| E diele, 03.08.2025, 06:57 PM |
PROFESOR KOL ASHTA
Kujtojmë një nga burrat ma të nderuem dhe të
kulturuem të qytetit të Shkodres!
Pergatiti Fritz RADOVANI
Profesor
Kol ASHTA ishte dhe mbetet gjithmonë ndër intelektualët ma të kulturuem dhe ma
punëtorë që ka pasë Shkodra në periudhën e diktaturës terroriste të komunizmit.
Profesor
Kola ka lé në Shkoder me 3 korrik 1918. Asht diplomue në Romë në vitin 1942.
Puna e diplomës së tij kishte temë për poetin At Gjergj Fishta, dhe mund të thohët me plotgojë, se
ajo temë e ka shpëtue nga zhdukja… Profesori jetonte me aq frikë, sa i dukej
çdo çast se, po i troket dera dhe erdhën me e marrë…
I
ruhej këmishës që kishte në trup! Gjithmonë me ankth mbasi e njihte mirë sistemin totalitar
diktatorial.
Në
vitin 1956 e kishe përfaqësues në provimin e maturës për gjuhë dhe letërsi.
Mbas tri ditësh që kam ba provimin e hartimit më ndaloi në rrugë dhe, më tha:
“… E dij se ke pasion pikturën por, të këshilloj me u marrë me letërsi, mbasi
hartimi i yt më ka lanë mbresa…” – Unë tue përfitue nga miqësia e tij me Prof.
Gaspër Ugashin, iu përgjegja: -“Ju falëm nderës për këshillën, por, ba me
shkrue shka kam në mend dhe në zemër, shumë shpejt pushkatohem…” Mbetëm miq!
Kam
shkue shpesh mbas vitëve 1985 iek Profesori. Më pat tregue se, kur, asht krijue
Lidhja e parë e Artistëve dhe Shkrimtarëve në Tiranë, mbledhja ishte ba në
Teatrin Popullor dhe, se mbas syparit të skenës ka kenë vetë Enver Hoxha, me
grupin e Sigurimit të Shtetit, për me ndigjue me veshtë e tij, shka flitët dhe
a po vëprohet simbas porosisë së tij, nga ana e Sejfullah Malëshovës e Nako
Spiros.
Ardhja
e atij vetë aty tregon mosbesimin r tij as tek bashkëpuntorët, me të cilët asht
marrë pak ma vonë!
Profesor
Kola edhe pse ndrroi situata politike në Shqipni asnjëherë nuk ka pasë besim
tek ndryshimet e tyne. Gjithnjë i percaktonte kështu: “Ata mbeten gjithmonë
kriminela ashtusi janë lindë!”
Flas
per periudhen mbas vitit 1991, gjithnjë më porosiste, me pasë kujdes prej
komunistëve. – Kur flet ti në radio, – më thonte – unë, tue të ndigjue ty, kam
frikë se më gërset dera e vijnë me më
marrë mue, pse të ndigjoj ty! E pata
pyet se, pse kishte aq frikë të madhe edhe tashti?
Më
pat tregue: “Në vitin 1946 më patnë çue mësues në Berat. Njëditë kur po u
këthejsha nga shkolla, aty nga ora 14.30, pa hy në rrugën e shtëpisë ku
banojshe, një grup partizanësh vërriti me të madhe: “Ndal, ku vete, nuk sheh
nga sytë!”- Unë u stepa në vend. Pa mbarue mirë këto fjalë partizani, u ndigjue
një breshni automatikësh e armësh…kur, shka me pa? Ishte i lidhun për trungun e
një peme brij rrugës një djalë i shtëpisë ku banojshe me qira, iu coptue fëtyra
nga plumbat e mitralozave… Gjaku i gufonte dhe për pak minuta rrëkaja e gjakut
tij mbuloi rrugën.
Kur
u afrova tek dera e shtëpisë, Nana e djalit të vramë më doli përpara dhe, më
tha: “Profesor, e pave se ç’më bënë komunistët?”
Unë
ishe aq i topitun dhe i friguem sa nuk flitshe fare…Hyna në dhomën teme dhe nuk
dola dy ditë…Prej asaj kohë unë kam tmer me pa në rrugë edhe një ushtar tue
kalue, mbasi më përsëritët menjëherë skena që përjetova para 40 e sa vitësh në
Berat!
Komunistët
janë të tmershëm kudo, por komunistët shqiptarë janë edhe të
pakrahasueshëm…Koha i ka ba pervedi! ”
Ka
vdekë me zemër të ngushllueme mbasi pau me sy botimin e vëllimit të parë të
veprës së tij, mbi të cilën, punoi pa iu ndigjue zani ma shumë se një gjysëm
shekulli. Një punim i shkelqyeshem.
Më
pat dhurue dy librat e “Relacioneve të Klerit Katolik…” dhe më pat kerkue me
plotsue një pjesë të paperfundueme prej Profesorit. Unë e kam perfundue dhe me
doli një volum pune rreth dyqindesa faqe. Kur I tregova se po e perfundoj, u
gëzue tej maset.
***
Profesor
Kol Ashta ishte ndër të paktit qirinjë në mbretninë e errësinës komuniste, që
na ndriçonte mendjën dhe zemrën !
Atij
Burrë asnjëherë nuk i ka zaptue frika guximin!
Një
jetë pa Ju ndigjue zani, gjithnjë i zhytun nder libra shkencor!
Kjo
asht arsyeja që sot Profesor Kol ASHTA asht i paharrueshem!
Shpesh
pyes vedin: “A do t’i vijnë ma Shkodres Shoku i Kol Ashtës?”
Le
të ruejmë me shumë dashni e respekt Emnin e Profesor Kol Ashtës!
Melbourne, 1 Gusht 2025.