| E hene, 28.07.2025, 06:51 PM |
Me "fat" aborti politik i legjislaturës së 9-të!
Depu-tretësit e institucioneve shtetërore
Pas 53 dështimeve të njëpasnjëshme në
konstituimin e Kuvendit, përkatësisht të zgjedhjes së organeve drejtuese
(kryetarit dhe nënkryetarëve), legjislatura e 9-të nuk bën të quhet e dështuar,
por e abortuar politikisht, që i bie se është delegjitimuar plotësisht në
aspektin juridik dhe atë moral para qytetarëve të vendit.
Shkruan:
Florim Zeqa
Deputet-vrarësit
e kësaj legjislature, ashtu siq erdhën në Kuvend me rekomandimet e liderëve
partiakë, edhe po largohen me ndërgjegje të vrarë dhe të turpëruar para
qytetarëve të vendit.
Largimi i turpshëm i deputetëve servil
dhe puthador të liderëve partiak do të jetë fat i mirë për qytetarët dhe
shpëtim për vendin.
Nëse largimi i uzurpatorëve të Kuvendit
dhe shtetit në përgjithësi nuk ndodhë përmes Kushtetutes dhe ligjeve që burojnë
prej saj, atëherë duhet të vjen si produkt i presionit qytetarë, për të hapur
një kapitull të ri për shtetin dhe qytetarët!
Përmes ngjizjes së Alternativës
Demokratike për Ndryshim, duhet të ndodhë rifreshi politik në të gjitha
institucionet e kapura të shtetit, filluar nga hierarkia e lartë shtetërore:
Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti, për të vazhduar në të gjitha pushtetet e
ndara të sistemit të drejtësisë, siq janë: Gjykatat, Prokuroritë, AKI, Polici
dhe FSK, për të kaluar më pas në të gjitha institucionet publike, si në: Arsim,
Shëndetësi, Ekonomi, Kulturë, etj.
Vetëm në këtë mënyrë mund të vie deri tek
çkapja e tërsishme e shtetit nga uzurpatorët, për t'i hapur rrugë rikthimit të
vlerave të mirëfillta kombëtare me vendosjen e njerëzve të duhur dhe kompetent
në të gjitha segmentet e jetës institucionale.
Legjislatura
e 10-të me mision historik
Legjislatures
së 10-të Kuvendit të Kosovës i mbetet mision historik ndryshimi i amandamenteve
kushtetuese që mundësojnë funksionimin normal të shtetit sovran dhe të pavarur
të Republikës së Kosovës.
Ndryshimet
kushtetuese duhet të fillojnë me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe politik në
vendin tonë.
Me
plotësimin e vakumeve të shumta ligjore që garantojnë mbarëvajtjen e punës së
legjislativit (Kuvendit), me ndryshimin e ligjit për zgjedhjet parlamentare dhe
nxjerrjen e projektligjit për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga
populli do të evitoheshin ngërçet paszgjedhore dhe pazaret politike në Kuvend.
Kurse
me kalimin në sistemin presidencial do të arrihej kulminacioni i ndryshimit
politik në vend dhe zbatimi i vullnetit politik të qytetarëve përmes proceseve
të rregullta dhe demokratike zgjedhore.
Përmes
bllokadës së gjatë në Kuvend u rrenua rendi kushtetues, u varros demokracia,
kurse Kosova e preku fundin politik!
Askush
nga qytetarët të mos mërzitet për abortin politik të kësaj legjislature, përkundrazi,
të gjithë kemi arsye t'i gëzohemi fundit skandaloz të kësak klase të dështuar
politike. Me fat aborti politik i legjislaturës së 9-të. Nuk guxojmë të bëjmë
hapa prapa! Vetëm perpara me Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN).
Florim Zeqa, 26.07.2025