Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Brahim Avdyli: Parametrat e dimensioneve letrare

| E merkure, 06.08.2025, 06:51 PM |


PARAMETRAT E DIMENZIONEVE LETRARE

(E përmirësuar dhe e zgjeruar/Në vend të përmbylljes)

Nga Brahim (Ibish) AVDYLI

Duke i shqyrtuar këtu 7 vepra të Prend Ndue Buzhalës, në një shiqim të gjithanshëm dhe pa i trajtuar romanet e tij ( që do të jenë të trajtuara në një vepër tjetër timen, nëse gjëj kohë të mjaftuar, sepse i kam disa vepra shkencore, letrare, publicistike dhe të tjera të rëndësishme!): Moisiu fluturonte me Qerren e Zjarrtë“, 2003; „Njerëzit prej fijeve të dritës“, 2019; më tutje, “Në kapërcyell“, SHB „Lena“, Prishtinë, 2020; dhe përmbledhja e tregimeve “Një buzëqeshje përtej varrit” (Tregime pleqërishte për një roman me frymë të shkurtër), SHB “Lena”, Prishtinë, 2023, apo ndonjë tjetër me tregime të mëparshme, që janë proza të shkurtëra, si p.sh.: “Shenjat e kryqëzimit/rrëfejza të vërteta”, 2020; “Zërat jashta vetes”, 2021 dhe “Qiellit i mungonin lotët” 2022, etj., me këto vepra të tanishme të cilat i kemi shqyrtuar, na kompletohen, në njëfarë forme, dimensionet letrare.

Do të përpiqemi që të vëmë disa gjëra në spikamen tonë. Çka kemi thënë më parë nëpër studime tonat, i kemi thënë e nuk po i përsëritim të gjitha. Janë vërtetë një vijë e denjë, e pathënë plotësisht nga vrojusit e kritikët të tij letrar.

Pse i kam filluar këto studime nga përkushtimet e tija të veçanta, në periudha të posaçme? Sepse gjendja e atdheut të anës shqiptare kalonte nëpër periudhat më të vështira, më të ndryshme e më të thella të jetës së mundimshme e të vuajtura të tij, madje me një jetë të trishtë e të dukur si të “humbur”.

Kombi shqiptar në pjesën e Kosovës ishte i zhytur thellë nën okupimin tërësisht antikombëtar të serbo-jugosllavëve. As sot e kësaj dite nuk pranojnë kurrsesi të hjekin dorë nga racizmi i tyre, nga ekstremizmi i tyre, nga shkatërrimi masiv, shpërfillja jonë kombëtare dhe fetare islame. Kudo i ka mbjellur kopilat e tyre, që flasin, rroken e pështillen kurdoherë siç e do serbo-rusia me izmat e tyre më të pamenduara, nëpër tokat tona, veçanërisht në Kosovë. Kombi shqiptar i kësoj pjese, i RKS, ka ardhur në pyetje të mos quhej shqiptar dhe të mos e flasë gjuhën kombëtare: gjuhën shqipe!

Gënjeshtrat e mëdha, që i ushtron Serbia, edhe me çmimin NOBEL, të cilat vetëtijnë në ndërdijen e vetëdijen e krijuar për natyrën e kombeve, më së pari për pjesën e kombit të ndarë në Republikën e Kosovës, pa marr parasysh Çamërinë (e cila është Epiri Jugor, sot në Greqi!), e të tjerat të mbetura nën Serbi, nën Malin e Zi dhe nën Maqenonisë së Veriut, po të mos themi se kështu zhytet thellë edhe Republika e Shqipërisë, që na stopon për gënjeshtrat serbo-ruso-greke dhe turko-arabe, dhe të gjitha na denatyrojnë.

Kjo gjë duket “natyrore”. Çdo fushatë që vjen nga ata që na kanë vrarë, persekutuar, përndjekur, gjymtuar, sakatuar apo zhdukur nga trupi ynë i vërtetë kombëtar është vepër e ligë e armiqve tanë...

Këtu po e themi se goditet artistikisht Prend Ndue Buzhala si në periudhat e ndjekjes së tij të përparshme. Përkundër autorit të posaçëm, Prend Buzhalës, armiku ynë shekullor përpiqet në të gjitha mënyrat të zhduk të vërtetat tona mijëvjeçare. Ato janë fakte të padiskutueshme. Prandaj po fillojmë këtë studim me veprën e tij estetike, të AMËS sonë, shqiptare dhe kombëtare, e denjë prej gjenezës sonë të madhe, “O Amë, O Amë”, botuar në vitin 1995, në kuadër të Klubit Letrar “Vorea Ujko”, në Klinë. Në realitet, këtu fillon vepra letraro-artistike e Prendit me një poemë recitative estetiko-etike, formë e veçantë, që do ta lexojë si lekturë edukative, e cila mund të lexohet, sepse autori i saj, Prend Ndue Buzhala u ndalua nga puna edukative e brezit të ri, e dhjetra brezave të Klinës, por ai arriti t’i edukojë etikisht dhe estetikisht brezat e lexuesve të Kosovës dhe më gjërë.

Na vie thirrja e parë etike për atdheun tonë “siç duhet të jetë”, e jo “siç është” nën platformat e shpërfilljes kombëtare.

Këtu vjen parësisht filozofia e jetes, e cila lidhet me numra për të tri ndarjet e kësaj vepre estetike, në “Estetika 1, 2 e 3”. Na shtrohen tri format e paraqitjes së Zotit të Madh e Krijuesit të Botës dhe dy Zotrave të kësaj bote, ATIT (Babait) dhe AMËS (Nënës sonë), kur i thërret “O Amë, O Amë”, me 157 emra të saj artistike, që të flet me Zotin e Madh, i cili nuk shihet me sy, por ndjehet me zemër, e AMA i ka më të mira se sa të tjerët, këto ndjenja të rralla të saj, t’ia shpallë njëherë e përgjithmonë gjendjen tonë të rëndë e të shtypur krejtësisht nga politika shfarorëse serbo-jugosllave, autokratike mbi ne, “fëmijët” e saj të padëgjuar, sepse t’i thuash njëmijëherë tërë botës, nuk po dëgjonte aspak e nuk merzitej shumë, as nuk lodhej për ne!

Kur starton në krijimtarinë e tij krijuese Prend Buzhala, e zgjedh njëren prej mundësive fenomenale, e cili ishte edhe në studimet pasdiplome të fakultetit, dhe kjo formë ishte forma më adekuate, speziale e recitative. Njëkohësisht, ajo ishte mjeti më i zgjedhur, e shkruar në poemë apo poezi recitative, si të vetmit mjet artistik i edukimit të tërë brezave, meqë ishte lënë me qëllim pa edukim nëpër bankat e shkollës ku do të punonte. Ai e zgjodhi këtë formë të veprës letrare si edukim të tërë brezave të kombit shqiptar, “të lejuar” përmes ndërgjegjes nga Hyjniu i Madh, i kësaj bote shpirtërore, që t’i kthejë sytë nga 157 thirrjet e tij artistike! Pra, ishte mohuar dhe ndaluar profesioni edukativ me brezat e ri shkollor, por si edukator i rrallë e fillonte estetikisht e etikisht edukimin e brezit të ri të kombit tij për idealet kombëtare, i cili po flente në një edukatë shkatërruese e të vështirë të atyre që “e shkruanin” vdekjen absolute kombëtare, me “edukatën” e plumbave, të burgosjeve, të asgjësimit, të kësaj pjese të ish-Republikës së Dardanisë mbretërore, e cila e kishte vënë në plan të dytë, por shumë të rëndësishëm, edhe shpërfilljen përmes fesë islame. Me këtë fé e vendoste lartë karakterin mashkullor dhe e kishte lënë “të pavlershëm” baraspeshën e gjinisë femrore, përmes një feje të huaj, në një gjuhë të huaj, gjuhës arabe, që po e zhdarraviste tërësisht idealin tonë kombëtar dhe edukativ.

Sa më i madh ka qenë dhe është denatyrimi i kësaj pjese të KSA të Kosovës e të pavetëdijshme kombëtarisht, aq më i gjërë ishin thirrjet e mëdha e të vetëdijshme të autorit të rrallë, Pren Ndue Buzhala, me 157 emrat simbolike e metaforike për Amën tonë të madhe, thirrje shpirtërore të autorit në fjalë, të cilat i drejtohen përmes AMËS fuqise subleme, ATIT, t’a riedukojë atë pjesë të kombit për rëndësinë e tyre kombëtare, të cilën e pat harruar e braktisur ajo pjesë e madhe e popullatës shqiptare, në radhë të parë ruajtjen e identitetit kombëtar.

Jo vetëm se ishte startimi i një biri të denjë i kësaj pjese të kombit, por është edhe një shtegtim i pasur estetik që i shpalos pasuri të thella shpirtërore, në kuptim të gjërë të ekzistenës.

Në veprat e tij, „Në kapërcyll” dhe “Një re pa atdhe”, mund të themi se janë pasqyrë e thellë vrojtuese e një krijuesi pa atdhe të vërtetë dhe me një dyshim të thellë krijues, pasi ai nuk konsiderohet se është “në mesin e të gjallëve”, por jeton dhe ka dëshirë prap që të na thotë diçka. Njëherë, e thotë “të vërteten” e brezit të tij dhe të brezave paraardhës prej fillimit, për të gjitha gjeneracionet pas tij. Prend Ndue Buzhala, si duket, na ka mbetur pa atdheun shpirtëror të shqiptarëve, pra “të albanëve” (këtu po e themi se italianët “l”-në latine e kanë zëvendësuar me “r”-në e emërtimit tonë të parë, arbanë-albanë, e këtë po e them për herë të parë, që ta shihni edhe ju!), i cili është shumë më i madh se të jesh “kosovar”. Cassova (Kasova) është një emër i një kalaje dhe një qyteti të Dardanisë, e nuk është emër i popullatës ilire, që janë ndarë më vonë.

Nuk ka absolutisht rëndësi cili e ka quajtur veten “shteti ilir” e kush nuk e ka quajtur kështu, por një gjuhë, gjuhën shqipe, e kanë pasur dhe të gjithë e kanë përdorur. Emërtimi nuk na e ndërron gjakun! Goja është prej tuli, e vërtitet andej e këndej, nëpër gojë. As nuk na e ndërron trajtën, edhe kur na fyejnë për këto gjëra. Yllor kemi qenë të gjithë dhe kemi zbritur për herë të parë në tokë prej Yllit të dyfisht Sirius ( që ta dimë se mbaresa “us”, është një mbaresë iliro-pellazge! ). Parailirë na quajnë ata dijetar që nuk i përfillin aspak mileniumet e ndarjet e shteteve. Babai i denjë i Kontinentit të Europës së parë, së bashku me Amerikën, POLIFEMI, i ka pasë tre djemë, përveç 12 vajzave, e të parin e ka emëruar ILIR. Iliria është ndarë më vonë si një shtet i madh nga shtetet e tjera, ndërsa maqedonët, thrrakasit e të gjithë frigët, edhe ato ishin ILIRE.

Nuk do mend se na mbetet një vizë e vogël e parametrave letrare edhe të Prend Ndue Buzhalës, e këto janë vetëm disa nga dimensionet e tij letrare. Po e them se vendlindja e tij na ka mbetur një pjesë e vogël e “Atdheut shpirtëror”, e cila sot na thirret me emrin “Republika e Kosovës”. Ajo është pjesë e vogël e Shqipërisë së Bashkuar dhe pjesë e denjë e Dardanisë!...

Jo pse ne nuk kemi talent të shkruajmë, jo pse nuk kemi aq shumë vepra të lexuara të këtij shkrimtari të denjë, Prend N. Buzhala, të cilat na rrethojnë e shkojnë përtej mendjes sonë, etj.; ne po e sjellim një thënie të vetme, të një profili të FB, që e quan veten “shqiptaro-madhi”, i cili na e sjell me dhembjen e tij të madhe, një thënie zhvlerësuese, që një gjerman ia përcjell atij, edhe pse ata aq sa janë pro nesh, janë të lidhur me rus, pra contra nesh:

“Trimat, ua ka vrarë armiku! Të menqurit, i keni vrarë vet! I ngjani shqiponjës. Si të hypni lart, shikoni si t’i hani këta poshtë!”[1] dhe kjo “e vërtetë” është lakonike.

Për shembull: më i afërti është vëllai, që t’a ka lindur një nënë dhe një babë; është i pari që të kthehet kundër. Ti e do shumë, por ai të shkatërron... Ju, shikojeni tregimin tim, “Vetvrasja kolektive”, apo këto shqyrtime, një nga një për veprat: “Heroi i rrugës”, SHB “Lena”, Prishtinë, 2017; “Ani i ilirishteve”, SHB “Lena”, Prishtinë, 2020; “Sizifi pa gurin e tij”, SHB “Lena”, Prishtinë, 2020; dhe “Këngëz me errësirë blu”, SHB “Lena”, Prishtinë, 2022, etj., e do të gjëni nga një pjesë të së vërtetës, madje përputhjet dhe shpërputhjet e ideve.

E vërteta është spirale e asaj që njerëzit e kuptojnë si “të vërtetë”, apo nuk e kuptojnë kështu. Pjesërisht e shohin apo nuk e shohin si “të vërtetë”, edhe ata që në radhë të parë duan që t’a kundërshtojnë. Jo të gjithë ata që e shohin me sy nuk e masin me zemër. Ata duhet t’a pyesin mendjen. Mendja është e treta që do të pyetet se çka mendon ajo për këtë gjë.

Në fakt, shumica e shqiptarëve na e harrojnë zemrën e tyre, të cilën e kanë si masë të të gjitha të vërtetave. Kur vrapon mendja para se të nxirret zemra, si taban i njeriut, e pjesa dërmuese nuk e llogaritin ndërgjegjen që të përcjellë kudo dhe e vërteta na duket se është një gjë relative, në qoftë se do t’a kuptosh kështu këtë gjë, çdo gjë ka fluturuar. Në të vërtetë, zemra e ndjenë, sytë e shohin dhe mendja e di materien dhe imaterien.

Ne, jemi vërtet një komb që nuk llogaritet se është një komb i vërtetë e bij ilir, yllor, arban/arbër, që quhemi vetë “bijë të Shqiponjave”, e “shqiponjat” i vrasim të gjitha, sepse në vend se të kemi mendjen, e kthejmë ate në të praptë. Dheun tonë na ka lënë trashëgim Ati ynë, prej ATIT TË SHENJTË. Ne, vëllezërit tonë i denigrojmë terësisht, kur nuk kemi mundësi që t’i zëmë me grusht të dorës, sepse janë të ndarë apo të shpërfillur në tërë botën, ku ka një vend të vogël për të bërë stofullën e tyre, të pa rënë në sy. Ikim pra prej vetvetes. Kjo është turp!

Vendin tonë e kanë sulmuar armiqtë tanë nga të gjitha anët, e armiqtë më të rrezikshëm janë këta: “grekët” e dhunshëm, sepse historikisht nuk quhen ashtu, por e kanë vjedhur prej gjuhës shqipe emërtimin e tyre, nga “graitë”, numri shumës i grave tona; “serbët” gjakpirësa, njerëz pa asnjë fije të karakterit (latinisht: serb=serpente!), një popullatë mikse e mbeturinave të të tri fiseve, nga gënjeshtarët më të tmerrshëm në botë, me disa “nobelista” më të “zgjedhur” nëpër Europë; pastaj vinë të tjerët për rreth nesh, me “rusët“ e mëdhenj, që janë kundërshtarët e SHBA-ve, të cilët fenë ortodokse e kanë shndërruar në profil aktual të shtetit dhe përpiqen që ta zgjerojnë nëpër botë, së bashku me të tjerët, etj.; “bullgaro-makedonët”, të cilët kështu na quhen, dhe na e vjedhin pa turp emrin “makedonia” (për të cilin ne i kemi fajet, sepse kështu vetë i thërasim!), mandej na mashtrojnë me Aleksandrin e Madh, i cili shqip ka folur, por ka qenë i shkolluar në gjuhën artificiale të “Graecias”, që nuk ka qenë “gjuha shqipe”, por e krijuar prej të huajve, prej fiseve të ardhura nga Afrika, e ata janë akejtë, e sot quhet “gjuha greke”...

Së fundi, kemi mbetur nën katër “shtete” pa rrënjën tonë, që të tjerët na i kanë zapuar trojet, duke i dëbuar me marrëveshje me armikun tjetër të shqiptarëve, Turqinë, madje janë të futur më përpara se ne në Europën e Bashkuar: Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë. Pak kush na do, meqë jemi shqiptarë!

Në parahistori, kemi qenë i dyti komb në botë, pas indianëve të Indisë, me Azinë e Vogël, Egjiptin, pjesën dërmuese të tokave tona deri në Irakun e Babiloninë; tokat e tjera deri në Algjeri apo në Marok, Europën si kontinent, së bashku to, shtetin e Britanisë e Madhe, Irlandën e Islandën, e deri në Kontinentin e Amerikës. Nuk mund të merret me mendje një gjë e tillë, e as kryetarët e mëdhenj të botës, të larguar prej trojeve tona!...

Prej “shtetit të pabashkuar shqiptar”, me Rep. e Shqipërisë, që nuk është siç duhet të jetë, kemi mbetur në Kosovën Veri-Perëndimore, e do të duhej të ringjallej Mbretëria e Dardanisë dhe Çamëria e pakrijuar, në Jug-Lindje, apo si të doni ju që t’i llogaritni. Për shembull, mund të llogaritni disa “personalitete” të dalur para popullatës sonë me fjalë të mëdha e disa libra të rrejshëm apo duke i “ligjëruar” kostruktet “historike” të greko-serbëve, për të zvogëluar shumë më tepër kombin shqiptar e për t’a përçarë ate apo përkundër meje. Në radhë të parë, do të duhej të isha “Kryetar i Shqipërisë së Bashkuar” , që nuk është aspak në rend të ditës, dhe i “ringjalljes” së Baba Fajës, i cili është zhdukur nga regjimi i ri Shqipërisë, me atë shtet të vogël, pas LDB-së, të quajtur “RPS e Shqipërisë”, me të cilët e ka krijuar atë shtet, pas “çlirimit”, me ruso-serbët e të tjerët, që do të duhej t’a shkatërronin tërësisht shtetin e madh ilir.

Baba Faja ishte “sheh” i veshur me fé, por Gjeneral ishte. E vranë prapa kurrizit dhe shqiptarë quheshin. Në prapavijë të tyre u bëmë shqiptarët me një “shtet” të kthyer në një shtet të vogël e “multi-nacional”, me rrymat e atjeshme që thuhet sikur “t’a pinin gjakun me gotë”.

Nuk ka më poshtë se ku të shkojmë! Më tutje, nuk ka nevojë që të flitet! Jemi vise të vogla, me ndarje adminstative, e jo kufi të fortë shtetërorë.[2] Këte e kam thënë edhe unë disa herë. Ju, shpaloseni të vërtetën në këto shkrime, siç është më së miri; e gjeni të vërtetën e pathënë apo të thënë simbolikisht!...

Kudo na flasin gjuhë të tjera, në vend të gjuhës shqipe. Edhe në Gjakovë na ka mbirë një ”birë bushtre” nga Turqia. Është specializuar në Rumani. Rumania është mirëfilli ortodokse! Aty jetojnë edhe vllehët, që janë zëri i dytë në Serbi, përpos fisit iranian. Pa e marrë parasysh se prej kujt e ka marrë Serbia emrin e saj “Sirbistan”, apo prej latinëve “Serpente”,[3] ne duhet t’a dimë se “Sirbistani” është kurd, e jo iranian!

Le të vetëquhen si të duan serbët! Në radhë të parë mund të bëjnë përpjekje që t’u ikin emërtimeve të kopjuara apo të shkurtuara, edhe prej gjuhës artificiale latine. Duhet të mos e lëmë anash këtë çështje! P.sh., ata vallëzimin e kanë tipikisht si iranianët, e gënjeshtrat shkojnë lakadredhas. Serbët janë me të vërtetë nacionalist gënjeshtarë, përveç se janë mizorë!...

Të bien lotët në sy dhe të sillet e tërë bota për rreth! Ti, nuk je i pari, as i dyti, as i fundit, por fundi i fundrrinave të botës! Bota të bëhet spirale, e të sillet me akuza, me demonë, me kundërshtarë të Zotit të Madh, me “jo”-të, në vend të “po”-së. Germa apo shenja e kthen drejtimin e çështjes...

Shikojeni njëherë këtë godinë të botës, me disa kate e kate, midis yjeve apo planeteve. Jemi energji. Të gjithë jemi të bërë prej energjive, të energjive të mendimeve tona, deri në errësinën e plotë. Janë parametrat e dimensioneve tona. Parametri është tregues i njërës prej vetive të një krijimi, që i përmban karakteristikat themelore të tij, një kat të përbërjes së tij apo e disa kateve që do t’i shohim edhe në këtë fotografi, apo të një sistemi apo të një dukurie të veçantë.

Parametrat e përcaktojnë natyrën apo gjendjen ose regjimin e punës në një drejtim. Ajo na i ruan mëtutje të pandryshueshme kushtet e mira të një mësimi të dhënë përmes dioptrisë të së vërtetës së tij, që është në fakt një paramendin i tij, nga sasia e madhësisë së tyre, që e ruan vlerën e tyre, edhe në tërësi.

Në rastin e veprave të Prend N. Buzhalës, i kemi të vërtetat e shikuara e të thëna përmes shkrimeve metaforike e alegorike, të dimensioneve të tij letrare, në prozë të shkurtër dhe në poezi. Një pjesë të tyre, po i përmbledhim, si vijon:

- Si dimesion i parë padiskutim është postmodernizmi i tij. Kush nuk i ka lexuar veprat e mirëfillta kritike dhe të teorisë letrare e ndërkombëtare, si p.sh. Mario Androtti, “Die Struktur der modernen Literatur/Struktura e letërsisë moderne”, botimi i 4, Haupt Verlag, Bern-Stuttgard-Wien, 2009, ose veprën e Linda Hutcheon “Poetika e postmodernizmit /Hitoria, Teoria, Fiksioni”, OM, Prishtinë, 2013, e të tjera si këto, nuk e di.

Këtë dimension letrar të shkrimtarit të nderuar Prend N. Buzhala, nuk mund ta dijë tekstualisht që ta thotë lexuesi i thjeshtë. Postmodernizmi e ka shprehjen e vet që prej vitit 60 të shekullit XX. Kjo letërsi, pas Luftës së Dytë Botërore (LDB-së), ka përfunduar me këtë periudhë.[4] Fillimi i subjektivitetit të letërsisë së viteve të 70-ta ka fizionomi të re nga letërsia klasike të viteve të 60-ta.[5]

Në radhë të parë vie tipizimi, si shkrimtar. Postmodernizmi i letërsisë së viteve 80-ta dhe i viteve 90-ta Prend Ndue Buzhala na tipizohet me intertekstualitetin. [6] Ai punimin e parë e ka botuar me 1967, ndërsa vepra e parë e tij, me 1995, të cilën tani po e cekim këtu, është rezultat i postmodernizmit të intertekstualitetit, në poezinë e tij, e veçanërisht në tregimet e shkurtëra. Pas viteve 2000 e përfshin modernizmi i ri, prej postmodernes, në vitin 1980.[7]

Vepra e parë, me lirikë shqiptare, “O Amë, O Amë”, botim i Klubit Letrar “Vorea Ujko”, në Klinë, të cilën e kemi cituar në këtë vepër, është botuar me 1995, gjysma e postmodernizmit, kur fillon modernizmi i ri. Pra, veprat e tij na përfshihen në modernizmin e ri, pas viteve 1995, në përgjithësi, të letërsisë shqiptare. Intertekstualizmit të tij po i kushtohet vërtetë rëndësia e dimensioneve letrare.

- E dyta, janë ngjarjet e vërteta simbolike dhe alegorike të tij, të marruara nga realiteti ynë dhe me dinamikë të përgjigjeve të intertekstualitetit në formën më adekuate të metaforikës, nëpër periudha të ndryshme, përderisa nuk e dimë që t’i qëndrojmë besnik për vije të ndërgjegjes sonë dhe me vetëdije të plotë kombëtare e të dalim njëherë e përgjithmonë prej copëtimit të trojeve të atdheut tonë shpirtëror. Ai është shumë më i madh se ato toka të ndara prej armiqve tanë me ndarje admistrative. Duhet të mos shkojmë më symbylltazi dhe pavetëdije nëpër ndarjet tona aktuale; nëpër sakrifica të mëdha të kombit tonë, sepse nuk mund të kuptojmë tërësisht këtë çështje.

Ne, nuk jemi të vetëdijshëm, aq sa duhet të ishim, e të mos ia lëmë këtë punë rretheve ndërkombëtare të na rikthejnë të padrejtën mbi ne, të armiqve të shumë edhe më të rrebtë, se sa kanë qenë më parë, në shpërfilljen tonë.

- E treta, liria ka lindur në i-lirishte dhe gegërishte, si të parat këngë. Një vepër të lirikave ilirishte “Ani i ilirishteve”, e kam zgjedhur më tipikën për ta analizuar në tërësi këtë vepër, sepse ilirët/yllorët/gegët nuk e thonë këtë asnjëherë, por janë të parat që kanë sunduar njerëzimin, që prej Egjiptit.

Këto vinë nga superiori ilirik, e na janë kryesisht lirika të tilla atdhetare të karakterit kombëtar ilire, thjeshtë arbane apo arbërore, me gjuhë të pasur letrare, prej Zotit të parë THOT e Zotit NJË, ATIT në fenë e krishterë katolike, nga ANI i vërtetë krijues. Këto janë këngë tipike kombëtare dhe gegërishte, edhe kur i ngjeshin ato me tema të reja nëpër këngë ilirishte, në kuptimin e fjalës së shkruar artistikisht e poetikisht, gati të pashkruara asnjëherë më parë nga shpirti ynë krijues, të koncetruara nga Bibla e Vargjeve. Ato na janë tërësisht janë këngë të bukura e të mirëfillta i-lirike të ilirishtes.

-E katërta, tregimet me pak fjalë janë vija e dytë e tregimeve dhe e para në letërsnë shqiptare, që trajtojnë plot figura artistike, të ironisë e ndonjëherë të sarkazmit, realitetin e hidhur prej antikitetit të lashtë e deri në kohën tonë. Është jeta enigmatike që na shprehet e na shpaloset shkurt e trup, nëpër krijime të shkurta letrare, siç i quan shkrimtari ynë “tregime, me pak fjalë”.

- E pesta, zhanri letrar i prozave të shkurta dhe simbolike e alegorike, me figura të ndryshme të fjalës së shkruar artistike, është metaforika, që nuk quhet kështu në shkencën letraro-historike apo teoriko-letrare, e që janë prej të gjitha figurave letrare, prej ironisë e deri te sarkazmi i hollë.

Në fakt, janë në bazë të përjetimeve letrare e të fatit tonë të hidhur, deri te shpalosja e tyre artistike.

- E gjashta, çështja e besimit është çështje individuale dhe ka të bëjë vetëm me psikologjinë e njeriut. Besimi është çështje e trurit, e egos, dhe nuk është çështje e përkatësisë kombëtare. Edhe njëherë po e themi se vjen në radhë të parë të gjuhës së folur, pastaj të shkruar; të simbolit kombëtar; të shtrirjes së tij nëpër një territor të caktuar, pa marrë parasysh se cilit besim i ndërlidheni apo asnjërit nuk i ndërlidheni e jemi pa u ndarë nga ndonjë relegjion të caktuar; të tregtisë e rrjetit të marrëveshjeve të përditshme, ku bukës i thonë bukë, e ujit i thonë ujë. Çështja kombëtare është çështja e parë dhe e parevokuar nga shqiptarët. Kjo gjë është çështje primare dhe jo çështje sekondare! Armiqtë tanë kombëtar e fetar, islamike dhe ordodokse (ua falëm një pjesë serbëve dhe na e grabitën pjesën tjetër grekët!), pretendojnë që t’a nxjerrin çështjen fetare si çështje të parë. Kjo nuk ka kuptim logjik!

Çështja kombëtare i konvenon çështjes gjeo-politike, e jo çështjeve të tjera, si të dorës së dytë. A beson në këtë fé apo atë fé, apo në asnjërën, kjo nuk duhet të na sjell kundër njëri-tjetrit. Përkundrazi. Larushitë e ruajtura në fund të shpirtit tuaj, me bukurinë e papërshkruar nëpër risitë e dhëna përmes fesë katolike, janë dhunti e veçantë e tyre, të dhëna me gjuhën e pasur letrare shqipe. Të jesh ilir e shqiptar nuk do të thotë se e ndërron gjakun e damarëve tuaj, kur thirresh në baza fetare. Dihet, i shtati njeri përcjellës i Jezu Krishtit ka qenë ilir: Nika, Nikolla. Janë quajur ar-ban dhe kushërinj të tyre ishin armaikët dhe armenët, tre fiset në Lindjen e Mesme e të Vogël. Sot, në bazë të gjuhës jeton dhe dallon kombi, me të dy etnitë: gegët dhe toskët. Në radhë të parë duhet të jenë të bashkuar ata, me tokën e Atit (Ati jonë, atdheu, mëmëdheu!). Kjo tokë, e ruan gjuhën tonë, gjuhën shqipe, prej tokës e cila quhet “tokë shqiptare”.

A bëhët që të jetojmë si skllevër, në tokën tonë të copëtuar, me vuajtjet e Sizifit, pa gurin e tij? Jo! Kjo nuk është e saktë! Kjo nuk është e drejtë! Kjo është çështje e dëshirës së KRYEDEMONIT, ndërsa duhet të ishte siç thotë Zoti i Madh: të flasin shqip e të ruajnë dheun e Atit!

- E shtata, mitologjia (e mirë apo më e dobët, e zhvendosur nëpër kohë të ndryshme dhe nëpër vende të tjera!) zë vendin kryesor në dimensionet letrare të Prend Ndue Buzhalës. E thotë apo nuk e thotë këtë gjë autori i tyre, qoftë edhe për titujt e tyre, p.sh., “Sizifi pa gurin e tij”, ajo na është pjesërisht apo tekstualisht nëpër tregimet e shkurta, deri në Egjipt e para saj. Koha që e përshkruan këtë popull e këtë komb të veçantë, është realiteti ynë jetik!...

- E teta, të shkruajmë për tipologjinë e intertekstualitetit të Prend Buzhalës, përderisa e njeh shumë bukur personalitetin e tij letrar, kur shkruan për “Pesëdhjetë oratorio për fjalët e hirshme”, SHB “LENA”, Prishtinë, 2024, duhet të njohësh mirë potencialin e tij poetik dhe artistik. Poetika e teksteve të tij në këto pesëdhjetë oratoriot vetëm me fjalë mjaft të hirshme, të kënduara sinqerisht, edhe nga prizmi i teksteve fetare e të vjetra liturgjike, i kanë të gjitha format e poetikës së tij të intertekstualitetit, me zërin e veçantë poetik. Ai është shkrimtar i tërë kombit shqiptar, me përmasa ndërkombëtare. Të gjitha lirikat që i shkruan këtu janë edhe një dëshmi e gjallë e tij të intertekstualitetit me tema që vetëm ai ka ditur t’i shndërrojë në modele të poezisë vizionare.

Poezia postmoderne e Prend Ndue Buzhalës, në një lutje poetike të për tema të caktuara para një fuqie të madhe mbinjerëzore, vetëm nëpër fjalë të hirshme, të shkruara mirëfilli me një formë të marrura nga liturgjia e vjetër, e të thëna me të vërtetë si shqiptime artistike, të urta e të veçanta, kur pjesa dërmuese e qytetarëve të tij kishte rrëshqitur krejtësisht nëpër pavetëdije dhe në amullinë e thellë shkatërruese të armiqve tanë kombëtar, arrin jo vetëm të gjëjë format më adekuate antidemoniane, pa unin e vet, por me oratorinë e saj shqiptare dhe të hirshme, t’i lutet Zotit të Madh që ta shpëtojë këtë turmë të humbur nëpër shthurje.

- E nënta, dhe e fundit, nuk na tërheq aspak UN-i i tij, por populli i mbetur pa arësye të vërteta njërëzore, pa llogjikë të shëndoshë, e i zhytur thellë në shpërfilljen fetare, si komb.

Në të vërtetë, oratoriot janë tema të mirëfillta të shpjegimit thelbësor, me teknikë specifike dhe artistike politiko-njerëzore dhe letrare. Ato i drejtohen një auditoriumi më të lartë të Qiellit, me të folurën e tij artistike, i vetëm si poet, në vetmi, në mënyrë më specifike letrare, e plot me fjalë simbolike e alegorike.

Ka edhe të tjera, por i lëmë me kaq, aq sa mundem, me këto që i thashë. Shtatë palë janë Zotrat. Sipas THOT-it, ishin nëntë Zotra. Tre i numërojmë ne, Zotin e Madh, Babën e Nënën!

Zotin e Madh nuk e shohim, por e ndjenë ZEMRA! Metafizikën e njoh mirë para KRIJIMIT! Trinia është e veçantë e përkushtimit krijues të Prend Ndue Buzhalës.

Jetoftë edhe shumë vite, e lashtë pas tij edhe shumë vepra!...



[1] Thënie e nxjerrë nga profili i FB „Shqiptaro Madhi“, e redaktuar nga unë, me 15.07.2024, poashtu në FB.  Si duket edhe ai e ka marrë prej të tjerëve, sepse është përcjellur me të njëjtat gabime, por me të vërtetën e vet.

[2] Shikone ju, nëse duani, edhe një shkrim të Profesorit të UNI-Prishtinës, Fadil Maloku, përveç disa herë të shkrimeve të mia, në FB e në gazeta elektronike: https://fadilmaloku.wordpress.com/2025/07/22/kufiri-administrativ-nje-kthese-e-rrezikshme-per-sovranitetin-e-kosoves/ .

[3] Më së pari në letrat shqipe e ka thënë këtë gjë shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.

[4] Mario Andreotti, “Die Struktur der modernen Literatur”, botimi i 4, Haupt Verlag, Bern-Stuttgard-Wien, 2009, faqe 78.

[5] Po në këtë vepër, faqe 85.

[6] Po aty, faqe 87.

[7] Po aty, faqe 94.