadiku në Gostivar. Tjerët, që e përsëritën klasën u shpërndanë në Gostivar, Tetovë, Shkup dhe Prishtinë. Edhe, u mbyllën dy paralelet e para në
Gjuhën Shqipe pranë gjimnazit “Mirko Mileski” në Kërçove. Ende, ishim shtet i “përbashkët” komunist jugosllav,
me Kosovën nuk kishim kufinj politik. Dy paralelet e para në gjuhën shqipe pranë gjimnazit “Mirko Mileski”, u
mbyllën nga profesorët shovenistë maqedonas.
Sot, në këtë fshat: Përçudi, Partia Politike me “Besë”, themeloi edhe nëndegën, gjoja se: “është bërë një hap i rëndësishëm dhe historik për komunitetin tonë – themelimi i nëndegës së Lëvizjes “BESA”.
Ky moment (sipas tyre) shënon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit,
përparimit dhe fuqizimit të zërit politik të banorëve tanë, duke e bërë
Llapkidollin një faktor të rëndësishëm në vendimarrjet politike shqiptare.
Lëvizja “BESA” nuk është thjeshtë një parti politike; është një ideal,
një forcë e re e ndryshimit që sjell transparencë, drejtësi dhe zhvillim për të
gjithë qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ne, besojmë në një politikë
të ndershme, të mbështetur në vlera dhe parime të forta, ku interesi i popullit
është gjithmonë mbi gjithçka tjetër”. Kalosh Çeliku, thotë, dhe shkruan:
bastardhim me vite i Besës shqiptare. Përurimeve, të hapjeve të “çerdheve” biznesi për fëmijë. Fotografive para kamerave televizive për të
fituar në zgjedhjet lokale edhe një mandat të tretë si kryetar të komunave?! “Burrat”
e Dheut, që i shkatërrun komunat shqiptare dhe gjelëbrimin. I prenë pemët, që i
mbolli sistemi komunist. Parqet e gjelbërimit, i mbushën me pallate,
ferra, tela gjemborë dhe bërllok, kur sot fëmijët tanë bredhin rrugëve dhe i lanë edhe pa hapësira të lojërave për fëmijë, nuk kanë as tekste
dhe lektyra shkollore.
“Me themelimin e kësaj nëndege, ne po ndërtojmë një urë të re
bashkëpunimi mes qytetarëve dhe politikës së vërtetë dhe të përgjegjshme. Po i
japim zë kërkesave, nevojave dhe ëndrrave të banorëve të Llapkidollit, duke
hedhur themelet për një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritur evropiane dhe
botërore”. Kalosh Çeliku:
Thashetheme dhe premtime partiake të partive politike vazale në pozitë dhe
pushtet.
“Kryetari i
sapozgjedhur, në fjalën e tij falënderuese, u shpreh i vendosur për të qenë
zëri i banorëve të Llapkidollit (?!...), duke punuar me përkushtim për
realizimin e projekteve që do të sjellin ndryshime pozitive për komunitetin. Llapkidolli
ka një histori të pasur me njerëz punëtorë, të
ndershëm dhe të devotshëm ndaj kombit dhe familjes.” (?!...) Vrapime partiake -
politike për poste me vite në pyshtet.
E vërtetë. Nuk ka
problem, thotë Kalosh Çeliku. “Llapkidolli”, e ka pasur
edhe një vëlla, që nuk donte të bëheshte “musliman”, dhe shkoi në fshatin tjetër
ortodoks “Rreshtani”, i ciliu u bë “shkja”, nga ku e mori edhe fshati emërin “Rreshtani”.
Toponim fshati me prejardhje ortodokse shqiptare. E, kam njohur personalisht këtë
vëlla të personazhit tim publicistik, edhe e pyesja shpesh gjatë takimeve: pse u ndatë me vëllain e një Nane? Përgjigjej: vëllai, u bë
“shka”, e unë u bëra "musliman”. Tjetri: djalë, me nënën “maqedonase”. Dhe, babën shqiptar?! I cili para vdekjes, i ka thirrë djemtë e tij me gruan tjetër shqiptare: ju, e keni edhe një vëlla. Para, se pas
vdekjes: të më varrosni mes varreve, patjetër duhet ta thirrni edhe vëllain tjetër shqiptar nga babai e nëna maqedonase! E thirrën vëllezërit nga nëna shqiptare, edhe vëllain tjetër nga nëna “maqedonase”. Dhe, vëllai tjetër shqiptar, mori pjesë në varrimin e babait.
“Dllapkidolli”, e ka
pasur edhe një kalemxhi shqiptar, nën nivelin artistik të poetit Shaqir Sadiku, sipas gjyshes me prejardhje serbe nga ky fshat
shqiptar. Nuk do t’ia përmend emrin, shkaku, se: do të më zë goja qelb, i cili pas partisë tij politike në pushtet dhe “opozitë”, iku një ditë si rrufjan bythekrye me këmbët dhe kryet në Legenin e partisë tij politike shqiptare.
“Sot, me këtë organizim,
po krijohet një strukturë e fortë që do të mbrojë interesat e qytetarëve, dhe
do të punojë për të ardhmen e brezave të rinj. Ky është momenti për të qëndruar
të bashkuar dhe për të dëshmuar se ndryshimi është i mundur vetëm përmes
përkushtimit dhe organizimit.
Themelimi i kësaj
nëndege është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të ndritur, një
angazhim për zhvillimin e qëndrueshëm të fshatit Drapkidoll dhe rajonit tonë shqiptar. Me vullnet dhe vendosmëri, ne: do të vazhdojmë të
punojmë për një Llapkidoll më të fortë, për një Kërçovë që lulëzon dhe për një
të ardhme ku zëri i qytetarëve është gjithmonë i dëgjuar” (?!...) Kalosh Çeliku Sot, thotë: Jo, me këtë politikë të katundeve e dalldisur hamllave! Nuk është çudi Nesër, të lindë edhe një Parti e Re Politike Shqiptare me “Din e
Iman”?!
Duartrokitje, katundit “Llapkidoll”
për
Ditën e Nesërme?! Në shtëpinë e Gruas time besnike, në Shkup. Përpara kopështit me pemë dhe gjelbërim, mes pemëve, ende jam në “Çelvjollcë”, mbi malet e Kërçovës. Ky, është Kalosh Çeliku: mes maleve me borë, pemë dhe gjelbërim. Edhe, përtej Ditës Nesërme. Mes gjithë këtyre partive
politike shqiptare me pakicë dhe shumicë në “Bit-Pazar” të Shkupit Historik, ku
ende bëhet “politikë madhore” me premtimet e partive
politike shqiptare këmbekrye në Legen, dhe bërryla politike të
katundeve. Jo, e një Shteti Shqiptar. Ende, jemi Larg me vite
dhe shekuj.
Imzot, ku ka “besë” në Politikë?! Përveçse, te partitë politike shqiptare?!...