| E hene, 04.08.2025, 06:58 PM |
THYEQAFJE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Nuk
e shpëton, Sot: Politikën e partive politike Shqiptare, as “serbo-maqedonase”
të vëllazërim-bashkimit” nga, ku kanë rënë bythekrye në kët hendek politik ish
jugosllav, as Topi i Mic Sokolit, që e rroku për fyti me te dyja duart grykën e
topit të turkut. I cili, e flijoji veten për Liri dhe Shtetin Shqiptar,
fluturoi në “hava” (Qiell), si hero shqiptar. Tym për tymi me topin e turkut
nëpër shekuj në histori.
Edhe,
askushi, Sot: nuk është në gjendje në “demokraci” me gjithë këto parti politike
shqiptare, dhe “serbo-maqedonase” ta rroki për fyti topin me xhyle të turkut,
partive politike antishqiptare. Dihet, edhe Sot: më i rrezikshëm se topi i
turkut.
Sot,
Mic Sokoli, përveç varrit dhe hyrjes në histori, përfundoi në këngët popullore
të popullit shqiptar. Dhe, fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare të
partive politike “shqiptare”. Partive të “vëllazërim-bashkimit” në pushtet dhe
opozitë, luftë me mik e për armik Ditën e Nesërme?!
Fatkeqësi
kombëtare?! Vazhdimin e Qeverisë antishqiptare të “vëllazërim-bashkimit” ish
komunist jugosllav, për pushtet në Qeverinë e Ditës Sotshme: poste partiake,
pasuri personale, familjare dhe partiake, vetëm për një përdorim partiak deri në
Thyeqafje të Ditës Nesërme.
Popull,
që me vite dhe shekuj, ende merret me “vëllazëim-bashkim”?! Gjuhën Shqipe,
Flamurin kuqezi kombëtar shqiptar, të drejtat e barabarta kombëtare, shkolla në
Gjuhën Shqipe. E, nuk merret me Shtetin “përbashkët”?! Ende, është Larg,
Shtetit Shqiptar të Ditës Nesërme! Popull, që Sot: përditë, vetëm pjellë parti
politike shqiptare, edhe “maqedonase” pa Ditën e Nesërme?! Fatkeqësisht: Eshtë,
ende me brekë nëpër këmbë për Ditën e Nesërme.
Thyeqafje...