Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Radha e vajgurit dhe bidonat

| E diele, 03.08.2025, 05:49 PM |


Bidonat e larmishëm të vajgurit, konceptuar nga llamarinistët tanë novatorë, me të cilat sigurohej lënda e parë për furnelat. Me furnela bëhej gatimi i ushqimit në halè, si dhe ngrohej uji për t'u larë vetëm ditën e shtunë. Vajguri sigurohej me tollon pas një radhe epike shumëorëshe shembullore, në të cilën kalitej si duhej qëndresa, durimi dhe karakteri. Ziheshin edhe miqësi të reja.

Nuk mund ta kuptosh marshimin e Shqipërisë socialiste pa këto pamje. Partia kishte vajgur plot, por e vononte dhe e ndante me tollon për ta konsoliduar si duhej formimin e popullit tonë heroik, gjithnjë duke kaluar nga fitorja në fitorje.