| E hene, 28.07.2025, 06:39 PM |
PËRSHPIRTJE PËR VLADIN
Muzikantit,
pianistit të talentuar dhe pedagogut të shumë muzikantëve të rinj
Vladimir
Kapo (1942-26 korrik 2024)
Nga
Albert HABAZAJ
Iku
pa buzëqeshur
Dhe
s'u kthye më,
Malli
na ka tretur
Shqetësimi
s'na lë.
Na
vështron së larti
Mirësia
dhe arti,
Prejardhja
dhe fati
Nga
Mëma dhe Ati.
Vladi
është muzikë,
Në
pianon e tij,
Kush
tha që ka ikë
Prapë
do të na vijë.
Nuk
lindin dy herë
Njerëz
- mjaltë e nder,
Do
të ketë të tjerë
S'besoj
me kaq vlerë.
Qeshur
në kujtesë
Ditë
vere e bukur,
Sytë
e tij - një shpresë
Shpirt
i pakëputur...
Pa
buzëqeshur iku
Meteor
korriku,
Cigaren
s'e fiku
Kafen
sa e ciku...
Ndritshmërisht
me ne
Me
yjet, shpërndan re.
Vlorë, e shtunë
26.07.2025