Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Stina e mizave

| E hene, 28.07.2025, 05:56 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Stina e mizave

Kësaj vere me vapën si furrë,

vijnë mizat varg me torturë.

Na pickojnë në hundë e vesh,

rreth e rrotull midis nesh.

Në fillim nuk duken shumë,

më vonë rrjedhin si një lumë.

Në tavolina, sofra e kuzhinë,

me zukama na gumëzhijnë.

Kot mundohemi me spërkatës,

me rrjeta dhe me rrotullakës.

Por mizat s’ndalen kësodore,

si politika në fushatë zgjedhore.

Plaku që kish mizën pas veshi,

nga halli ynë me zë buzëqeshi:

- Sos gomari që na ngordhi dje,

Po s’na lanë rehat mizat, bre!

Në këtë mizëri askush s’ka faj,

mirëpo mizat e kanë më kollaj.

Ta thumbojnë njeriun nga pak,

me mision -  drejt e në plagë!